Grigels Muçollari

Grigels Muçollari Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Grigels Muçollari, Tirana.

Ata që luftuan për lirinë e Kosovës para një makinerie brutale e gjenocidale si tirania serbe, janë heronj të një kauze ...
16/09/2026

Ata që luftuan për lirinë e Kosovës para një makinerie brutale e gjenocidale si tirania serbe, janë heronj të një kauze të drejtë. Kjo nuk ndryshon nga akuza të pabaza e nga dëshmi të dyshimta. Nuk ndryshon nga një vendim gjykate.

Lufta e UÇK-së është drejtësia e një kombi!

Si është Prania Besnike në Roskovec!Mbarë opinioni publik sot është tronditur nga lajmi që vjen nga Roskoveci, ku një gr...
15/09/2026

Si është Prania Besnike në Roskovec!

Mbarë opinioni publik sot është tronditur nga lajmi që vjen nga Roskoveci, ku një grua në nevojë, 34-vjeçare, është mbajtur peng, kërcënuar, dhunuar dhe përdhunuar për 45 ditë nga i afërmi i deputetes së zonës.

Sipas asaj që thotë Kryeministri, ky është rasti tipik kur gruaja duhej të ishte në takimin e urdhëruar të orës 5 me ligjvënësen Zegjine Çaushi. Në varfëri të skajshme, me prindërit e sëmurë, vajza e tyre po kërkonte një punë sado modeste për të siguruar ushqimin. Platforma e Edi Ramës duhet të ofronte zgjidhje.

Deputetja ka publikuar disa foto se po e ushtron Praninë Besnike. Kjo për shfaqje, për të qenë në rregull me letrat. Pasi, në realitet, rastin e merr përsipër daja i saj. Duke qenë një nga njerëzit më të pushtetshëm në zonë prej afërsisë me Zegjinenë, ai ka vendosur të abuzojë me këtë njeri në nevojë, në këmbim të një vendi pune.

Kjo dramë me njerëz të pushtetshëm dhe viktima të pamundura e në nevojë është një kronikë që tregon se si shkojnë gjërat në Shqipëri, sidomos në qytetet e vogla.

Ato shanse për punë që ekzistojnë i ka në dorë deputeti dhe të afërmit e tij. Dhe ata u marrin nevojtarëve gjithçka në këmbim të tyre. Edhe nderin dhe dinjitetin.

Rasti i Roskovecit është, në të vërtetë, pasqyra e Shqipërisë në vitin e 13-të të qeverisjes nga Edi Rama.

15/09/2026

Një kryeministër që bezdiset nga kritika, gjithmonë e më shumë acarohet nga protestat dhe e konsideron edhe një fotografi kërcënim për qetësinë e tij apo karrigen e tij, ka qëndruar më gjatë seç duhet në atë karrige.

Kur qeveris keq dhe kërkon ta mbash pushtetin me çdo kusht, mos u habit kur në çdo ambient, në rrugë, në shesh, në sallë, në rrjet, në avion, kudo, do të dëgjosh thirrje për dorëheqje, protestë dhe ndoshta edhe sharje.

Tanimë çdo qytetar e ndjen si detyrë të të tregojë vendin, kudo që hasesh me ta.

Karta Bianca e pushtetitGazetari Osman Stafa është kërcënuar sërish. Mbrëmë, në llogarinë e tij në Facebook, ka marrë nj...
14/09/2026

Karta Bianca e pushtetit

Gazetari Osman Stafa është kërcënuar sërish. Mbrëmë, në llogarinë e tij në Facebook, ka marrë një mesazh ku kërcënohet me vdekje.

Në kallëzimin e bërë, vetë Stafa e lidh kanosjen me videot e publikuara nga protesta e 8 shkurtit para Kuvendit, ku ka evidentuar persona me veshje civile duke ushtruar dhunë dhe duke tërhequr zvarrë protestues. Pra, një kërcënim që lidhet me punën si gazetar.

Por Osman Stafa nuk kërcënohet për herë të parë. Dhe, mbi të gjitha, nuk është i vetmi.

Gazetarë të tjerë, por edhe qytetarë kritikë ndaj pushtetit, janë përballur në mënyrë të përsëritur me presion, intimidim, kërcënime apo sulme. Pra, kemi raste të përsëritura, nuk po flasim vetëm për episode të izoluara. Tani, pyetja që shtrohet është:

Çfarë klime i bën kërcënimet kaq të lehta?

Një klimë që ka frymëzimin dhe ushqehet nga lart.

Prej vitesh, Kryeministri ka normalizuar një gjuhë agresive ndaj gazetarëve kritikë: etiketime, fyerje, përqeshje dhe delegjitimim publik sa herë që pyetjet apo denoncimet e tyre bëhen të parehatshme për pushtetin.

Kjo gjuhë prodhon diçka më të rrezikshme se vetë fyerja: një lloj karta bianca për të kërcënuar.

Jo një urdhër të shkruar. Jo një porosi të drejtpërdrejtë. Por perceptimin se gazetari kritik, qytetari që proteston apo ai që denoncon është një shënjestër e lejueshme. Se ndaj tij mund të ushtrohet presion, mund të intimidohet, mund të kërcënohet.

Kjo është karta bianca që jep retorika e pushtetit: ndjesinë se ndaj zërit kritik mund të shkosh gjithmonë një hap më tej.

Prandaj kërcënimi ndaj Osman Stafës nuk duhet parë vetëm si rasti i radhës. Duhet hetuar shpejt dhe seriozisht, për të zbuluar autorët, pasi motivet e tyre tashmë dihen.

14/09/2026

Nga vjen frymëzimi i këtij grushti?

Një protestues i ndaluar, i neutralizuar dhe pa asnjë rrezik goditet në bark.

Ky grusht nuk flet vetëm për atë që e jep. Flet për një përqasje ndaj kujtdo që ngrihet, proteston dhe denoncon korrupsionin.

Është grushti i arrogancës, por mbi të gjitha i frikës së regjimit nga qytetarët që nuk po heshtin më.

Frika për të mos iu përgjigjur pyetjes kyçe: Kush është Rony Yeffet?Kryeministri Edi Rama po mban ndezur një debat popul...
13/09/2026

Frika për të mos iu përgjigjur pyetjes kyçe: Kush është Rony Yeffet?

Kryeministri Edi Rama po mban ndezur një debat populist me gjyqtarët, duke u shfaqur si mbrojtës i taksave, dhe kjo është një ironi historike, po debaton me disa socialistë nëpër bashkitë që do të shkrihen, duke mbushur publikun me tema të reja për të shmangur atë që është tanimë një skandal që vetëm zmadhohet. Kush është Ron Yeffet dhe pse ai shfaqet kudo? Tek tregtia e armëve, tek Jet Bank dhe, së fundmi, sipas raportimeve në media, edhe tek Aeroporti i Vlorës.

Është pasqyruar gjerësisht sot në media se kompania e Pacollit, në padinë që ka ngritur në arbitrazh pasi qeveria vendosi ta dëbojë nga Aeroporti i Vlorës, ka përmendur se kjo po bëhet për t’ia dhënë këtë infrastrukturë kyçe pikërisht fantazmës me emrin Ron Yeffet.

Asnjë fjalë nuk thotë Kryeministri i vendit: Kush është ky person, pse ai qenka kaq i pushtetshëm, çfarë roli ka, çfarë përfaqëson?

Prej një jave është bërë publik një audiopërgjim ku Ron Yeffet thotë se Edi Rama e ka ngarkuar atë për të mbaruar punët e pista.

Dhe prej një jave Edi Rama shfaqet disa herë në ditë në media, por nuk thotë asnjë fjalë për izraelitin, që të vetmin status publik që i njohim deri tani është të qenit mik i ngushtë i Kryeministrit.

Dhe kaq mjafton. Për të hapur bankë, për të marrë në dorë industrinë e armëve, për të marrë buxhet pa garë, për të futur në dorë edhe Aeroportin e Vlorës.

Edhe pse protesta është në ditën e 106-të dhe revolta ka shpërthyer kudo në vend, Edi Rama vijon ta trajtojë Shqipërinë si plaçkë që e ndan me miqtë dhe klientët e tij.

Çdo ditë më shumë në detyrë e Edi Ramës është një dëm më shumë, është një plaçkitje e re që i bëhet vendit.

12/09/2026

Në Shqipërinë e Ramës, tashmë të shoqërojnë jo për atë që ke bërë, por për atë që mund të protestosh.

08/09/2026

Mesa duket, sot mjafton një kuti me vezë që shteti të ndihet i kërcënuar.

Kur pushteti ka frikë edhe nga vezët, problemi nuk janë vezët.

Trafik ndërkombëtar armësh nga Tirana, akuza e re për Edi RamënEdi Rama është nën një akuzë të re dhe shumë të rëndë. Si...
08/09/2026

Trafik ndërkombëtar armësh nga Tirana, akuza e re për Edi Ramën

Edi Rama është nën një akuzë të re dhe shumë të rëndë. Sipas dëshmisë së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, Kryeministri është përfshirë në trafik ndërkombëtar të armëve. Me audiopërgjimin që bëri publik Ahmetaj, del se miku i ngushtë i Edi Ramës, izraeliti Roni Yeffet, po e përdor Shqipërinë sipas interesave të tij, për të bërë punët e pista. Dhe ndihmësin kryesor për tregtimin dhe trafikimin e armëve kishte atë që rastësisht u bë më pas edhe Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi. Kur Roni fliste me partnerët ukrainas për trafikimin e armëve që do të prodhoheshin në Afrikë, por do të paketoheshin në Tiranë, Nufi ishte ndihmës i Edi Ramës në Kryeministri. Yeffet e përmend emrin e tij në negociatat që po bën me partnerët, duke u thënë se ai do të bëjë gati letrat. Nga publikimi i djeshëm, Yeffet del se kishte çdo gjë nën kontroll në Shqipëri, kishte qeverinë në dispozicion, kishte zona, qytete, projekte. Ai paraqitej si padron i vendit.

Ermal Nufi nuk mund të qëndrojë më asnjë orë në zyrë e në detyrë, pas këtij skandali. Dorëheqja e tij sot është e vetmja gjë që mund të bënte Ministri i Mbrojtjes. Edi Rama duhet të japë llogari para qytetarëve. Si ka ndodhur trafiku ndërkombëtar i armëve nga miku i tij dhe me infrastrukturën qeveritare në dispozicion. Dhe SPAK ka detyrimin të nisë urgjentisht hetimin pas kësaj dëshmie që flet për një krim të rëndë.

Ndërsa qytetarët kanë edhe një informacion më tepër për atë se kush i ka qeverisur dhe si janë qeverisur në këto 13 vite. Një arsye më shumë për të mbushur sheshin e për të mos u larguar nga aty pa ikur përgjegjësi i këtyre aferave të rënda, që është Edi Rama.

04/09/2026

Far Westi i Radhimës, një konflikt me qeverinë të përfshirë

Në krahasim me implikimin e Edi Ramës në përplasjen far west të dy biznesmenëve për pronën në Palasë, ky i Ministrit të Mbrojtjes është deri diku i papërfillshëm.

Kryeministri është padyshim i zhytur kokë e këmbë pasi i ka dhënë njërës palë statusin e investitorit strategjik, i ka dhënë tokë, shërbime dhe sidomos garanci dhe prioritet. Pra e ka shpallur mbi këdo ngjitur, mbi çdo investitor të zakonshëm, mbi çdo pretendues. Me firmë e me vulë.

Dhe nëse vërtetë tani do ta shpronësojë siç deklaroi, pas këtij konflikti do t’i japë edhe para nga taksat e qytetarëve.

Nga ana tjetër, Ministri i Mbrojtjes sot p***a konfirmuar që në sherrin që tronditi opinionin publik, në një farë mënyrë p***a qënë edhe ai i përfshirë, pasi dy punonjës të tij ishin pjesë e grupit të shoqërimit të njërës palë.

Ishin krahu i armatosur i strategjikut të Ramës. Vetëm se Nufi shfajësohet, duke thënë se ditën e ngjarjes, ata ishin pushim.

Ministri i Mbrojtjes lau duart duke i komunikuar publikut se efektivët e Policisë Ushtarake që shërbenin edhe si truproje të Ministrit, nuk p***an qënë atje me shërbim, me dijeni, pra me urdhër të tijin. Pra, nuk kanë marrë dieta!

Në këtë rast, sipas tij, çdo gjë është normale.
Justifikim më qesharak ka kohë që nuk del nga zyrat e qeverisë.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, efektivët dhe shoqëruesit e tij, në kohën e lirë mund të bëjnë çtë duan. Kjo është mënyra se si merr përgjegjësi pra një zyrtar i lartë i Edi Ramës.

Një gjë dihet me siguri. Sa më shumë detaje zbardhen nga ngjarja e shëmtuar, aq më shumë del e implikuar qeveria.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Grigels Muçollari posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share