Bookland Albania

Bookland Albania Librari në qender te Tiranes me titujt ne shqip dhe anglisht , per te rritur dhe femije . Gjendemi tek Galeria ETC, kati i tretë.

We chill on Sundays 🎀📚
13/09/2026

We chill on Sundays 🎀📚

Libër i riPërtej lumit, nga Rosa Liksom•Porosit online | 1000LAtmosfera e vuajtjeve të një populli në eksod, por edhe dh...
10/09/2026

Libër i ri
Përtej lumit, nga Rosa Liksom
•Porosit online | 1000L

Atmosfera e vuajtjeve të një populli në eksod, por edhe dhembjet personale të protagonistes, e afrojnë këtë roman me veprën tjetër të autores, Gruaja e kolonelit, e mirëpritur nga lexuesi ynë. Edhe ky ka një mesazh për dhembjet e shkaktuara nga një luftë e gabuar, viktima të së cilës janë, si zakonisht, ata që nuk kanë përgjegjësi për të. Mes tyre, protagonistja e romanit, në prag të rinisë, shkrirë me peizazhin, natyrën dhe botën shtazore të vendit të saj, në përpjekjet për të kuptuar botën dhe universin, në vigjilje të zbulimeve të panjohura shpirtërore që do t’i ofrojë jeta.

09/09/2026

So true…

Libër i ri, Al Pacino Sonny Boy - Djaloshi Soni•Porosit online | 1600L“Një natë, në skenë, si papritur, ndodhi çudia. Fo...
08/09/2026

Libër i ri, Al Pacino Sonny Boy - Djaloshi Soni
•Porosit online | 1600L

“Një natë, në skenë, si papritur, ndodhi çudia. Forca e shprehjes shpërtheu brenda meje, si nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Madje as nuk e kisha kërkuar. Kjo është bukuria e këtyre gjërave. Ti nuk e kërkon. Hap gojën dhe flet. Fjalët dalin vetë, janë fjalët e Strindbergut, mirëpo i thua sikur të ishin fjalët e tua. Bota u bë e imja, ndjenjat të miat, ato fluturonin përtej jugut të Bronksit. U largova nga familja. U bëra pjesë e një bote shumë të madhe. E kuptova se më qe hapur një portë, se i përkisja gjithë botës, dhe jo vetëm një vendi. Pyesja veten, çfarë po ndodh? Më duket sikur po fluturoj lart drejt qiellit. Dhe thashë: Po. Kaq ishte. Pikërisht aty, mund ta arrij dhe ta prek. Mrekullia është aty, tani arrita ta kuptoj se është e mundur. Dhe papritur, në atë çast, u bëra i përbotshëm.

Pas kësaj nuk druhesha më. Nëse ha apo nuk ha. Fitoj pará a s’fitoj pará. Jam i famshëm a s’jam i famshëm. Këto s’kishin më pikë rëndësie për mua. Në këtë profesion, je me fat kur nuk e vret mendjen për to. Po më hapej një portë, jo për karrierë, jo drejt suksesit dhe pasurisë, por drejt shpirtit të gjallë të energjisë. E kisha ngulur atë thellë brenda meje, dhe s’kishte gjë tjetër veçse të shprehesha: do ta bëj.”.

Libri i katërt i serisë “Off Campus”: Synimi•Porosit online në DM | 1500L Ajo është tepër e zonja për të arritur synimet...
07/09/2026

Libri i katërt i serisë “Off Campus”: Synimi
•Porosit online në DM | 1500L

Ajo është tepër e zonja për të arritur synimet e veta...

SABRINA XHEJMSI, studente në vitin e fundit të kolegjit, e ka planifikuar të gjithë të ardhmen e saj: të diplomohet, të vazhdojë juridikun, të zërë një punë të paguar mirë në një kompani prestigjioze. Po rruga e arratisë nga e kaluara e saj e turpshme nuk përfshin një lojtar të pashëm hokeji, i cili beson te dashuria me shikim të parë. Një natë e zjarrtë është gjithçka që ajo dëshiron t’i falë Xhon Takërit, po ndonjëherë, mjafton një natë për të ndryshuar krejt jetën.

Loja sapo u bë shumë më e ndërlikuar...

XHON TAKËRI beson se të luash në një skuadër hokeji është njësoj si të jesh ylli i ekipit. Në akull, ai preferon të qëndrojë në hije, po kur bëhet fjalë për t’u bërë baba në moshën njëzetedyvjeçare, nuk pranon që thjesht të ngrohë stolin. Nuk i vjen aspak keq që nëna e fëmijës së tij të ardhshëm është e bukur, inteligjente dhe di si ta mbajë në gjendje gatishmërie. Problemi është se zemra e Sabrinës qëndron e mbyllur fort dhe brunia luftarake nuk e pranon me kokëfortësi ndihmën e tij. Nëse dëshiron një jetë me gruan e ëndrrave, duhet ta bindë se disa gola arrihen vetëm nëpërmjet një pasimi.

📚 16 titujt më të sh*tur në Bookland gjatë gushtit!Nga thriller-at që të mbajnë zgjuar deri vonë, te historitë që të bëj...
05/09/2026

📚 16 titujt më të sh*tur në Bookland gjatë gushtit!

Nga thriller-at që të mbajnë zgjuar deri vonë, te historitë që të bëjnë të dashurohesh, këta janë librat që ju i zgjodhët këtë muaj 📚

Botime speciale të të njëjtës kryevepër 🎀 Xhejn Er, nga Charlotte Bronte•Swipe dhe porosit online kopertinën e preferuar
04/09/2026

Botime speciale të të njëjtës kryevepër 🎀 Xhejn Er, nga Charlotte Bronte
•Swipe dhe porosit online kopertinën e preferuar

Libër i ri në shqip 🩵“Korrespondentja”, nga Virginia Evans•Porosit online | 1200LPothuajse çdo mëngjes, rreth orës dhjet...
03/09/2026

Libër i ri në shqip 🩵
“Korrespondentja”, nga Virginia Evans
•Porosit online | 1200L

Pothuajse çdo mëngjes, rreth orës dhjetë e gjysmë, Sibila van Antwerpen ulet dhe shkruan letra. Ajo shkëmben letra me të vëllanë, shoqen e ngushtë, shoqet e klubit të kopshtarisë, një djalë adoleshent, dekanin e fakultetit të letërsisë, autorët e saj të preferuar e shumë të tjerë. Megjithatë, letra më e rëndësishme dhe më e gjatë – ajo në të cilën Sibila i rrëfehet një personazhi të paidentifikuar – është letra që ajo nuk e dërgon kurrë. Pikërisht atëherë kur duket sikur jeta e saj ka marrë një rrjedhë të qetë, një letër e papritur e detyron të përballet me një nga periudhat më të dhimbshme të së kaluarës. Në këtë përballje, ajo duhet të gjejë kurajën të shfaqë gjithë brishtësinë që ka brenda, të pranojë gabimet dhe t’ia falë ato vetes.
Ky është portreti i një jete të vogël që zgjerohet. Na tregon se si një grua ndryshon, edhe kur kjo gjë duket e pamundur. Ky ndryshim, ashtu si edhe ky roman, rezulton të jetë një arsye për të jetuar.

02/09/2026

Po libri yt i preferuar? Na trego në komente 💭

Address

Rr: Bajram Curri, Galeria ETC, Tirane 1000
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 20:30
Tuesday 09:00 - 20:30
Wednesday 09:00 - 20:30
Thursday 09:00 - 20:30
Friday 09:00 - 20:30
Saturday 09:00 - 20:30
Sunday 10:00 - 19:30

Telephone

+355684099199

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bookland Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bookland Albania:

Shortcuts

Share

Category