25/11/2026
PARASHIKIMI I RREZIKUT NGA PËRMBYTJET
---------------------------------------------------
Nesër (e enjte, dt. 26) do të ketë reshje me intensitet të lartë. Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër të gjithë qarqet mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.
PARASHIKIMI METEO
----------------------
RESHJET
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 25) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër dhe Kukës të shoqëruara me shtrëngata, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta. Nesër (e enjte, dt. 26) priten reshje shumë intensive në qarkun Shkodër. Në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive dhe intensive në qarqet Durrës, Tiranë, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Elbasan dhe Fier priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në të gjithë qarqet priten shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark.
TEMPERATURA
Nesër (e enjte, dt. 26) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 12 / 18 °C
në vendet malore: 3 / 13 °C
ERA
Sot pasdite (e mërkurë, dt. 25) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet e fortë. Nesër (e enjte, dt. 26) era pritet të fryjë mesatare, ndërsa në bregdet e fortë deri shumë e fortë.
Për më shumë:
https://geo.edu.al/MonitoringForecast/Hydrologic_Meteorological_Forecast/Bulletin_on_Natural_Hazards/