TVA News

Website

TVA News Bashkohuni me TVA News për lajmet më të fundit nga të gjitha trevat shqiptare! Fotot dhe videot qe mendoni se pershtaten me emrin tone mund ti nisni ne inbox.

Faleminderit!

25/11/2026

Afro 32 mijë e 361 shtetas të huaj kërkuan leje qëndrimi në Shqipëri gjatë vitit 2025, gati dyfishi i vitit paraardhës, sipas shifrave të INSTAT. Më shumë se gjysma e tyre kanë si motiv punësimin.

Mes tyre ka shumë gra, që punojnë në shërbime, fasoneri, pastrim e sektorë të tjerë. Shqetësim mbetet shfrytëzimi: raportohen shumë raste kur nuk u respektohen të drejtat në punë, duke nisur nga mohimi i pagës së rënë dakord në fillim. Shoqëria civile është bërë bashkë në mbrojtje të grave të huaja që punojnë në Shqipëri. Në një takim me Inspektoratin e Punës, Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit u kërkuan më shumë inspektime për kushtet e punës, parandalimin e shfrytëzimit, procedurat e punësimit dhe të drejtat e emigrantëve në punë.

25/11/2026

28-vjeçari Erion Vishkulli, i plagosur në sy gjatë protestave, ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kartelën mjekësore, ku grupi i hetimit ka lexuar përshkrimin “plumb gome”.

Megjithatë, për prokurorët mbetet e paqartë nëse ky shënim pasqyron deklarimin e familjarëve gjatë ndërhyrjes mjekësore apo është konstatim i vetë mjekëve. Burimet bëjnë me dije se, pavarësisht sekuestrimit të kartelës, hetuesit do të presin edhe përgjigjen e autoriteteve italiane përmes letërporosisë, lidhur me materialin e hequr nga syri i Vishkullit.

Për drejtësinë, protestuesi i dëmtuar konsiderohet një dëshmitar që mund të ndihmojë në zbardhjen e hetimeve ndaj disa efektivëve të policisë, të cilët po hetohen për veprime arbitrare.

25/11/2026

Dy persona janë nën masën "Arrest në burg" në kuadër të hetimeve për abuzimin seksual ndaj një 13-vjeçareje shqiptaro-amerikane nga Shkodra. Sipas Policisë së Shtetit, 49-vjeçari Elton Vrenozi u arrestua në Fier, ndërsa 46-vjeçari Adrian Qerimi në Tiranë. Ata dyshohen për veprat penale "Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur" dhe "Trafikimi i të miturve".

Policia bën me dije se e mitura, largimin e së cilës nga banesa e kishin denoncuar familjarët, u gjet në Tiranë pas disa ditësh kërkimesh. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë. Të dyshuarit prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë.

25/11/2026

Të paktën katër të arrestuar dhe disa të tjerë në kërkim për rastin e 13 vjeçares shqiptaro-amerikane nga Shkodra, e cila u gjet në Tiranë pas disa ditësh kërkimesh. Dyshohet se e mitura është abuzuar seksualisht nga persona të ndryshëm në disa qytete të Shqipërisë.

Sipas verifikimeve paraprake, ajo ka udhëtuar e vetme, kryesisht me autobus dhe taksi: Tiranë, Fier, Gjirokastër, Vlorë, Durrës dhe Burrel, përpara se të rikthehej në kryeqytet. Sipas informacioneve të publikuara në media, dyshohet se numri i personave të përfshirë mund të jetë shtatë ose më shumë.

Sipas raportimeve, hetimet po zhvillohen në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë, ndërsa në proces është përfshirë edhe Ambasada Amerikane. 13 vjeçarja ndodhet në një qendër sociale në Tiranë, nën kujdesin e psikologëve, mjekëve dhe punonjësve socialë.

25/11/2026

Ryanair ndryshon rregullat: kush nuk paguan për sediljen, e mëson numrin e saj vetëm 3 deri në 4 orë përpara nisjes së fluturimit, edhe nëse e ka kryer më herët check-in online.

Ndryshimi ka hyrë në fuqi në fund të tetorit, me fillimin e sezonit dimëror të fluturimeve, pa një njoftim të posaçëm publik nga kompania. Më parë, pasagjerët kryenin check-in 24 orë përpara fluturimit dhe e mësonin menjëherë vendin e caktuar automatikisht.

Ryanair e justifikon vendimin me ankesat e klientëve që donin të rezervonin një vend të preferuar ditën e udhëtimit, por e gjenin të zënë nga pasagjerë që nuk kishin paguar për përzgjedhjen e sediljes. Sipas kompanisë, karta elektronike e imbarkimit përditësohet automatikisht me numrin e sediljes disa orë përpara nisjes.

Në rrjetet sociale, shumë udhëtarë e shohin vendimin si një tjetër mënyrë për t'i nxitur pasagjerët të paguajnë tarifa shtesë.

25/11/2026

Mbi pesë orë në ditë punë pa pagesë për gratë, rreth 50 minuta për burrat. Sipas një raporti të UN Women të publikuar në vitin 2026, gratë në Shqipëri bëjnë mbi gjashtë herë më shumë punë të papaguar se burrat: gatim, pastrim dhe kujdes për fëmijët apo familjarët.

Sipas raportit, në vitin 2024 jashtë tregut të punës ishin 30.7% e grave dhe 17.7% e burrave. Një në katër gra joaktive tha se arsyeja kryesore ishin punët e shtëpisë. Ligji nr. 64/2025 për Barazinë Gjinore e njeh zyrtarisht vlerën e punës së papaguar, por raporti kërkon rregullore zbatuese dhe më shumë investime në çerdhe, kopshte dhe kujdes për të moshuarit.

25/11/2026

Elisa Spiropali ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë në diskutim përqendrimin e pushtetit në një dorë dhe mënyrën e drejtimit të partisë e qeverisë. Në deklaratën e saj, Spiropali nënvizon se pushteti nuk mund të mbahet pas mureve, në një mesazh që vjen në sfondin e përplasjes së saj të fundit me kreun e PS-së.

25/11/2026

Kukësi është zgjuar këtë të mërkurë nën mjegull të dendur dhe temperatura të ulëta, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në qytet termometri shënoi -2°C, ndërsa në zonat malore mbi 800 metra lartësi temperaturat zbritën deri në -6°C, duke krijuar ngrica në rrugë.

Mjegulla ka përfshirë edhe një pjesë të Rrugës së Kombit, në segmentin Pobreg–Kolsh, ku dukshmëria është e kufizuar. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të përdorin dritat e mjegullës, të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë.

24/11/2026

15-VJEÇARI GODet ME THIKË PUNONJËSIN E FAST FOOD-IT NË FIER, 30-VJEÇARI PËRFUNDON NË SPITAL

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fier, ku një 15-vjeçar dyshohet se ka goditur me thikë në bark një punonjës 30-vjeçar të një fast food-i.

Sipas informacioneve paraprake, konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Pas sulmit, i mituri është larguar nga vendngjarja, ndërsa i plagosuri është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur kërkimet për identifikimin dhe kapjen e 15-vjeçarit, ndërsa po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

24/11/2026

Vetëm 11 ditë pasi dha dorëheqjen, Jensen Huang është rikthyer zyrtarisht në krye të NVIDIA-s, si president dhe drejtor ekzekutiv (CEO). Bordi drejtues votoi unanimisht të hënën, më 23 nëntor, pas presionit nga investitorët, drejtuesit e industrisë dhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili kishte kërkuar publikisht rikthimin e tij.

Dorëheqja e 12 nëntorit erdhi pas raportimeve për një lidhje jashtëmartesore me një biznesmene që autoritetet amerikane dyshojnë se kishte lidhje me shërbimet kineze të inteligjencës. NVIDIA bëri të ditur se, pas vlerësimit të zyrtarëve të lartë amerikanë, rikthimi i Huang nuk përbën rrezik për sigurinë kombëtare, ndërsa hetimi vijon.

Aksionet e NVIDIA-s u rritën me rreth 28% pas njoftimit dhe indeksi Nasdaq fitoi afro 5.9%.

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when TVA News posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share