DRTK Shkodër

Call Directions Website

DRTK Shkodër Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore, Shkodër

12/11/2026
REAGIM PUBLIK!Në lidhje me situatën e krijuar dhe shqetësimin e ngritur për gjendjen e banesës së Abdullah Krajës, objek...
11/11/2026

REAGIM PUBLIK!

Në lidhje me situatën e krijuar dhe shqetësimin e ngritur për gjendjen e banesës së Abdullah Krajës, objekt me statusin Monument Kulture i Kategorisë së I, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër sqaron opinionin publik si më poshtë:

Banesa e Abdullah Krajës është shpallur Monument Kulture i Kategorisë së I-rë përmes Urdhëresës së datës 08.01.1977 të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, për vlerat e saj të veçanta arkitektonike dhe artistike, ku përfshihen tavani dekorativ me rozetë qendrore, trapazani, dollapi, sergjeni, dera e gdhendur dhe elementet e pikturës murale.
DRTK Shkodër, në përmbushje të përgjegjësive të saj institucionale dhe në zbatim të legjislacionit në fuqi për trashëgiminë kulturore, ka kryer inspektimet përkatëse në këtë objekt, duke dokumentuar gjendjen fizike dhe problematikat e konstatuara. Gjatë inspektimeve të viteve 2025 dhe 2026 është evidentuar përkeqësim progresiv i gjendjes së konservimit të banesës, veçanërisht si pasojë e infiltrimit të ujërave të shiut dhe agjentëve atmosferik, dëmtimeve të strukturave drusore, degradimit të tavaneve dekorative dhe dëmtimit të pikturave murale.
Situata është veçanërisht shqetësuese për elementet artistike dhe dekorative, të cilat përbëjnë edhe një nga arsyet kryesore të shpalljes së këtij objekti Monument Kulture i Kategorisë së I-rë.
Në këtë kuadër, pronari/poseduesi i banesës është informuar dhe është njohur me procedurat ligjore dhe detyrimet që rrjedhin nga Ligji nr. 27/2018 "Për Trashëgiminë Kulturore dhe Muzetë". Gjithashtu, atij i është bërë e ditur mundësia dhe nevoja për hartimin e një projekti restaurimi nga një arkitekt i licencuar, në përputhje me kërkesat dhe procedurat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi.

Megjithatë, deri në momentin e këtij reagimi, nga ana e pronarit/poseduesit nuk është paraqitur pranë institucioneve kompetente asnjë kërkesë apo projekt restaurimi për këtë objekt.

DRTK Shkodër ka përmbushur detyrimet e saj institucionale nëpërmjet inspektimit, evidentimit të problematikave, dokumentimit të gjendjes dhe informimit të pronarit mbi përgjegjësitë dhe procedurat që duhet të ndiqen. Megjithatë, mbrojtja dhe ruajtja e një monumenti kulture kërkon edhe angazhimin dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore nga ana e pronarit apo poseduesit të tij.
Theksojmë se statusi i Monumentit të Kulturës nuk është vetëm një vlerësim i trashëgimisë historike dhe artistike të një objekti, por shoqërohet edhe me përgjegjësi konkrete për mirëmbajtjen, ruajtjen dhe mbrojtjen e vlerave të tij.
DRTK Shkodër mbetet e angazhuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe për ndjekjen e të gjitha procedurave institucionale dhe ligjore që synojnë ruajtjen e këtij monumenti, në bashkëpunim me pronarin dhe institucionet përgjegjëse.

Trashëgimia kulturore është një pasuri e përbashkët, por ruajtja e saj kërkon përgjegjësi dhe angazhim nga të gjithë aktorët e përfshirë.

10/11/2026
Bashkëpunimi me familjet që zotërojnë pasuritë kulturore, një vlerë e shtuar në mbrojtjen e trashëgimisë sonë.Një shembu...
09/11/2026

Bashkëpunimi me familjet që zotërojnë pasuritë kulturore, një vlerë e shtuar në mbrojtjen e trashëgimisë sonë.

Një shembull i veçantë është familja e Engjëll Çeka, e cila ka qenë gjithmonë një mbështetje e shtuar në punën tonë për mirëmbajtjen dhe përkujdesjen ndaj këtyre pasurive kulturore.

Ndërhyrja më e fundit në banesën Filip Çeka, monument kulture i kategorisë I-rë, konsistoi në zëvendësimin e elementeve të dëmtuara prej druri në dyshemenë dhe parmakët e çardakut, duke kontribuar në ruajtjen e vlerave arkitektonike dhe autenticitetit të kësaj banese tradicionale Shkodrane.

02/11/2026

Me lajmin e mirë se gjatë muajit Tetor rreth 15.000 vizitorë zgjodhën të vizitonin 🏰 Kalanë Rozafa ju urojmë një fillim muaji të mbarë!🗓🍂

📢Në vëmendje!Në zbatim të Udhëzimit Nr. 1 datë 29.04.2026 " Për mënyrën e funksionimit dhe përgjegjësitë e institucionev...
31/10/2026

📢Në vëmendje!

Në zbatim të Udhëzimit Nr. 1 datë 29.04.2026 " Për mënyrën e funksionimit dhe përgjegjësitë e institucioneve të trashëgimisë kulturore dhe muzeve gjatë sezonit turistik veror 2026", duke filluar nga data 1 Nëntor ndryshon dhe orari i vizitave në sitet tona.

📌Parku Arkeologjik Shkodër
(Kalaja Rozafa)
🗓 E Hënë-E Diel
⏰️ 09:00-16 :00

📌Parku Arkeologjik Lezhë
  (Kalaja e Lezhës)
🗓 E Hënë-E Diel
⏰️ 09:00-16:00

Ju mirëpresim si çdo ditë të vitit ☺️🏰

Address

Sheshi Papa Gjon Pali II
Shkodra

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DRTK Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services