Mentor Hima

Directions Website

Mentor Hima Administrator i OSHEE Group

21/09/2026
19/09/2026
Skemat e shlyerjes së detyrimeve të mbartura në vite ju japin mundësi t’i paguani më këste faturat e akumuluara deri në ...
09/09/2026

Skemat e shlyerjes së detyrimeve të mbartura në vite ju japin mundësi t’i paguani më këste faturat e akumuluara deri në dhjetor 2024.
Opsionet janë të ndryshme, në varësi të debisë dhe kategorisë së klientit.
🔝68.8% e aplikuesve zgjodhën ta shlyenin njëherësh me 1 këst borxhin ndaj , duke përfituar reduktim të kamatëvonesës deri në 100%.

OSHEE Group në IEEE REST 2026OSHEE Group ishte pjesë e “3rd International Conference on Renewable Energies and Smart Tec...
07/09/2026

OSHEE Group në IEEE REST 2026

OSHEE Group ishte pjesë e “3rd International Conference on Renewable Energies and Smart Technologies – IEEE REST 2026”, zhvilluar në Tiranë më 2–4 shtator, si një prej mbështetësve të këtij aktiviteti ndërkombëtar.
Në sesionin përmbyllës, në rolin administratorit të përgjithshëm të OSHEE Group, prezantova vizionin e kompanisë për zhvillimin e një sistemi energjetik më inteligjent, më të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes.
Mesazhi kryesor ishte i qartë: rrjeti i së ardhmes nuk mund të jetë vetëm më i madh dhe i qendrueshem; ai duhet të jetë më inteligjent📲.
Në këtë drejtim, modernizimi i infrastrukturës duhet të ecë paralelisht me digjitalizimin, smart metering, automatizimin dhe inteligjencën artificiale, duke kaluar nga një rrjet që reagon ndaj problemeve, drejt një rrjeti që i parashikon ato.

nuk është më vetëm konsumator, por po bëhet pjesëmarrës aktiv në sistemin energjetik, në një treg gjithnjë e më të hapur, fleksibël dhe të integruar me tregun europian.
Ligji i ri “Për energjinë” e çon një hap përpara rolin e klientit në raport me shërbimet dhe sjelljen e tij në tregun e liberalizuar të energjisë.

Tjetër rëndësi për grupin OSSHE është marrëdhënia ose ndërveprimi midis universiteteve, industrisë dhe operatorëve të energjisë (publik/privat): kërkimi dhe inovacioni marrin vlerë të plotë kur shndërrohen në projekte dhe zgjidhje konkrete.

Teknologjia do të formësojë rrjetin e së ardhmes, por janë njerëzit që do ta jetësojnë dhe operojnë atë🔗

OSHEE Group vijon të investojë në infrastrukturë, teknologji, njerëz dhe partneritete, me synimin për të ndërtuar një sistem energjetik më modern, më të besueshëm dhe më të orientuar drejt nevojave të klientëve dhe integrimit europian.

Nga Tirana, drejt rrjetit të së ardhmes⚡

03/09/2026

Address

Adresa: Bulevardi "Gjergj Fishta", Ndërtesa Nr. 88, H. 1, Njësia Administrative Nr. 7, 1023 Tiranë, Shqipëri
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mentor Hima posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services