17/04/2026
THIRRJE E HAPUR PËR PJESËMARRJE
Trajnimi i Trajnerëve – Projekti RiseUpWB I financuar nga Bashkimi Evropian
📍 Prishtinë, Kosovë
📅 2–6 Maj 2026
Jeni të interesuar të zhvilloni aftësitë tuaja si trajner dhe të kontribuoni në fuqizimin e të rinjve? Bashkohuni në Trajnimin e Trajnerëve RiseUpWB, që do të zhvillohet në Prishtinë, Kosovë, nga 2 deri më 6 maj 2026.
Ky trajnim synon të forcojë kapacitetet e pjesëmarrësve në fushat kryesore si:
Hartimi dhe zhvillimi i seancave të trajnimit të orientuara drejt punësimit
Angazhimi ndërkulturor i të rinjve
Lehtësimi dixhital dhe përdorimi i e-learning
Koordinimi dhe menaxhimi i vullnetarëve
Kush mund të aplikojë?
Ftohen të aplikojnë të rinj, punonjës rinorë, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe profesionistë që janë të angazhuar ose të interesuar në punën me të rinjtë dhe zhvillimin e aftësive të tyre.
Çfarë ofrohet?
Një përvojë intensive dhe ndërkombëtare trajnimi
Metodologji interaktive dhe praktike
Mundësi rrjetëzimi me pjesëmarrës nga vende të ndryshme
Certifikatë pjesëmarrje
Te gjitha shpenzimet mbulohen nga projekti.
📌 Afati i aplikimit: 20/04/2026
📩 Aplikimi: Dergoni CV ne [email protected]
Plotësoni linkun ne koment.