CRAD - Climate Resilience and Agriculture Development Project in Albania

  • Home
  • Albania
  • Tirana
  • CRAD - Climate Resilience and Agriculture Development Project in Albania
Call Contact the organization

CRAD - Climate Resilience and Agriculture Development Project in Albania The World Bank is assisting the Government of Albania with the financing of the CRAD project.

🌾Kick-off Meeting për studimin e fizibilitetit të Micro Food HubsNë kuadër të Projektit CRAD u zhvillua takimi Kick-off ...
29/10/2026

🌾Kick-off Meeting për studimin e fizibilitetit të Micro Food Hubs

Në kuadër të Projektit CRAD u zhvillua takimi Kick-off për nisjen e studimit të fizibilitetit për krijimin e Micro Food Hubs në Shqipëri.

Takimi shënoi fillimin zyrtar të procesit të studimit, duke u fokusuar në objektivat, metodologjinë e punës, planin e aktiviteteve dhe hapat e ardhshëm për vlerësimin e mundësive të zhvillimit të këtyre qendrave.

Studimi do të analizojë vendndodhjet potenciale, nevojat infrastrukturore, kërkesat e tregut dhe qëndrueshmërinë ekonomike, me synimin për të identifikuar zgjidhje të përshtatshme për grumbullimin dhe konsolidimin e produkteve bujqësore dhe përmirësimin e aksesit të fermerëve në treg.

Nisma kontribuon në objektivin e projektit CRAD për forcimin e zinxhirëve të vlerës dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor ndaj ndryshimeve klimatike.

Në datat 28–30 shtator 2026, në kuadër të zbatimit CRAD, u zhvillua misioni teknik i Bankës Botërore, në bashkëpunim me ...
27/10/2026

Në datat 28–30 shtator 2026, në kuadër të zbatimit CRAD, u zhvillua misioni teknik i Bankës Botërore, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe ekipin e Njësisë së Menaxhimit të Projektit.
Misioni kishte për qëllim shqyrtimin e progresit të zbatimit të projektit, vlerësimin e ecurisë së aktiviteteve dhe investimeve në proces, si dhe diskutimin e çështjeve teknike, administrative dhe të prokurimit që lidhen me zbatimin e komponentëve të projektit.

Gjatë takimeve u diskutuan problematikat e evidentuara, masat e nevojshme për përshpejtimin e zbatimit të aktiviteteve dhe hapat e mëtejshëm për koordinimin ndërmjet palëve të përfshira.

Sekretaria e Përgjithshme, Znj.Bica shprehu mbështetjen institucionale për zbatimin e Projektit CRAD, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Njësisë së Menaxhimit të Projektit dhe Bankës Botërore, me qëllim adresimin në kohë të çështjeve të evidentuara, përshpejtimin e proceseve administrative dhe garantimin e realizimit të investimeve sipas objektivave dhe afateve të përcaktuara. Gjithashtu u nënvizua gatishmëria e Ministrit për të ofruar mbështetjen dhe koordinimin e nevojshëm institucional për mbarëvajtjen e projektit.

📍 Shtator 2026Vazhduan vizitat në terren për fizibilitetin e sistemit SCADA dhe instalimin e sensorëve në hidrovoret e T...
22/10/2026

📍 Shtator 2026

Vazhduan vizitat në terren për fizibilitetin e sistemit SCADA dhe instalimin e sensorëve në hidrovoret e Terbuf, Divjakës dhe Karavastasë.

Në kuadër të Projektit CRAD, po vijojnë vizitat në terren për vlerësimin e kushteve teknike dhe mundësive të instalimit të sistemit SCADA dhe sensorëve automatikë në stacionet e kullimit.

🔹 Vlerësimi i infrastrukturës ekzistuese dhe gatishmërisë teknike të stacioneve.
🔹 Identifikimi i nevojave për instalimin e sensorëve për monitorimin e niveleve të ujit, prurjeve dhe parametrave të funksionimit të pompave.
🔹 Vlerësimi i mundësive për automatizimin dhe monitorimin në kohë reale të proceseve të punës.

Këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e menaxhimit të sistemeve të hidrovorve, rritjen e eficiencës operacionale dhe forcimin e kapaciteteve për monitorim dhe reagim në kohë.

WorldBank

📍 Lezhe , Shtator 2026Vazhduan vizitat në terren për fizibilitetin e sistemit SCADA dhe instalimin e sensorëve në hidrov...
21/10/2026

📍 Lezhe , Shtator 2026

Vazhduan vizitat në terren për fizibilitetin e sistemit SCADA dhe instalimin e sensorëve në hidrovoret e DUK Lezhë.

Në kuadër të Projektit CRAD, po vijojnë vizitat në terren për vlerësimin e kushteve teknike dhe mundësive të instalimit të sistemit SCADA dhe sensorëve automatikë në stacionet e kullimit.

🔹 Vlerësimi i infrastrukturës ekzistuese dhe gatishmërisë teknike të stacioneve.
🔹 Identifikimi i nevojave për instalimin e sensorëve për monitorimin e niveleve të ujit, prurjeve dhe parametrave të funksionimit të pompave.
🔹 Vlerësimi i mundësive për automatizimin dhe monitorimin në kohë reale të proceseve të punës.

Këto ndërhyrje synojnë përmirësimin e menaxhimit të sistemeve të hidrovorve, rritjen e eficiencës operacionale dhe forcimin e kapaciteteve për monitorim dhe reagim në kohë.

WorldBank

📍 Tiranë, Shtator 2026Konferencë për trajnimin e stafit të Zyrave Lokale pranë bashkive ku zbatohet Projekti CRAD – Më 8...
20/10/2026

📍 Tiranë, Shtator 2026

Konferencë për trajnimin e stafit të Zyrave Lokale pranë bashkive ku zbatohet Projekti CRAD –
Më 8 shtator 2026, Njësia e Menaxhimit të Projektit (PMT) CRAD organizoi në Tirana International Hotel, Tiranë, një trajnim të përqendruar mbi Mekanizmin e Trajtimit të Ankesave (GRM) dhe Zyrat Lokale të Ankesave (ZLA). Në trajnim morën pjesë 31 përfaqësues nga strukturat vendore të Tiranës, Lushnjës, Shkodrës, Dibrës, Fierit, Durrësit, Konispolit, Pogradecit, Beratit, Sarandës dhe Korçës.

Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të strukturave vendore për zbatimin efektiv të mekanizmit të ankesave të Projektit CRAD, duke siguruar që përfituesit e projektit dhe komunitetet e prekura të kenë në dispozicion kanale të aksesueshme, transparente dhe funksionale për paraqitjen dhe trajtimin e ankesave.

Gjatë trajnimit u prezantuan dhe diskutuan struktura dhe procedurat e GRM-së, rolet dhe përgjegjësitë e personave përgjegjës pranë ZLA-ve, mënyrat e pranimit dhe regjistrimit të ankesave, përdorimi dhe mirëmbajtja e regjistrit të ankesave, referimi dhe ndjekja e rasteve, afatet e përgjigjes dhe zgjidhjes, dokumentimi i procesit dhe raportimi pranë PMT-së së Projektit CRAD.

Ky aktivitet përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e angazhimit të palëve të interesuara, transparencës, llogaridhënies dhe monitorimit sistematik të ankesave gjatë zbatimit të Projektit CRAD.

19/10/2026

📍 Konispol, Gusht

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, vizitoi zonën e Mursit, ku do të nisin punimet për rehabilitimin e infrastrukturës ujitëse në kuadër të projektit CRAD – Climate Resilience and Agriculture Development, me mbështetjen e Bankës Botërore.

Ky investim synon përmirësimin e furnizimit me ujë për ujitje, rritjen e eficiencës së përdorimit të burimeve ujore dhe krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e bujqësisë në zonë.

Përmes modernizimit të infrastrukturës ujitëse, projekti CRAD synon të mbështesë fermerët, të rrisë qëndrueshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike dhe të kontribuojë në zhvillimin e një bujqësie më produktive dhe konkurruese.

💧 Më shumë ujë për tokën, më shumë mundësi për fermerët dhe më shumë qëndrueshmëri për bujqësinë shqiptare!

ZhvillimIRural

Gusht 2026Vizita në terren për fizibilitetin e sistemit SCADA dhe instalimin e sensorëve në hidrovore.Në kuadër të Proje...
19/10/2026

Gusht 2026

Vizita në terren për fizibilitetin e sistemit SCADA dhe instalimin e sensorëve në hidrovore.

Në kuadër të Projektit CRAD, po vijojnë vizitat në terren për vlerësimin e kushteve teknike dhe mundësive të instalimit të sistemit SCADA dhe sensorëve automatikë në hidrovore.

🔹 Vlerësimi i infrastrukturës ekzistuese dhe gatishmërisë teknike të stacioneve.
🔹 Identifikimi i nevojave për instalimin e sensorëve për monitorimin e niveleve të ujit, prurjeve dhe parametrave të funksionimit të pompave.
🔹 Vlerësimi i mundësive për automatizimin dhe monitorimin në kohë reale të proceseve të punës.

WorldBank

🌱CSA | Projekti CRADNë kuadër të projektit CRAD, ka përfunduar faza e studimit të fizibilitetit për ndërhyrjet në kuadër...
14/10/2026

🌱CSA | Projekti CRAD

Në kuadër të projektit CRAD, ka përfunduar faza e studimit të fizibilitetit për ndërhyrjet në kuadër të Bujqësisë Klimatike Inteligjente (CSA), duke hapur rrugën drejt fazës së zbatimit.

Përmes këtij komponenti synohet të nxitet përdorimi i praktikave inovative bujqësore, menaxhimi më efikas i burimeve ujore dhe përshtatja e sektorit bujqësor ndaj sfidave klimatike.

🤝 Bashkëpunimi me QTTB-të dhe AREB-të, si dhe me institucionet dhe aktorët e tjerë të sektorit, është thelbësor për promovimin e praktikave të qëndrueshme dhe forcimin e kapaciteteve teknike në bujqësi.

🌾 CRAD – drejt një bujqësie më të qëndrueshme dhe më rezistente ndaj klimës!

Qëndrueshmëri WorldBank MBZHR

📍 Konispol | Korrik 2026Në kuadër të projektit CRAD – Climate Resilience and Agriculture Development Project, u zhvillua...
13/10/2026

📍 Konispol | Korrik 2026

Në kuadër të projektit CRAD – Climate Resilience and Agriculture Development Project, u zhvillua një takim në Bashkinë Konispol, me pjesëmarrejn e kryetarit Z.Dule, pas marrjes së lejes së ndërtimit, ku u diskutuan hapat e mëtejshëm për fillimin e punimeve.

Gjatë takimit u realizua edhe marrja në dorëzim e shesh*t të ndërtimit, një hap i rëndësishëm për vijimin e procedurave dhe nisjen e zbatimit të punimeve.

💧 Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit, duke kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe rritjen e rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike.

Albania

📍 MZHBR , Maj 2026Një ndër aspektet kryesore , të CRAD, është energjia rinovueshme. Për te arritur këtë objektiv, në 25 ...
18/07/2026

📍 MZHBR , Maj 2026

Një ndër aspektet kryesore , të CRAD, është energjia rinovueshme. Për te arritur këtë objektiv, në 25 hidrovoret e Republikës së Bujqësisë do të instalohen panele fotovoltaik. Në këtë kick off meeting u bë prezantimi mes kompanisë që do bëjmë design dhe instalimin dhe firmës teknik që do jetë mbikeqyrësi punimeve.
Bashkëmundimi edhe me Drejtorite Rajonale të Ujitje Kullim për këtë kontratë por edhe për projektin CRAD është thelbësor.

Address

Bulevardi Deshmoret E Kombit
Tirana

Telephone

+355694046700

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when CRAD - Climate Resilience and Agriculture Development Project in Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to CRAD - Climate Resilience and Agriculture Development Project in Albania:

Shortcuts

Share