Akademia Politike Aleanca Demokristiane

Akademia Politike Aleanca Demokristiane Partia Aleanca Demokristiane - Faqja Zyrtare Akademia Politike Demokristiane

01/08/2026
21/07/2026

PARTIA DEMOKRISTIANE E SHQIPERISE
10 vite Kryetar Zef Bushati
11 Dhjetor 1991 Nje grup nismetaresh intelektuale themeluan ne Tirane PARTINE DEMOKRISTIANE TE SHQIPERISE .
25 Dhjetor 1993 doli numri i pare i gazetes "Ora e Shqiperise", organ i Partise Demokristiane.
27 Shkurt 1994 Zhvillon punimet ne Tirane Kongresi i Pare i Partise Demokristiane te Shqiperise . Kryetar u zgjodh zoti Zef Bushati.
25 Maj 1994 Formohet Forumi i Gruas i Partise Demokristiane te Shqiperise. Kryetare zgjidhet zonja Silva Qeseri
17 Qershor 1995 Ne Luzern te Zvicres themelohet Unioni Shqiptar Demokristian. Ne grupin e punes per organizimin e Kongresit merr pjese akademiku Mark Krasniqi (Kosove),Gjon Berisha (Gjermani), Mikel Kuzhnini ( Kroaci), Zef Bushati ( Shqiperi), Nikolin Kurti (Shqiperi), Ahmet Hasani e Tahir Geci, Gjoke Paloka e Ded Hajdari, Ndue Ndou e Lazer Krasniqi, ( Zvicer), etj.
1 Korrik 1995 Bukuresht - Partia Demokristiane e Shqiperise pranohet vezhguese e Unionit Kristian - Demokrat Europian (EUDC). Merr pjese zoti Zef Bushati , Kryetar i PDK
2-3 Dhjetor 1995 Zhvilloi punimet Kongresi i Pare i Unionit Shqiptar Demokristian ne Tirane. Marrin pjese delegatë demokristianë nga Shqipëria, Kosova dhe Diaspora. Te ftuar te gjitha Partite politike nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Lugina e Presheves, dhe Diaspora. Kjo ngjarje u quajt Lidhja e Dyte e Prizrenit. Kryetar u zgjodh Zef Bushati. Sekretar Nikolin Kurti dhe 15 Antare kryesie nga Kosova dhe Diaspora, Lazer Krasniqi, Mikel Kuzhnini, Gjon Berisha,etj.
2 Mars 1996 Ne Tirane zhvilloi punimet Kongresi i pare i Forumit Rinor Demokristian. Kryetar zgjidhet zoti Andi Kroqi. Sekretar i Pergjithshem Dhimiter Myslia, Nenkryetar Shpend Jeshnica. Kryetar i Forumit Rinor me tej zgjidhet Harris Morana
27 Prill 1996 Zhvillon punimet Kongresi i Dyte i Partise Demokristiane te Shqiperise. Kryetar u rizgjodh zoti Zef Bushati, Sekretar i Pergjithshem zoti Nikolin Kurti, Nen Kryetar zoti Dr. Prof. Nikolin Pema
11 Korrik 1996 Partia Demokristiane e Shqiperise merr pjese ne qeverisjen e vendit, si parti e koalicionit qeveritar me PD. Ne postin e Keshilltarit te Kryeministrit Zef Bushati dhe Nikolin Kurti , ZvMinister i Transpoteve.
20 Tetor 1996 Ne zgjedhjet lokale Partia Demokristiane fiton Kryetarin e Komunes se Shengjinit, ne rrethin e Lezhes, Gjergj Ivanaj dhe Kryetarin e Komunes ne Velipoje Mark Matusha dhe mjaft anetare ne Keshillat e Bashkive, Rretheve dhe Komunave.
9 Mars 1997 Partia Demokristiane eshte nje nga dhjete partite kryesore qe nenshkruan deklaraten per te kapercyer gjendjen e jashtezakonshme te krijuar ne Shqiperi.
12 Mars 1997 Formohet Qeveria e Pajtimit Kombetar dhe Partia Demokristiane perfaqesohet ne Kabinetin Qeveritar me Ministrine e Kultures, Engjell Ndocaj.
12 Qershor 1997 Partia Demokristiane merr pjese ne formacionin politik "Bashkimi per Demokraci" dhe nenshkruan marreveshjen paraelektorale me Partine Demokratike, Partine Levizja e Legalitetit, Partine Bashkimi Socialdemokrat dhe Partine Bashkimi Demokrat.
28 Qershor 1997 Partia Demokristiane fiton ne zgjedhjet Parlamentare dy deputete, Sander Uldedaj ne zonen elektorale nr.1 Malesi e Madhe dhe Zef Bushati nga lista proporcionale.
13 Gusht 1997 Ne parlamentin shqiptar formohet grupi parlamentar "E Djathta e Qendres". Kryetar u zgjodh Zef Bushati.
2-6 Mars 1998 Kryetari i PDK z.Bushati dhe Sekretari i Marredhenive me Jashte z.Frederik Mikeli ftohen ne Bruksel (Belgjike) nga zoti Wilfred Martens, President i Partive Popullore Europiane ( EPP ) ne Parlamentin Europian. Ne grupin e PPE. z.Bushati flet para eurodeputeteve per situaten ne Shqiperi dhe Kosove.
3 Tetor 1998 Konferenca Kombetare e PDK, vendosi per pjesmarrjen aktive ne proçesin e hartimit te kushtetutes. Kryetari Zef Bushati në emër të PDK propozon vendosjen ne kushtetute te : "besimit ndaj zotit" dhe "Shqiperia shtet i pandashem" te cilat parlamenti i miratoi.
Janar 1999 Shpallet fushata e zgjedhjeve te reja ne PDK
27 Nendor 1999 Kryetari z.Zef Bushati merr pjese ne mbledhjen e Byrose se Internacionales Kristian Demokrate IDC-se ne Bukuresht se bashku me Kujtim Gjuzi Sekretar Organizativ dhe Arben Mikeli Sekretar i Mardhenieve me Jashte. PDK pranohet antare me te drejta te plota ne IDC ( Internacionalja Demokrate Kristiane) dhe vezhguese ne EPP ( Partite Popullore Europiane ) (Bukuresht) Rumani.
29 Janar 2000 Mblidhet Keshilli Kombetar i cili cakton daten e Kongresit te Trete.
6 Maj 2000 Zhvilloi punimet Kongresi i trete i PDK. Kryetar rizgjidhet Zef Bushati.
21 Maj 2000 Mblidhet Keshilli Kombetar i cili zgjedh Sekretarin e Pergjithshem z.Mati Pepa dhe dy nenkryetaret; Znj.Mimoza Vreto per Mardheniet me Publikun dhe z.Genc Rama per Politikat Ekonomike si dhe Antaret e Kryesise te PDK-se dhe Shefat e Departamenteve.
1 Tetor 2000 Zgjedhjet per Pushtetin Vendor. PDK-ja merr 58.468 vota dhe fiton 176 Keshilltare ne keshillat e Qarqeve, Bashkive dhe Komunave. Ne nivel kombetar PDK – ja fiton 2.34% duke u renditur si parti politike ne vendin e gjashte.
28 Tetor 2000 Takimi i Pare Kombetar i te Zgjedhurve Demokristiane ne Pushtetin Vendor Lokal
5 Nendor 2000 Milenium 2000. Jubileu i Qeveritareve dhe Parlamentareve ne Rome ne Vatikan. Merr pjese i ftuar nga Vatikani Kryetari Zef Bushati.
6-8 Janar 2001 Kongresi i Partive Popullore Europiane ne Berlin, Gjermani. Marrin pjese si delegate Kryetari Zef Bushati dhe Sekretari i Pergjithshem Mati Pepa.
10 Mars 2001 Takimi i dyte Kombetar i te zgjedhurve Demokristiane ne Qeverisjen Vendore,pushtet lokal. Zgjidhen organet drejtuese te te zgjedhurve lokale.
21 Prill 2001 Mbledhje e Keshillit Kombetar te PDK-se. Miratohet programi elektoral dhe kandidaturat per deputet te PDK-se per zgjedhjet Parlamentare te 24 Qershorit.
24 Qershor 2001 PDK merr pjese ne zgjedhjet Parlamentare.
25 Qershor 2001 PDK denoncon manipulimet, vjedhjen masive te votave te kandidatëve demokristinane nga socialistet ne pushtet dhe PD, dhe deklaron se nuk do te njohe rezultatet e zgjedhjeve te 24 Qershorit 2001.
8 Shtator 2001 Mbledhje e Keshillit Kombetar te PDK analizohen zgjedhjet dhe merren vendime.11 Dhjetori shpallet si dita e Demokracise Kristiane ne Shqiperi.
20 Prill 2002 Kryetari Zef Bushati jep doreheqjen si Kryetar i Partise Demokristiane.
27 Prill 2002 Zef Bushati emrohet Ambasador në Selinë e Shenjtë ne Vatikan.
10 Maj 2002 Ambasadori Zef Bushati paraqet Kredencialet para Papa Gjon Pali II.

https://balkansnews.net/ligji-zgjedhor-beteja-qe-vendos-fatin-e-shqiperise/
18/07/2026

https://balkansnews.net/ligji-zgjedhor-beteja-qe-vendos-fatin-e-shqiperise/

Shkruan Zef Bushati Le të shtrojmë disa pyetje themelore: Çfarë sjell një Qeveri Provizore apo një Qeveri Tranzitore, nëse nuk ndryshon Ligjin Zgjedhor ? Asgjë. Zero. Çfarë sjell sistemi proporcional me Shqipërinë një zonë dhe lista të hapura, nëse nuk depolitizohen Komisionet Zgjedh...

17/06/2026

Protesta Rinore i riktheu dinjitetin, atdhedashurinë dhe krenarinë çdo shqiptari që e don Shqipërinë dhe jep edhe jetën për atdheun. Protesta Rinore i dha zë shpresës së heshtur, shpresës që shumëkush mendonte se kishte vdekur. Por….. nëse kjo protestë dështon, nuk humbet vetëm një lëvizje rinore, por Shqiperia humbet një shans historik për ndryshim. Shpresa nuk troket çdo ditë në derën e një kombi. Ka momente që vijnë një herë në një shekull. Kjo është një prej tyre. Prandaj, mbështetja për Protestën Rinore nuk është thjesht mbështetje për disa të rinj. Është mbështetje për të ardhmen e Shqipërisë, për dinjitetin e qytetarëve dhe për të drejtën e çdo shqiptari që të jetojë në një shtet më të drejtë, më të ndershëm dhe më të lirë. Nëse humbet kjo shpresë, humbet shumë më tepër se një protestë. Humbet Shqiperia.

Address

Rruga Osman Myderrizi
Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Akademia Politike Aleanca Demokristiane posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share