15/09/2026
Hapen regjistrimet e nxënësve në programin “Pas Shkolle”.
Bashkë me vitin shkollor, bëhemi gati të nisim edhe programin "Pas Shkolle" ku do të mësojmë, argëtohemi dhe krijojmë gjëra të bukura me duart tona 📖👨🏻🏫🧵🎨🪡
Të dashur prindër, nëse dëshironi që fëmija juaj të bëhet pjesë e këtij programi, regjistrimet përmes SMIP janë të hapura nga SOT deri më 25 shtator 📩
Ju mund ta regjistroni fëmijën tuaj deri në dy prej klubeve të mëposhtme:
🎵 Muzikë
💃 Kërcim
🎭 Teatër
🎨 Art pamor
🧵🪡 Zeje
të cilat bashkë me detyrat e shtëpisë do të kompletojnë përvojën e fëmijëve tuaj në shkollë dhe do t'i ndihmojnë të zbulojnë talente dhe aftësi të reja👩🏽🏫🎭👩🏼💻📚