11/09/2026
KUVENDI KOMBËTAR QYTETAR
mblidhet përsëri :
Në Tiranë, 19 Shtator 2026 ditë e shtunë, ora 12:00.
***
Në datën 19 Shtator 2026 ora 12:00, në Tiranë, Kuvendi Kombëtar Qytetar mblidhet për herë të dytë në formën e Asamblesë.
Mbledhja e dytë e Asamblesë së Kuvendit Kombëtar Qytetar është shfaqje e qartë e konsolidimit të vullnetit të popullit shqiptar që proteston, për të ndërtuar këtë institucion shoqëror përbashkues dhe gjithpërfshirës.
Kuvendi Kombëtar Qytetar mblidhet i sprovuar nga sulmet e ndërmarra kundër tij prej Sistemit të Vjetër 82 vjeçar, i përforcuar me energji të reja dhe i konsoliduar me vendosmërinë e dalë prej vizionit dhe kurajos mbarëpopullore, në synimin ambicioz dhe fisnik për të bërë bashkë të gjitha grupet e ndryshme të shoqërisë tonë që proteston dhe shfaq me këmbëngulje qëllimshmëri për të ndryshuar thelbësisht sistemin e politikbërjes dhe të qeverisjes publike në vendin tonë.
Më 19 Shtator 2026, ora 12:00 në Tiranë, Asambleja e KKQ mblidhet me një qëllim parësor: Zgjedhjen e Kuvendit Kombëtar Qytetar përmes një procesi të hapur dhe demokratik, duke synuar një përfaqësim sa më të gjerë dhe një shpërndarje maksimale territoriale, nga qarqet dhe bashkitë e Shqipërisë deri te komunitetet shqiptare në diasporë.
Kuvendi synon të bëjë bashkë, përmes përfaqësimit dhe votës, qytetarë nga territore, komunitete dhe shtresa të ndryshme të shoqërisë, duke krijuar një strukturë që buron si fillim nga vullneti i Asamblesë dhe më pas nga vullneti i të gjithë qytetarëve protestues dhe jo nga emërimet apo përzgjedhjet e mbyllura.
Ejani të zgjedhim, përmes votës dhe një procesi demokratik, Kuvendin Kombëtar Qytetar — me përfaqësim nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora.
Ju ftojmë të gjithëve të plotësoni formularin dhe të bashkoheni në Asamblenë e Kuvendit Kombëtar Qytetar, për ta çuar Protestën Kombëtare në sukses e fitore dhe për të sjellë një epokë të re në politikbërjen dhe mënyrën e qeverisjes të vendit tonë.
Kliko linkun për të plotësuar formularin :
https://forms.gle/popc3B2A25rRMhN87