29/04/2026
AKISA njofton se më datë 26 prill 2026, në Aeroportin Ndërkombëtar Indira Gandhi, Delhi, Indi (DEL), një avion i tipit A330-300, me numër regjistrimi HB-JHK, i cili operonte fluturimin LX147 nga Delhi drejt Zyrihut (ZRH), ka ndërprerë procedurën e ngritjes në pistën 28 pas një problemi në motorin nr. 1.
Sipas informacionit paraprak, gjatë fazës së rrotullimit për ngritje është raportuar nje problem i motorit. Ekuipazhi ka ndërprerë ngritjen dhe ka aktivizuar procedurat emergjente të evakuimit.
Sipas raportimeve paraprake, nuk raportohet për fatalitete, por vetëm dëme strukturore.
AKISA ndjek në menyrë të vazhdueshme zhvillimet e mëtejshme lidhur me ketë ngjarje.