KMSHC Albania

KMSHC Albania KMSHC- Institucion i pavarur që mbikëqyr ligjshmërinë në administrimin e shërbimit civil në Republikën e Shqipërisë.🇦🇱

KMSHC vizitë në Qendrën e Ekselencës për Financat në Lubjanë📍 Lubjanë, Slloveni | 16 shtator 2026🤝 Në kuadër të vizitës ...
16/09/2026

KMSHC vizitë në Qendrën e Ekselencës për Financat në Lubjanë

📍 Lubjanë, Slloveni | 16 shtator 2026

🤝 Në kuadër të vizitës zyrtare në Slloveni, Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), së bashku me delegacionin e KMSHC-së, zhvilloi një takim në Qendrën e Ekselencës për Financat (CEF) në Lubjanë.

🏛️ Përfaqësuesit e CEF prezantuan misionin, veprimtarinë dhe përvojën 25-vjeçare të qendrës në zhvillimin e kapaciteteve institucionale, me mbi 30,000 nëpunës publikë të përfshirë në programet e të nxënit, më shumë se 80 institucione të mbështetura dhe mbi 1,400 aktivitete të realizuara.

💬 Diskutimet u fokusuan në mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet KMSHC-së dhe CEF, veçanërisht në zhvillimin profesional, forcimin e kapaciteteve institucionale, shkëmbimin e njohurive dhe praktikave të mira, si dhe në përfshirjen e KMSHC-së në iniciativa rajonale.

🌍 Takimi përbën një hap të mëtejshëm në zgjerimin e partneriteteve ndërkombëtare të KMSHC-së dhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal, në funksion të zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve dhe mbikëqyrjes së shërbimit civil në Shqipëri.

15/09/2026

🇦🇱🇸🇮 KMSHC në Slloveni, shkëmbim përvojash për një administratë më efikase

🇦🇱 Një delegacion i Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, i kryesuar nga Komisionerja znj. Lefterije Lleshi (Luzi), zhvilloi një vizitë studimore në Lubjanë me ftesë të Ministrisë së Brendshme dhe Administratës Publike të Republikës së Sllovenisë.

🎯 Në fokus të takimeve të zhvilluara në Lubjanë ishte mbikëqyrja e shërbimit civil, inspektimi i sektorit publik dhe modernizimi i administratës.

🔎 Delegacioni i KMSHC-së u njoh me punën e Inspektoratit të Sektorit Publik në Slloveni, në lidhje me trajtimin e ankesave, metodologjitë e inspektimit dhe ndjekjen e rekomandimeve.

💻 Vëmendje iu kushtua edhe digjitalizimit, përfshirë përdorimin e sistemit “MUZA” në Slloveni, për planifikimin dhe ndjekjen e aktiviteteve të mbikëqyrjes.

👥 Diskutime me kolegët sllovenë pati edhe për çështje që lidhen me zhvillimin e burimeve njerëzore, trajnimin dhe reformat në administratën publike.

⚖️ Një tjetër temë e rëndësishme ishte neutraliteti politik i nëpunësve civilë, veçanërisht gjatë periudhave zgjedhore.

🤝 Vizita studimore krijoi mundësi për shkëmbimin e praktikave dhe identifikimin e përvojave që mund të jenë të dobishme për punën e KMSHC-së.

🎓 Nga banka e shkollës drejt përvojës profesionale: Përfundon praktika e nxënësve të “Hermann Gmeiner” pranë KMSHC-së.Nx...
10/09/2026

🎓 Nga banka e shkollës drejt përvojës profesionale: Përfundon praktika e nxënësve të “Hermann Gmeiner” pranë KMSHC-së.

Nxënësit e Shkollës së Mesme Profesionale “Hermann Gmeiner”, me drejtim Inxhinieri Informatike Softwarësh, përfunduan me sukses praktikën mësimore pranë Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil (KMSHC).

Në përfundim të praktikës, Komisionerja, znj. Lefterie Lleshi (Luzi), iu dorëzoi nxënësve certifikatat e njohjes së praktikës mësimore pranë KMSHC-së, në vlerësim të angazhimit dhe përvojës së tyre profesionale. 🎓📜

Një përvojë e çmuar që i ndihmon të rinjtë të lidhin njohuritë e fituara në shkollë me praktikën profesionale dhe të hedhin hapa të sigurt drejt së ardhmes. 🚀💻

👏 Suksese nxënësve në rrugëtimin e tyre profesional!

📢 Inspektim për ligjshmërinë dhe zbatimin e rregullave në Këshillin e Qarkut BeratKomisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimi...
08/09/2026

📢 Inspektim për ligjshmërinë dhe zbatimin e rregullave në Këshillin e Qarkut Berat

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil zhvilloi një inspektim në institucionin e Këshillit të Qarkut Berat, lidhur me zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil dhe procedurat e vlerësimit të rezultateve në punë të nëpunësve civilë.

⚖️ Objekt i ketij procesi inspektimi ka qene zbatimi i legjislacionit te sherbimit civil gjate procesit te ndjekur per vleresimim e rezultateve ne pune te nepunesve civile, per periudhen Korrik- Dhjetor 2025, ne institucionin e Keshillit te Qarkut Berat.

📄 Procesi është përmbyllur me vendimin paralajmërues nr. 64, datë 16.06.2026, ku janë përcaktuar detyra konkrete për zyrtarët përgjegjës.

🏛️ Për një administratë publike transparente dhe më efikase.

Transparencë

Komisionerja Lleshi (Luzi) në audiencën private me Atin e Shenjtë: Administrata publike në shërbim të njeriut dhe të mir...
31/08/2026

Komisionerja Lleshi (Luzi) në audiencën private me Atin e Shenjtë: Administrata publike në shërbim të njeriut dhe të mirës së përbashkët

🇻🇦 Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), mori pjesë në audiencën private të mbajtur nga Ati i Shenjtë, Papa Leoni XIV, në Vatikan, me ftesë të Institutit Ndërkombëtar të Shkencave Administrative (IIAS).

🌍 Audienca u zhvillua në përmbyllje të Konferencës Vjetore EGPA 2026, e cila këtë vit iu kushtua temës: “Qeverisja Publike për të Mirën e Përbashkët: Inteligjenca Njerëzore në Shërbim të Komunitetit Global”.

🕊️ Papa Leoni XIV inkurajoi anëtarët e Institutit Ndërkombëtar të Shkencave Administrative që të vazhdojnë kërkimet e tyre për të gjetur mënyra dhe mjete që administrata publike të kontribuojë në humanizimin e teknologjive digjitale, në mënyrë që ato t’i shërbejnë jetës dhe paqes.

💙 Duke pranuar se ky mision nuk është i lehtë dhe se, herë pas here, mund të lindë ndjenja e dekurajimit, Ati i Shenjtë theksoi rëndësinë e vazhdimit të kësaj detyre fisnike me vendosmëri.

🙏 Papa Leoni XIV siguroi gjithashtu pjesëmarrësit për lutjet e tij, që Zoti t’i mbështesë dhe t’u japë forcë për të vijuar punën dhe angazhimin e tyre.

🤖⚠️ Ati i Shenjtë paralajmëroi gjithashtu për rrezikun real që njerëzimi mund të “bëhet viktimë” e vetë shpikjeve që ka krijuar, duke vënë theksin në përgjegjësinë që institucionet dhe administrata publike kanë për të garantuar që zhvillimi teknologjik dhe inteligjenca artificiale të mbeten në shërbim të njeriut.

🤝🌐 Pjesëmarrja e Komisioneres për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil në këtë audiencë të veçantë në Vatikan përbën një moment të rëndësishëm të angazhimit të KMSHC-së në forume ndërkombëtare, duke krijuar mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe njohjen me zhvillimet bashkëkohore që lidhen me të ardhmen e administratës publike dhe shërbimit civil.

28/08/2026

🌍 Përfundon punimet Forumi EGPA 2026, KMSHC takime prezantuese mbi adminstrimin e shërbimit civil në Shqipëri

🟣 Në përmbyllje të punimeve të Forumit Evropian për Administratën Publike-EGPA 2026, Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), e shoqëruar me stafin e saj, mori pjesë në darkën e organizuar nga Presidenti i Institutit Ndërkombëtar të Shkencave Administrative (IIAS), z. Voruganti Srinivas.

🔵 Aktiviteti krijoi një mundësi të veçantë për shkëmbimin e përvojave me përfaqësues të organizatave dhe institucioneve ndërkombëtare. Në qendër të diskutimeve ishin zhvillimet aktuale në administrimin publik dhe, në mënyrë të veçantë, sfidat dhe prioritetet për të ardhmen e shërbimit civil.

🤖 Një vëmendje e veçantë iu kushtua ndikimit të përdorimit gjithnjë e më të gjerë të Inteligjencës Artificiale në administratën publike dhe nevojës për përcaktimin e prioriteteve të reja në zhvillimin e shërbimit civil.

🌐 Bisedat e Komisioneres me Prof. Dr. Leizel Lues, Presidente e IASIA (International Association of Schools and Institutes of Administration), z. Sofiane Sahraoui, Drejtor i Përgjithshëm i IIAS, si dhe me Prof. Dr. Sabine Kuhlmann, Presidente e EGPA, dhe znj. Naomi Rossi, anëtare e Këshillit Drejtues të EGPA, shërbyen si një mundësi e rëndësishme për të prezantuar punën dhe përvojën e Shqipërisë në administrimin e shërbimit civil.

📌 Forumi Evropian për Administratën Publike, EGPA 2026, zhvilloi punimet e tij në Romë, pranë Universitetit “La Sapienza”, nga data 24 deri më 27 gusht 2026. Në këtë forum morën pjesë institucione dhe organizata ndërkombëtare, përfaqësues të administratës publike, akademikë dhe ekspertë të angazhuar në mbikëqyrjen, menaxhimin dhe zhvillimin e shërbimit civil dhe administratës publike.

KMSHC në ditën e tretë të EGPA 2026: Inteligjenca Artificiale dhe e ardhmja e administratës publike📍 Dita e tretë e Foru...
27/08/2026

KMSHC në ditën e tretë të EGPA 2026: Inteligjenca Artificiale dhe e ardhmja e administratës publike

📍 Dita e tretë e Forumit Europian të Administratës Publike “EGPA 2026” vijoi me një program të pasur prezantimesh dhe diskutimesh mbi sfidat bashkëkohore të administratës publike, transformimin e saj dhe zhvillimet e reja në hapësirën administrative evropiane dhe globale.

📌 Gjatë sesioneve të kësaj dite u trajtuan tema me rëndësi të veçantë, ndër të cilat:

🔵 Integrimi horizontal dhe qeverisja pjesëmarrëse ndërkufitare në Hapësirën Administrative Evropiane;

🟢 Politikat dhe menaxhimi i sigurisë publike: administrata publike dhe sfidat;

🟣 Qeverisja elektronike: Inteligjenca Artificiale për Administratën Publike;

🟠 E drejta dhe Administrata Publike.

🤖 Në përmbyllje të sesioneve, u theksua se një nga sfidat kryesore të së ardhmes mbetet zhvillimi dhe modernizimi i administratës publike përmes përdorimit të inteligjencës artificiale, e cila po shndërrohet në një urë të rëndësishme lidhëse në administrimin publik global.

⚙️ Një vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu rolit të inteligjencës artificiale në transformimin e shërbimit civil, si një prej komponentëve themelorë të administratës publike moderne. Përdorimi i teknologjive të reja kërkon jo vetëm inovacion, por edhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale, garantimin e transparencës dhe ruajtjen e parimeve të përgjegjshmërisë në proceset vendimmarrëse.

🤝 Në kuadër të aktivitetit, Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), zhvilloi gjithashtu një bisedë prezantuese me Presidenten e EGPA-së, Prof. Dr. Sabine Kuhlmann, mbi rolin e KMSHC-së në mbikëqyrjen e administrimit të shërbimit civil në Shqipëri.

🌍 KMSHC në forumin evropian të administratës publike EGPA 2026Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefte...
24/08/2026

🌍 KMSHC në forumin evropian të administratës publike EGPA 2026

Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi), merr pjesë në Konferencën EGPA 2026, që po zhvillohet në Romë, Itali, më 24–27 gusht. 🇮🇹

📚 Konferenca, me temë “Public Governance for the Common Good: Human Intelligence Serving the Global Community”, bën bashkë ekspertë dhe profesionistë të administratës publike nga vende të ndryshme, për të diskutuar mbi qeverisjen publike, inovacionin dhe sfidat e administratës bashkëkohore.

🤝 Pjesëmarrja e KMSHC-së në këtë forum ndërkombëtar, që organizohet në bashkëpunim me Universitetin “Sapienza” të Romës, kontribuon në shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, si dhe në forcimin e bashkëpunimit me institucionet dhe ekspertët evropianë në fushën e shërbimit civil.

💡 EGPA 2026 vendos në fokus qeverisjen publike në funksion të së mirës së përbashkët, rolin e inteligjencës artificiale, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe sfidat e reja me të cilat përballen administratat publike.

📊 Përfundon mbikëqyrja e orientuar mbi trajnimin e nëpunësve civilëKomisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka përf...
21/08/2026

📊 Përfundon mbikëqyrja e orientuar mbi trajnimin e nëpunësve civilë

Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil ka përfunduar procesin e mbikëqyrjes së orientuar, të zhvilluar në 204 institucione pjesë të sistemit të shërbimit civil 🏛️.

Raporti i Vlerësimit analizon zbatimin e kuadrit ligjor për zhvillimin profesional të nëpunësve civilë 📚, nivelin e përfshirjes në trajnime dhe orientimin e programeve drejt fushave prioritare, si integrimi evropian 🇪🇺, prokurimi publik 📑, dixhitalizimi 💻 dhe administrimi i sistemit HRMIS 🗂️.

💻 Gjatë periudhës së analizuar janë zhvilluar 7,221 trajnime, ku janë përfshirë 4,247 nëpunës civilë.

* 113 institucione të administratës shtetërore
* 73 njësi të vetëqeverisjes vendore
* 18 institucione të pavarura

Gjetjet dhe rekomandimet e raportit synojnë forcimin e planifikimit strategjik të trajnimeve, rritjen e kapaciteteve administrative dhe mbështetjen e procesit të reformës së administratës publike dhe integrimit evropian. 🚀.

Address

Rruga: “Abdi Toptani”
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KMSHC Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share