Këshilli i Qarkut Shkodër

Këshilli i Qarkut Shkodër Kjo është faqja zyrtare e Këshillit te Qarkut Shkodër. Qarku i Shkodres perfshin rrethet Shkoder, Puke, Malesi e Madhe te cilat nuk jane njesi administrative

Një lajm i trishtë për mbarë opinionin sportiv dhe qytetin e Shkodrës, ishte ai i ndarjes nga jeta të ish basketbollisti...
18/06/2026

Një lajm i trishtë për mbarë opinionin sportiv dhe qytetin e Shkodrës, ishte ai i ndarjes nga jeta të ish basketbollistit të Vllaznisë, Fatjon Taraboshi. Ai ishte një nga të rinjtë e talentuar që plot pasion kontribuoi për sportin në Shkodër, por njëkohësisht ishte edhe një qytetar model. Pak muaj më parë i akordova në emër të Këshillit të Qarkut Shkodër një vlerësim “Mirënjohje”, për gjithë kontributin që ka dhënë si basketbollist dhe trajner. Shpresuam që do të dilte fitimtar në këtë betejë, por ishte shkruar ndryshe. I shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes, miqve dhe gjithë bashkëpunëtorëve te tij. Pushofsh në paqe kampion!

Në kuadër të menaxhimit dhe mbarëvajtjes së sezonin turistik 2026, u zhvillua një takim koordinues i Komitetit Rajonal t...
17/06/2026

Në kuadër të menaxhimit dhe mbarëvajtjes së sezonin turistik 2026, u zhvillua një takim koordinues i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, me pjesëmarrjen e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhemal Qefalia, dhe Zëvendësministres së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, znj. Marinela Prifti, në Velipojë.
Me nismen e Prefekturës së Qarkut Shkodër, pjesemarrjen e institucioneve vendore dhe qendrore, anëtarëve të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, strukturave të sigurisë, shëndetësisë, infrastrukturës dhe aktorëve të tjerë të lidhur me zhvillimin e sektorit turistik.
Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e standardeve më të mira të shërbimit, sigurisë, orientimit dhe promovimit të destinacioneve turistike të Qarkut Shkodër, një territor që përfshin potenciale të jashtëzakonshme natyrore, kulturore dhe historike.
Në fjalën time vlerësova organizimin e kësaj tryeze si një mekanizëm i rëndësishëm koordinimi mes institucioneve, duke nënvizuar se turizmi përbën një faktor kyç për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe promovimin e identitetit rajonal.
Gjatë diskutimeve u prezantuan edhe disa nga nismat e ndërmarra nga Këshilli i Qarkut Shkodër në funksion të zhvillimit të turizmit dhe promovimit të territorit. Ndër to u veçua realizimi i Guidës Turistike të Qarkut Shkodër gjatë vitit 2025, si një instrument promovues që përmbledh atraksionet kryesore turistike, resurset natyrore, trashëgiminë kulturore dhe traditat e rajonit.
Po ashtu u evidentua organizimi i Tryezës Rajonale mbi perspektivat dhe atraksionet turistike të Qarkut Shkodër, e cila do te sherbeje si platformë diskutimi ndërmjet institucioneve, operatorëve turistikë dhe ekspertëve të fushës për identifikimin e sfidave dhe mundësive të zhvillimit.
Në fokus të veçantë ishte edhe lidhja mes zhvillimit të turizmit dhe tregut të punës. Në këtë kuadër u përmend organizimi i Panairit të Punës dhe Karrierës në vitet 2024 dhe 2025 në bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe, ndërsa u bë e ditur se kjo nismë do të vijojë edhe gjatë vitit 2026 në një nga bashkitë e tjera të qarkut.
Një tjetër element i rëndësishëm i veprimtarisë së Qarkut Shkodër mbetet promovimi i trashëgimisë kulturore dhe folklorike. Për të tretin vit radhazi janë organizuar Festivalet Folklorike të Qarkut, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor, si dhe në pasurimin e ofertës turistike të rajonit.

“Mirënjohje” per artistin e mirënjohur Eduard Jubani, akorduar nga Bashkia Shkodër. Kënaqësi të isha pjesë e një mëngjes...
03/06/2026

“Mirënjohje” per artistin e mirënjohur Eduard Jubani, akorduar nga Bashkia Shkodër. Kënaqësi të isha pjesë e një mëngjesi ndryshe në zyrën e kryetarit të bashkisë z.Benet Beci, për të vlerësuar një prej zërave që ka lënë gjurmë në historinë e muzikës shqiptare dhe që ka përfaqësuar me dinjitet vlerat artistike të Shkodrës. Ky vlerësim është një shenjë respekti për kontributin e çmuar që Eduard Jubani ka dhënë dhe vazhdon të japë në kulturën dhe artin shqiptar, si dhe një falënderim për emocionet që i ka dhuruar publikut ndër vite. Shkodra ka fatin të ketë në gjirin e saj emra të mëdhenj që në çdo kohë na bëjnë krenar.
Mirënjohje!

Emocione që veç Shkodra di ti dhurojë dhe talenti i fëmijëve që e bën më magjik Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për F...
02/06/2026

Emocione që veç Shkodra di ti dhurojë dhe talenti i fëmijëve që e bën më magjik Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë!🎶
Çdo këngë e kënduar nga artistës e vegjël që do të jenë padiskutim talentet e nesërm të skenës së madhe shqiptare dhe arenës ndërkombëtare, ishin emocion më vete. Urime fitueses së këtij festivali, Eslin Kurti, që me këngën “Kërce me mua” do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest në Maltë.
Mirënjohje dhe falenderim per Bashkine Shkoder dhe gjithë organizatorët për këtë festë të madhe, në veçanti Qëndrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” që mban peshën kryesore me punën që bën në çdo ditë të vitit me këto fëmijë.
Shkodra është shtëpia e madhe e talenteve❤️🤗!

Një mbrëmje e veçantë në Vaun e Dejës, ku historia, tradita dhe krenaria kombëtare u bashkuan në një aktivitet të jashtë...
01/06/2026

Një mbrëmje e veçantë në Vaun e Dejës, ku historia, tradita dhe krenaria kombëtare u bashkuan në një aktivitet të jashtëzakonshëm kushtuar riinskenimit të dasmës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Donika Aranitit. Në ambientet pranë Kishës së Shën Mërisë, një vend me vlera të rëndësishme historike, qytetarë, artistë dhe të ftuar të shumtë u bënë pjesë e një udhëtimi simbolik në kohë, duke sjellë në vëmendje një nga ngjarjet më domethënëse të historisë sonë kombëtare. Ky organizim dëshmoi edhe një herë se trashëgimia kulturore është një pasuri që duhet ruajtur, promovuar dhe përcjellë me krenari tek brezat e rinj, ndërsa njëkohësisht shërben si një vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit dhe promovimin e zonës. Urime Bashkisë Vau Dejës, organizatorëve, artistëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e kësaj mbrëmjeje plot emocion dhe identitet shqiptar.

Të dashur bashkëqytetarë te qarkut Shkoder!Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kam kënaqësinë t’ju përcjel...
26/05/2026

Të dashur bashkëqytetarë te qarkut Shkoder!
Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, kam kënaqësinë t’ju përcjell urimet më të përzemërta për ju dhe familjet tuaja.
Qoftë kjo festë një ditë paqeje, harmonie, mirëkuptimi dhe solidariteti për çdo vatër shkodrane.
Kurban Bajrami na kujton vlerat më të larta njerëzore: sakrificën, dashurinë për njëri-tjetrin, ndihmën ndaj atyre në nevojë dhe forcimin e lidhjeve mes njerëzve.
Në këto ditë të bekuara, le të mbizotërojë shpirti i bashkimit, respektit dhe shpresës për një të ardhme më të mirë për të gjithë.
Zoti i pranoftë lutjet, sakrificat dhe veprat e mira të secilit prej jush.
Gëzuar dhe për shumë mot Kurban Bajramin!

I nderuar të isha pjesë e ceremonisë së organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për dhënien e titullit “...
25/05/2026

I nderuar të isha pjesë e ceremonisë së organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” për Prof. Lucia Nadin, një personalitet i shquar i albanologjisë dhe një mike e çmuar e Shkodrës. Kontributi i saj në ndriçimin e historisë dhe kujtesës sonë kulturore, veçanërisht përmes studimeve mbi “Statutet e Shkodrës”, mbetet një pasuri e vyer për qytetin dhe për identitetin tonë europian. Mirënjohje për Prof. Lucia Nadin për punën dhe përkushtimin e saj ndaj historisë shqiptare dhe vlerave të qytetërimit tonë.

13/05/2026

Agim Molla eshte emri qe i dha shume ahengut Shkodrane, duke lene gjurme qe nuk do shlyhen kurre nga memoria e qytetit tone.
Patem kenaqesine ta vleresonim mbas vdekjes me "Çertifikaten e Mirenjohjes" per ate qe i ka dhene kultures dhe artit ne qarkun e Shkodres.
Naten e kaluar u zhvillua një aktivitet artistik kushtuar muzikës popullore qytetare, ahengut dhe traditës së bejtes shkodrane, me pjesëmarrjen e artistëve, miqve të artit dhe dashamirësve të kulturës së qytetit të Shkodrës.
Përcollëm përshëndetje dhe vlerësime për rëndësinë që mbartin aktivitete të tilla në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore Shkodrane.
Gjatë aktivitetit u theksua se kultura dhe identiteti qytetar mbahen gjallë përmes muzikës, interpretimit artistik dhe përkushtimit të artistëve që vazhdojnë të përcjellin traditat më të mira të Shkodrës ndër breza.
U nënvizua gjithashtu roli i institucioneve dhe i shoqërisë në mbështetjen e iniciativave kulturore që ruajnë vlerat autentike të qytetit.
Nje falenderim te veçante per organizatoret e aktiviteteve te tilla.

Ishte kënaqësi pjesmarrja në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Conftour 2026”, organizuar nga Universiteti “Luigj Gur...
08/05/2026

Ishte kënaqësi pjesmarrja në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore “Conftour 2026”, organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”, ku pata mundësinë të ndaj disa reflektime mbi sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të turizmit në kohën e dixhitalizimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Diskutime të tilla akademike dhe institucionale janë të rëndësishme për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të krijuar vizione konkrete për të ardhmen e rajonit dhe turizmit shqiptar.
Mirënjohës për ftesën dhe për mundësinë e këtij komunikimi me akademikë, profesionistë dhe pjesëmarrës nga vendet e rajonit.

Sakrifica e Dëshmorëve mbetet një gur themeli për ndërtimin e një të ardhmeje të drejtë, të lirë dhe demokratike. Nderua...
05/05/2026

Sakrifica e Dëshmorëve mbetet një gur themeli për ndërtimin e një të ardhmeje të drejtë, të lirë dhe demokratike.
Nderuam sot 5 Majin, ditën e Dëshmorëve të Atdheut.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!

Address

Shkodër
4001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Qarkut Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share