16/09/2026
🔈 Vijojnë konsultimet publike me banorët e Njësisë Administrative Dajç, në kuadër të procesit të këshillimit me publikun për Programin Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 dhe projektbuxhetin vjetor 2027 të Bashkisë Shkodër, si dhe për projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore në Republikën e Shqipërisë”.
🙏 Gjatë takimit, banorët shprehën mirënjohje për investimet dhe ndërhyrjet e realizuara deri më tani në zonën e tyre, ndërsa parashtruan nevojat dhe prioritetet për periudhën e ardhshme.
📌 Ndër çështjet kryesore të ngritura nga banorët ishin:
🚧 përmirësimi i infrastrukturës rrugore në disa zona;
💡 përmirësimi i ndriçimit, veçanërisht në kryqëzimet rurale;
💦 pastrimi dhe mirëmbajtja e kanaleve kulluese të dyta dhe të treta;
🛡️ mirëmbajtja dhe kujdesi për argjinaturat;
🏫 mirëmbajtja dhe përmirësimi i kushteve të shkollës;
🏥 vendosja e një vendqëndrimi të mbuluar pranë qendrës shëndetësore, për krijimin e kushteve më të përshtatshme për qytetarët që presin për shërbim.
🗣️ Në kuadër të konsultimit për reformën administrativo-territoriale, banorët patën gjithashtu mundësinë të shprehin mendimet dhe propozimet e tyre lidhur me projektligjin.
👉 Konsultimet me publikun vijojnë sipas kalendarit, në Njësinë Administrative Bërdicë.