Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality of Ulcinj

Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality of Ulcinj Faqja zyrtare e Komunës së Ulqinit / Zvanična stranica Opštine Ulcinj / Official page of Municipality of Ulcinj

Komuna e Ulqinit njofton opinionin publik se gjatë kontrolleve të rregullta në terren, të cilat kryhen nga zyrtarët e Se...
29/05/2026

Komuna e Ulqinit njofton opinionin publik se gjatë kontrolleve të rregullta në terren, të cilat kryhen nga zyrtarët e Sekretariatit për Mbikëqyrje Komunale dhe Punë Inspektuese, është konstatuar ekzistenca e ndërhyrjeve të paligjshme në kanalin Bratica, në lokacionin në Bulevardin Teuta, në afërsi të objektit ndërtimin e të cilit po e realizon shoqëria tregtare HDL Lakoviq.

Gjatë kontrollit të kryer më 26.05.2026, inspektori kompetent ka konstatuar me procesverbal se në lokacionin në fjalë po zhvillohen punime pa dokumentacionin e nevojshëm dhe pa pëlqimin e organeve kompetente, përkatësisht në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi që rregullojnë fushën e mbrojtjes dhe menaxhimit të rrjedhave ujore, infrastrukturës komunale dhe pronës shtetërore.

Duke pasur parasysh seriozitetin e situatës, si dhe pasojat e mundshme që aktivitete të tilla mund të shkaktojnë ndaj interesit publik, mjedisit jetësor dhe sigurisë së vendbanimeve përreth, inspektori kompetent menjëherë ka nxjerrë vendim verbal, e më pas edhe me shkrim, për ndërprerjen urgjente të të gjitha punimeve në lokacionin në fjalë.

Investitorit i është urdhëruar që brenda afatit prej 72 orësh të bëjë kthimin e plotë të hapësirës në gjendjen fillestare, duke përfshirë largimin e materialit të hedhur dhe sanimin e pjesës së kanalit ku është kryer ndërhyrja. Njëkohësisht, pala në procedurë është njoftuar me detyrimet ligjore, si dhe me mundësinë e zbatimit administrativ nga ana e Komunës së Ulqinit, nëse nuk vepron sipas urdhrit të organit kompetent.

Në periudhën pas marrjes së masave, zyrtarët e Sekretariatit për Mbikëqyrje Komunale dhe Punë Inspektuese kanë kryer kontrolle të përditshme të lokalitetit, me qëllim të parandalimit të vazhdimit të aktiviteteve të paligjshme dhe shkaktimit të dëmeve të mundshme shtesë ndaj pronës shtetërore dhe vetë kanalit Bratica, i cili paraqet një rrjedhë ujore me rëndësi infrastrukturore dhe ekologjike për qytetin e Ulqinit dhe vendbanimet nëpër të cilat kalon.

Më 29.05.2026, gjatë kontrollit të rregullt të kryer në ora 11:00, është konstatuar se investitori ka filluar aktivitetet për kthimin e lokalitetit në gjendjen e mëparshme, duke përfshirë largimin e materialit të hedhur më parë dhe sanimin e pjesshëm të hapësirës.

Duke marrë parasysh rëndësinë e kanalit Bratica për funksionimin e sistemit të kullimit të ujërave atmosferike, mbrojtjen e zonave përreth dhe ruajtjen e infrastrukturës publike, të gjitha aktivitetet në lokacionin në fjalë kanë qenë nën mbikëqyrjen e vazhdueshme të shërbimeve kompetente inspektuese, të cilat kanë vepruar ekskluzivisht brenda autorizimeve ligjore dhe në interes të mbrojtjes së të mirës publike.

Gjithashtu, investitori është udhëzuar për procedurat e mëtejshme pranë sekretariateve kompetente të Komunës së Ulqinit, me qëllim të nisjes eventuale të procedurave shtesë dhe sigurimit të pëlqimeve të nevojshme, nëse ekziston qëllimi për çfarëdo ndërhyrjeje të ardhshme në këtë zonë.

Komuna e Ulqinit në periudhën e ardhshme do të formojë një komision të posaçëm profesional, detyra e të cilit do të jetë shqyrtimi i detajuar i gjendjes së përgjithshme të kanalit Bratica, evidentimi i të gjitha parregullsive përgjatë traseut të tij, si dhe propozimi i masave konkrete për mbrojtjen, sanimin dhe përmirësimin e gjendjes ekzistuese.

Theksojmë veçanërisht se veprimi ndaj personave juridikë dhe fizikë të pandërgjegjshëm është i përcaktuar qartë me ligjet në fuqi të Malit të Zi, dhe se Komuna e Ulqinit edhe në të ardhmen do të reagojë në mënyrë konsekuente ndaj çdo parregullsie të konstatuar, pa përjashtim dhe pa qasje selektive, duke u udhëhequr ekskluzivisht nga mbrojtja e interesit publik, ligjshmërisë dhe interesave të qytetarëve.

Në fund, dëshirojmë të theksojmë qartë se të gjitha aktivitetet e shërbimeve komunale në këtë rast janë realizuar në mënyrë të ligjshme, të përgjegjshme dhe transparente. Interpretimet e ndryshme politike dhe përpjekjet për politizimin e procedurës konkrete nuk do t’i komentojmë, duke pasur parasysh se organet kompetente punën e tyre e kryejnë ekskluzivisht në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

Nëse ndonjë person konsideron se ekziston një gjendje tjetër juridike ose faktike, në dispozicion të tij janë organet kompetente shtetërore dhe procedurat e përcaktuara me ligj përmes të cilave mund të realizojë të drejtat e veta dhe të paraqesë vërejtjet eventuale.

Komuna e Ulqinit do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe vendosmëri në mbrojtje të interesit publik, rendit komunal, burimeve natyrore dhe pronës shtetërore, me respektim të plotë të ligjit dhe interesave të të gjithë qytetarëve.

-

Opština Ulcinj obavještava javnost da je redovnim terenskim kontrolama, koje sprovode službenici Sekretarijata za komunalni nadzor i inspekcijske poslove, utvrđeno postojanje nezakonitih intervencija na kanalu Bratica, na lokaciji u Bulevaru Teuta, u neposrednoj blizini objekta čiju izgradnju izvodi privredno društvo HDL Laković.

Tokom kontrole izvršene dana 26.05.2026. godine, nadležni inspektor je zapisnički konstatovao da se na predmetnoj lokaciji izvode radovi bez neophodne dokumentacije i saglasnosti nadležnih organa, odnosno suprotno pozitivnim zakonskim propisima koji uređuju oblast zaštite i upravljanja vodotocima, komunalnom infrastrukturom i državnom imovinom.

Imajući u vidu ozbiljnost situacije, kao i potencijalne posljedice koje ovakve aktivnosti mogu izazvati po javni interes, životnu sredinu i bezbjednost okolnih naselja, nadležni inspektor je odmah donio usmeno, a potom i pisano rješenje o hitnoj obustavi svih radova na predmetnoj lokaciji.

Investitoru je naloženo da u roku od 72 časa izvrši potpuno vraćanje prostora u prvobitno stanje, uključujući uklanjanje nasutog materijala i sanaciju dijela kanala na kojem je izvršena intervencija. Istovremeno, stranka u postupku upoznata je sa zakonskim obavezama, kao i sa mogućnošću sprovođenja administrativnog izvršenja od strane Opštine Ulcinj, ukoliko ne postupi po nalogu nadležnog organa.

U periodu nakon donošenja mjera, službenici Sekretarijata za komunalni nadzor i inspekcijske poslove vršili su svakodnevne kontrole lokaliteta, sa ciljem sprečavanja nastavka nelegalnih aktivnosti i nastanka eventualne dodatne štete na državnoj imovini i samom kanalu Bratica, koji predstavlja infrastrukturno i ekološki važan vodotok za grad Ulcinj i naselja kroz koja protiče.

Dana 29.05.2026. godine, tokom redovne kontrole izvršene u 11:00 časova, utvrđeno je da je investitor započeo aktivnosti na vraćanju lokaliteta u prethodno stanje, uključujući uklanjanje prethodno nanesenog materijala i djelimičnu sanaciju prostora.

S obzirom na značaj kanala Bratica za funkcionisanje sistema odvodnje atmosferskih voda, zaštitu okolnih područja i očuvanje javne infrastrukture, sve aktivnosti na predmetnoj lokaciji bile su pod kontinuiranim nadzorom nadležnih inspekcijskih službi, koje su postupale isključivo u okviru zakonskih ovlašćenja i u interesu zaštite javnog dobra.

Takođe, investitor je upućen na dalje postupanje pred nadležnim sekretarijatima Opštine Ulcinj, radi eventualnog pokretanja dodatnih procedura i pribavljanja potrebnih saglasnosti ukoliko bude postojala namjera za bilo kakve buduće intervencije na ovom području.

Opština Ulcinj će u narednom periodu formirati posebnu stručnu komisiju čiji će zadatak biti detaljno sagledavanje ukupnog stanja kanala Bratica, evidentiranje svih nepravilnosti duž njegove trase, kao i predlaganje konkretnih mjera za zaštitu, sanaciju i unapređenje postojećeg stanja.

Posebno naglašavamo da je postupanje prema nesavjesnim pravnim i fizičkim licima jasno definisano važećim zakonima Crne Gore, te da će Opština Ulcinj i ubuduće dosljedno reagovati na svaku utvrđenu nepravilnost, bez izuzetka i bez selektivnog pristupa, vodeći se isključivo zaštitom javnog interesa, zakonitosti i interesa građana.

Na kraju, želimo jasno istaći da su sve aktivnosti opštinskih službi u ovom slučaju sprovedene zakonito, odgovorno i transparentno. Različita politička tumačenja i pokušaje politizacije konkretnog postupka nećemo komentarisati, imajući u vidu da nadležni organi svoj posao obavljaju isključivo u skladu sa zakonom i profesionalnim standardima.

Ukoliko bilo koje lice smatra da postoji drugačije pravno ili činjenično stanje, na raspolaganju su mu nadležni državni organi i zakonom propisane procedure putem kojih može ostvariti svoja prava i iznijeti eventualne primjedbe.

Opština Ulcinj će nastaviti da odgovorno i odlučno djeluje u zaštiti javnog interesa, komunalnog reda, prirodnih resursa i državne imovine, uz puno poštovanje zakona i interesa svih građana.

Me gëzime festën e Kurban Bajramit të gjithë qytetarëve të besimit islam.Kjo festë e sakrificës dhe e mirësisë ju sjellt...
27/05/2026

Me gëzime festën e Kurban Bajramit të gjithë qytetarëve të besimit islam.
Kjo festë e sakrificës dhe e mirësisë ju sjelltë paqe, dashuri dhe lumturi në familjet tuaja.

Me respekt,

Kryetar
Genci Nimanbegu

———-

Srećan Kurban Bajram svim građanima islamske vjeroispovijesti.
Ovaj praznik žrtve i dobrote neka vam donese mir, ljubav i sreću u vašim porodicama.

S poštovanjem,

Predsjednik
Genci Nimanbegu

25/05/2026

Vizita zyrtare e ministres së turizmit Simonida Kordiq në Komunën e Ulqinit

Zvanična posjeta ministarke turizma Simonide Kordić Opštini Ulcinj

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra,Të nderuar qytetarë të Malit të Zi,Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokr...
21/05/2026

Të nderuar miq, vëllezër dhe motra,
Të nderuar qytetarë të Malit të Zi,

Njëzet vite më parë, përmes një referendumi demokratik – me kushte të veçanta dhe prag të lartë prej 55% për vlefshmëri – qytetarët vendosën qartë në favor të pavarësisë shtetërore. Me këtë vendim historik u përcaktua rruga e Malit të Zi drejt mëvetësisë së plotë, duke shënuar një nga aktet përmbyllëse të shpërbërjes së ish-Jugosllavisë dhe ndërtimin e një shteti qytetar, të orientuar drejt integrimeve euroatlantike.

21 Maji nuk është vetëm një datë historike; ai është një moment kyç politik dhe shoqëror që përcaktoi drejtimin institucional dhe identitetin modern të Malit të Zi. Vendimi i vitit 2006 i hapi rrugë ndërtimit të politikave të pavarura, forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe orientimit drejt standardeve demokratike perëndimore.

Pas dy dekadash shtetësi të pavarur, është e domosdoshme që ky përvjetor të mos mbetet vetëm simbolik, por të shërbejë edhe për reflektim real mbi zhvillimet politike, ekonomike dhe institucionale. Janë arritur rezultate të rëndësishme, por sfidat mbeten të dukshme – veçanërisht në zhvillimin ekonomik, funksionalitetin e institucioneve dhe besimin e qytetarëve në sistem.

Anëtarësimi në NATO në vitin 2017 përbën një ndër arritjet më të rëndësishme strategjike, duke garantuar stabilitet dhe siguri afatgjatë për vendin. Ndërkohë, integrimi në Bashkimi Evropian mbetet objektivi kryesor shtetëror, edhe pse ritmi i reformave nuk ka qenë gjithmonë në përputhje me pritjet e qytetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Në këtë drejtim, mbetet thelbësore forcimi i sundimit të ligjit, garantimi i pavarësisë reale të institucioneve, lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe avancimi i të drejtave të njeriut. Një shtet demokratik nuk mund të funksionojë pa institucione të besueshme dhe pa barazi reale për të gjithë qytetarët e tij.

Në mënyrë të veçantë, duhet theksuar roli i popujve pakicë në proceset shtetformuese të Malit të Zi. Shqiptarët në Mal të Zi kanë dhënë një kontribut vendimtar në procesin e pavarësimit, duke qenë ndër mbështetësit më të fuqishëm të orientimit euroatlantik dhe të konceptit të një shteti multietnik, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Ky kontribut nuk është vetëm historik, por vazhdon të jetë aktiv edhe sot në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit.

Megjithatë, mbeten ende çështje të hapura që kërkojnë angazhim më serioz institucional – si zhvillimi i barabartë rajonal, përfaqësimi proporcional, decentralizimi real dhe përmirësimi i kushteve ekonomike e sociale për qytetarët. Emigrimi i të rinjve, pabarazitë zhvillimore dhe standardi i jetesës janë sfida që kërkojnë politika konkrete dhe afatgjata.

Si përfaqësues politikë, mbetemi të përkushtuar për forcimin e institucioneve demokratike, ruajtjen e harmonisë ndëretnike dhe avancimin e proceseve integruese të Malit të Zi. Përgjegjësia politike sot nuk matet me fjalë, por me rezultate konkrete në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Të dashur qytetarë,

Në Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, uroj që dekada e tretë e shtetësisë së pavarur të sjellë zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik, institucione më funksionale, më shumë mundësi për të rinjtë dhe forcim të vlerave demokratike mbi të cilat u ndërtua vizioni i Malit të Zi modern.

Gëzuar!

Genci Nimanbegu
Kryetar i Komunës së Ulqinit

Poštovani prijatelji, braćo i sestre,
Poštovani građani Crne Gore,

Prije dvadeset godina, putem demokratskog referenduma – uz posebne uslove i visoki prag od 55% za njegovu validnost – građani su se jasno opredijelili za državnu nezavisnost. Ovom istorijskom odlukom utvrđen je put Crne Gore ka punoj samostalnosti, označavajući jedan od završnih činova raspada bivše Jugoslavije i izgradnju građanske države, usmjerene ka euroatlantskim integracijama.

21.maj nije samo istorijski datum; on predstavlja ključni politički i društveni trenutak koji je odredio institucionalni razvoj i savremeni identitet Crne Gore. Odluka iz 2006. godine otvorila je put izgradnji nezavisnih politika, jačanju međunarodnog subjektiviteta i usmjeravanju razvoja u skladu sa zapadnim demokratskim standardima.

Nakon dvije decenije nezavisnosti, neophodno je da se ovaj jubilej ne posmatra samo simbolično, već i kao prilika za realno sagledavanje političkih, ekonomskih i institucionalnih kretanja. Ostvareni su značajni rezultati, ali izazovi ostaju izraženi – posebno u oblasti ekonomskog razvoja, funkcionalnosti institucija i povjerenja građana u sistem.

Članstvo u NATO-u 2017. godine predstavlja jedno od najvažnijih strateških dostignuća, garantujući stabilnost i dugoročnu sigurnost države. Istovremeno, integracija u Evropsku Uniju ostaje ključni državni cilj, iako dinamika reformi nije uvijek bila u skladu sa očekivanjima građana i međunarodnih partnera.

U tom pravcu, od suštinskog je značaja jačanje vladavine prava, obezbjeđivanje stvarne nezavisnosti institucija, beskompromisna borba protiv korupcije i organizovanog kriminala, kao i unapređenje ljudskih prava. Demokratska država ne može funkcionisati bez pouzdanih institucija i stvarne ravnopravnosti svih njenih građana.

Posebno treba istaći ulogu manjinskih naroda u državotvornim procesima Crne Gore. Albanci u Crnoj Gori dali su odlučujući doprinos procesu obnove nezavisnosti, kao jedni od najčvršćih podržavalaca euroatlantske orijentacije i koncepta multietničke, demokratske i inkluzivne države. Taj doprinos nije samo istorijski, već je i danas prisutan kroz aktivno učešće u razvoju društva.

Ipak, i dalje postoje otvorena pitanja koja zahtijevaju ozbiljniji institucionalni pristup – posebno u oblasti ravnomjernog regionalnog razvoja, proporcionalne zastupljenosti, stvarne decentralizacije i unapređenja ekonomskih i socijalnih uslova života građana. Odlazak mladih, razvojne nejednakosti i životni standard ostaju izazovi koji zahtijevaju konkretne i dugoročne politike.

Kao politički predstavnici, ostajemo posvećeni jačanju demokratskih institucija, očuvanju međuetničkog sklada i unapređenju integracionih procesa Crne Gore. Politička odgovornost danas se ne mjeri riječima, već konkretnim rezultatima u poboljšanju života građana.

Dragi građani,

Na Dan nezavisnosti Crne Gore želim da treća decenija nezavisnosti bude obilježena održivijim ekonomskim razvojem, funkcionalnijim institucijama, većim mogućnostima za mlade i jačanjem demokratskih vrijednosti na kojima počiva savremena Crna Gora.

Srećno!

Genci Nimanbegu
Predsjednik Opštine Ulcinj

Në kuadër të shënimit të jubileut - 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, u organizua edhe një ngjarje tjetër e rënd...
20/05/2026

Në kuadër të shënimit të jubileut - 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, u organizua edhe një ngjarje tjetër e rëndësishme kulturore, e cila mblodhi dashamirësit e muzikës dhe artit.

Koncertin e hapi nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Beqir Sella, duke theksuar rëndësinë e kulturës, bashkëjetesës dhe ruajtjes së vlerave artistike përmes manifestimeve të tilla.

Publiku pati kënaqësinë të shijojë interpretimet e artistëve: Egzona Salaj, Maja Jaković, Hristina Dragović, Slađana Božović, Jelena Knežević, Fatime Buzuku, Merita Subašić Šabanović dhe Jozo Jaković.

Mbrëmja kaloi në një atmosferë të veçantë, të mbushur me emocione, muzikë dhe krenari me rastin e këtij jubileu të rëndësishëm të shtetit tonë.

U okviru obilježavanja jubileja-20 godina nezavisnosti Crne Gore, održan je još jedan značajan kulturni događaj koji je okupio ljubitelje muzike i umjetnosti.

Koncert je otvorio potpredsjednik Opštine Ulcinj, Beqir Sella, ističući značaj kulture, zajedništva i očuvanja umjetničkih vrijednosti kroz ovakve manifestacije.

Publika je uživala u nastupima izvođača: Egzona Salaj, Maja Jaković, Hristina Dragović, Slađana Božović, Jelena Knežević, Fatime Buzuku, Merita Subašić Šabanović i Jozo Jaković.

Veče je proteklo u posebnoj atmosferi, ispunjenoj emocijama, muzikom i ponosom povodom velikog jubileja naše države.

Sot është një nga ato ditë që do të mbetet gjatë në kujtesën e çdo ulqinaku dhe çdo dashamirësi të sportit tonë! ❤️⚽Skua...
20/05/2026

Sot është një nga ato ditë që do të mbetet gjatë në kujtesën e çdo ulqinaku dhe çdo dashamirësi të sportit tonë! ❤️⚽

Skuadra e qytetit tonë është vetëm një hap larg historisë — vetëm një pikë na ndan nga titulli kampion i Ligës së Dytë dhe rikthimi i merituar në Ligën e Parë të Malit të Zi! 🏆

Këta djelmosha kanë luftuar me zemër, me djersë dhe me krenari për fanellën e qytetit tonë. Sot ata kanë nevojë për secilin prej nesh, për zërin tonë, për duartrokitjet tona dhe për mbështetjen që vetëm Ulqini di ta japë! 💙🤍

Le të bashkohemi të gjithë sot për t’i dhënë forcë KF Otrant-Olympic në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit — drejt një fitoreje historike që do ta shkruajë emrin e klubit dhe qytetit tonë me shkronja të arta! ✨

Sot, në ora 17:30, të jemi masovikisht prezent në stadiumin “Olympic”, që stadiumi të jehojë nga zëri ynë dhe të bëhemi lojtari i 12-të për djelmoshat tanë! 🙌⚽

Ulqini sot merr frymë si një.
Bashkë drejt historisë! 🏆🔥

Danas je jedan od onih dana koji će dugo ostati u sjećanju svakog Ulcinjanina i svakog ljubitelja našeg sporta! ❤️⚽

Ekipa našeg grada je samo korak od istorije — samo jedan bod nas dijeli od titule šampiona Druge lige i zasluženog povratka u Prvu ligu Crne Gore! 🏆

Ovi momci su se borili srcem, znojem i ponosom za dres našeg grada. Danas im je potrebna podrška svih nas — naš glas, naši aplauzi i energija koju samo Ulcinj zna da pruži! 💙🤍

Ujedinimo se danas i dajmo snagu FK Otrant-Olympic u najvažnijoj utakmici sezone — ka istorijskoj pobjedi koja će ime našeg kluba i grada upisati zlatnim slovima! ✨

Danas u 17:30, budimo masovno na stadionu “Olympic”, neka stadion odjekuje našim glasovima i budimo dvanaesti igrač našim momcima! 🙌⚽

Ulcinj danas diše kao jedno.
Zajedno ka istoriji! 🏆🔥

🎶 Koncert Mirze Selimovića povodom 20 godina nezavisnosti Crne Gore 🇲🇪Opština Ulcinj i Turistička organizacija Ulcinj va...
20/05/2026

🎶 Koncert Mirze Selimovića povodom 20 godina nezavisnosti Crne Gore 🇲🇪

Opština Ulcinj i Turistička organizacija Ulcinj vas pozivaju na veliko muzičko veče koje će obilježiti proslavu značajnog jubileja uz vrhunsku atmosferu i odličan program na Maloj plaži u Ulcinju.

✨ Veče će otvoriti Eliza & Band,
🎤 nakon čega slijedi koncert Mirze Selimovića,
🎧 a za završnicu večeri zadužen je DJ Macaroni.

📅 21. maj 2026.
🕘 20:00h
📍 Mala plaža, Ulcinj

Dobrodošli da zajedno proslavimo 20 godina nezavisnosti Crne Gore uz muziku, energiju i nezaboravno veče! ✨

-

🎶 Koncerti i Mirza Selimoviqit me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi 🇲🇪

Komuna e Ulqinit dhe Organizata turistike Ulqin Ju ftojnë në një mbrëmje të madhe muzikore, e cila do të shënojë këtë jubile të rëndësishëm me atmosferë të veçantë dhe program të pasur në Plazhin e Vogël në Ulqin.

✨ Mbrëmjen do ta hapë Eliza & Band,
🎤 më pas do të performojë Mirza Selimoviq,
🎧 ndërsa përmbyllja e mbrëmjes do të vazhdojë me DJ Macaroni.

📅 21 maj 2026
🕘 Ora 20:00
📍 Plazhi i Vogël, Ulqin

Mirë se vini ta festojmë së bashku 20-vjetorin e pavarësisë së Malit të Zi me muzikë, energji dhe një mbrëmje të paharrueshme! ✨

🎶 Koncert me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të ZiKomuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë me krenari ju ftoj...
17/05/2026

🎶 Koncert me rastin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi

Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë me krenari ju ftojnë në një koncert kushtuar krijimtarisë në Mal të Zi, si dhe interpretimeve artistike të këngëve shqiptare dhe malazeze. Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë vepra të përzgjedhura të autorëve malazezë, të cilat interpretohen për herë të parë në Ulqin.

📌 Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i krijimtarisë kulturore dhe muzikore të Ulqinit dhe Malit të Zi.

Marrin pjesë: Egzona Salaj, Maja Jaković, Hristina Dragović, Slađana Božović, Jelena Knežević, Fatime Buzuku, Merita Subašić Šabanović dhe Jozo Jaković.

Data: 19 maj 2026
Ora: 20:00
Lokacioni: Galeria e Qendrës për Kulturë

-

🎶 Koncert povodom 20 godina nezavisnosti Crne Gore

Opština Ulcinj i Centar za kulturu sa ponosom vas pozivaju na koncert posvećen stvaralaštvu u Crnoj Gori, kao i umjetnickim interpretacijama albanskih i crnogorskih pjesama. Publika će imati priliku da čuje odabrana djela crnogorskih autora, koja se prvi put izvode u Ulcinju.

📌 Cilj ovog događaja je promocija ulcinjskog i crnogorskog kulturnog i muzičkog stvaralaštva.

Učestvuju: Egzona Salaj, Maja Jaković, Hristina Dragović, Slađana Božović, Jelena Knežević, Fatime Buzuku, Merita Subašić Šabanović i Jozo Jaković.

Datum: 19.maj 2026. godine
Vrijeme: 20:00h
Lokacija: Galerija Centra za kulturu

Në kuadër të vazhdimit të programit për shënimin e jubileut të madh – 20 vjet të pavarësisë së Malit të Zi, u mbajt një ...
15/05/2026

Në kuadër të vazhdimit të programit për shënimin e jubileut të madh – 20 vjet të pavarësisë së Malit të Zi, u mbajt një mbrëmje letrare me temën “Letërsia si mjet i interkulturalitetit”. Mbrëmja u zhvillua në frymën e kulturës, dialogut dhe respektit të ndërsjellë, me pjesëmarrjen e shkrimtarëve dhe krijuesve Muzafer Beljo Çaushi, Qazim Muja dhe Dragana Erjavshek, të cilët me kumtesat dhe reflektimet e tyre dhanë një kontribut të veçantë në temën e interkulturalitetit dhe në rëndësinë e letërsisë si urë lidhëse mes njerëzve dhe kulturave. Mbrëmjen e nderoi me praninë e tij edhe kryetari i Komunës, Genci Nimanbegu.

Programin e moderi Edona Bakalli, ndërsa pas fjalës së saj hyrëse, të pranishmëve iu drejtua edhe ushtruesja e detyrës së sekretares së Sekretariatit për Kulturë dhe Veprimtari Shoqërore, Merita Subashiq Shabanoviq, e cila theksoi rëndësinë e ruajtjes së frymës multikulturore, promovimit të letërsisë dhe vlerave të përbashkëta që tashmë prej dy dekadash përbëjnë themelin e Malit të Zi bashkëkohor dhe qytetar.

U okviru nastavka programa obilježavanja velikog jubileja 20 godina nezavisnosti Crne Gore, održano je književno veče na temu „Književnost kao sredstvo interkulturalnosti“. Veče je proteklo u duhu kulture, dijaloga i međusobnog uvažavanja, uz učešće književnika i stvaralaca Muzafera Beljo Čaušija, Qazima Muje i Dragane Erjavšek, koji su svojim izlaganjima i razmišljanjima dali poseban doprinos temi interkulturalnosti i značaju književnosti kao mosta među ljudima i kulturama. Veče je svojim prisustvom uveličao i predsjednik Opštine, Genci Nimanbegu.

Program je moderirala Edona Bakali, a nakon njene uvodne riječi prisutnima se obratila i v.d. sekretarka Sekretarijata za kulturu i društvene djelatnosti, Merita Subašić Šabanović, koja je istakla važnost očuvanja multikulturalnog duha, promocije književnosti i zajedničkih vrijednosti koje već dvije decenije predstavljaju temelj savremene i građanske Crne Gore.

📚 Në një atmosferë të këndshme dhe frymëzuese u mbajt tribuna letrare “Fjala shqipe në Mal të Zi - Autorë dhe botues në ...
12/05/2026

📚 Në një atmosferë të këndshme dhe frymëzuese u mbajt tribuna letrare “Fjala shqipe në Mal të Zi - Autorë dhe botues në dialog”, si një ndër aktivitetet në vazhdën e manifestimeve që organizohen me rastin e shënimit të 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.

Mbrëmja u zhvillua në frymën e fjalës së bukur, dialogut të pasur dhe shkëmbimit të përvojave mbi rëndësinë e gjuhës shqipe, letërsisë dhe botimeve në Mal të Zi. Të pranishmit patën mundësinë të ndjekin reflektime dhe diskutime me vlerë nga pjesëmarrësit e nderuar:

✒️ Ismet Kallaba
✒️ Gazmend Çitaku
✒️ Ali Gjeçbritaj

Moderatore e mbrëmjes ishte Ardita Rama.

Programin e hapi U.D. sekretarja e Sekretariatit për kulturë dhe veprimtari shoqërore, Merita Subashić Šabanović, e cila theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës, kulturës dhe dialogut të ndërsjellë përmes letërsisë dhe artit.

Në përmbyllje të mbrëmjes, të pranishmëve iu drejtua edhe Kryetari i Komunës, duke falënderuar pjesëmarrësit dhe publikun për kontributin e tyre në jetën kulturore të qytetit dhe në shënimin e këtij jubileu të rëndësishëm për Malin e Zi.

Falënderojmë të gjithë ata që me praninë e tyre mbështetën këtë mbrëmje të bukur letrare, duke dëshmuar edhe një herë se kultura dhe fjala e shkruar i bashkojnë njerëzit dhe ruajnë identitetin. 📖

📚 U prijatnoj i inspirativnoj atmosferi održana je književna tribina „Fjala shqipe në Mal të Zi - Autorë dhe botues në dijalog“, kao jedna od aktivnosti u nizu koje se organizuju povodom obilježavanja 20 godina nezavisnosti Crne Gore.

Veče je proteklo u znaku lijepe riječi, bogatog dijaloga i razmjene iskustava o značaju albanskog jezika, književnosti i izdavaštva u Crnoj Gori. Publika je imala priliku da uživa u vrijednim promišljanjima i razgovorima naših uvaženih učesnika:

✒️ Ismet Kallaba
✒️ Gazmend Çitaku
✒️ Ali Gjeçbritaj
Moderatorica veceri bila je Ardita Rama.
Program je otvorila V.D. sekretarka Sekretarijata za kulturu i društvene djelatnosti, Merita Subašić Šabanović, ističući značaj očuvanja jezika, kulture i međusobnog dijaloga kroz književnost i umjetnost.

Na kraju večeri prisutnima se obratio i predsjednik Opštine, zahvalivši učesnicima i publici na doprinosu kulturnom životu grada i obilježavanju značajnog jubileja za Crnu Goru.

Hvala svima koji su svojim prisustvom podržali ovo lijepo književno veče i još jednom pokazali koliko kultura i pisana riječ povezuju ljude i čuvaju identitet. 📖

Address

Bulevar Ð. K. Skenderbeg Bb
Ulcinj
85360

Opening Hours

Monday 08:00 - 15:00
Tuesday 08:00 - 15:00
Wednesday 08:00 - 15:00
Thursday 08:00 - 15:00
Friday 08:00 - 15:00

Telephone

+38230412050

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality of Ulcinj posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Komuna e Ulqinit / Opština Ulcinj / Municipality of Ulcinj:

Share