Zyra Vendore Arsimore BERAT

Zyra Vendore Arsimore BERAT Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Zyra Vendore Arsimore BERAT, Government Organization, Rruga "Mihal Komneno", Berat.

Sot, në kuadër të përgatitjeve për nisjen e vitit të ri shkollor 2026–2027, Zyra Vendore Arsimore Berat zhvilloi një tak...
10/09/2026

Sot, në kuadër të përgatitjeve për nisjen e vitit të ri shkollor 2026–2027, Zyra Vendore Arsimore Berat zhvilloi një takim pune me drejtuesit e institucioneve arsimore publike dhe private, me fokus të veçantë te masat e marra dhe përgjegjësitë e përbashkëta për një nisje sa më të mbarë 🎒🏫📚📖👩‍🏫

Takimi shërbeu si një moment i rëndësishëm bashkëbisedimi, koordinimi dhe vlerësimi të gatishmërisë së institucioneve arsimore, duke u ndalur te organizimi i procesit mësimor, mjediset dhe kushtet e shkollave, pajisja e nxënësve me tekstet shkollore, siguria, komunikimi me prindërit dhe çdo element tjetër që garanton një fillim të qetë, të sigurt dhe të organizuar të vitit të ri shkollor.

Në qendër të çdo përgatitjeje mbetet nxënësi, mirëqenia, siguria, përfshirja dhe e drejta e tij për të marrë një arsim cilësor, me standarde dhe gjithëpërfshirës.
Me përgjegjësi, bashkëpunim dhe përkushtim, drejtuesit dhe stafet arsimore janë gati të hapin dyert e shkollave për të pritur nxënësit tanë dhe për t’u uruar atyre një vit të ri plot dije, mundësi, arritje dhe suksese. 🥇🏆

E hëna është pranë dhe shkollat e Beratit janë gati! 📖❤️📚

10/09/2026

SHTYHET AFATI I APLIKIMIT 📣📚👩‍🏫

Për t’iu përgjigjur interesit të lartë dhe kërkesave të kandidatëve për të aplikuar në Programin “Pas Shkolle”, për vitin shkollor 2026–2027, afati i aplikimit për të gjitha kategoritë e trajnuesve shtyhet deri më 18 shtator 2026.

Ftojmë të gjithë kandidatët e interesuar të aplikojnë brenda afatit të ri.

09/09/2026

📌Thirrja për trajnues për Programin “Pas Shkolle”, aplikimet janë të hapura deri më 10 shtator 👩‍🏫📚🧑‍💻

Në vitin e ri shkollor, Programi “Pas Shkolle” vjen me më shumë risi dhe mundësi për nxënësit tanë. Në 408 shkolla, pas përfundimit të orarit mësimor, fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë, argëtohen dhe të zhvillojnë talentet e tyre përmes programeve: Bëjmë detyrat e shtëpisë - Muzikë - Teatër - Kërcim - Zeje - Arte pamore.

🔴Për ta ngritur në një tjetër nivel Programin “Pas Shkolle”, ftojmë të gjithë trajnuesit që përmbushin kriteret të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e ekipit tonë të madh në shkolla me profesionistë të kualifikuar.

Me “Pas Shkolle” synojmë të krijojmë një hapësirë socializimi dhe zhvillimi, ku nxënësit jo vetëm marrin njohuri, zbulojnë talentet, zhvillojnë potencialin e tyre⏰️ por janë orë cilësore që i mbajmë larg ekraneve.

👉 Më shumë informacion për kriteret dhe mënyrën e aplikimit: https://arsimiparauniversitar.gov.al/hapen-aplikimet-per-kandidatet-per-trajnues-per-angazhim-ne-programin-pas-shkolle-per-vitin-shkollor-2026-2027/?fbclid=IwdGRjcAUOEPBjbGNrBQ4Q6nBkb2YBZXh0bgNhZW0CMTEAc3J0YwZhcHBfaWQMMzUwNjg1NTMxNzI4AAEezSvRgRE_XBPl3XU0oAcyP3Z9d9wjV8KwVy0Zf-rp9ps5dpTZurXww54KLwE_aem_zr4jwXKF1ZPaiekFLUelAA

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, u zhvillua Takimi i Task-Forcës për Sigurinë në Shkolla, me pjesëma...
08/09/2026

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor 2026–2027, u zhvillua Takimi i Task-Forcës për Sigurinë në Shkolla, me pjesëmarrjen e Zv.ministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhemal Qefalia, Prefektes së Qarkut Berat, znj. Valbona Zylyftari, Kryetarit të Bashkisë Berat, z. Ervin Ceca, Drejtueses së DRAP Korçë, znj. Vinjola Rota dhe Drejtuesit të Policisë, z. Dritan Malaj.🛡️🤝🎒📚🏩

Në fokus të takimit ishte forcimi i bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional, si dhe vlerësimi i masave konkrete të marra për garantimin e një mjedisi sa më të sigurt për nxënësit dhe stafet pedagogjike.

Në këtë drejtim, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Berat, së bashku me Shërbimin Psiko-Social, Oficerët e Sigurisë, drejtuesit e institucioneve arsimore, mësuesit kujdestarë, prindërit dhe institucionet përgjegjëse, do të vijojë të jetë sa më pranë shkollave dhe komunitetit, për të parandaluar, evidentuar dhe adresuar në kohë çdo situatë që mund të cenojë sigurinë, mirëqenien dhe integritetin fizik e emocional të nxënësve.
𝗡𝗷𝗲̈ 𝘀𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗲̈ 𝗲 𝘀𝗶𝗴𝘂𝗿𝘁 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗰̧𝗱𝗼 𝗱𝗶𝘁𝗲̈, 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗲𝘀 𝗽𝗿𝗮𝗻𝗶𝘀𝗲̈, 𝘃𝗲̈𝗺𝗲𝗻𝗱𝗷𝗲𝘀, 𝗸𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗲̈𝗽𝘂𝗻𝗶𝗺𝗶𝘁.🛡️🤝 📚🏫
Së bashku për një vit shkollor 2026–2027 të sigurt, të mbarë dhe të suksesshëm! 🛡️

08/09/2026
08/09/2026
05/09/2026

Lista përfundimtare e kandidatëve të renditur sipas pikëve në Portalin “Mësues për Shqipërinë” 2026

Në zbatim të udhëzimit nr. 8, datë 3.5.2024 “Për procedurat e pranimit, të pezullimit dhe të largimit të mësuesit nga një vend pune, si dhe administrimit të portalit “Mësues për Shqipërinë”, i ndryshuar, AKAP ka publikuar listën përfundimtare të kandidatëve pjesëmarrës në Portalin “Mësues për Shqipërinë” 2026, të rankuar dhe renditur sipas pikëve totale.
👨‍🏫📚📖👩‍🏫
👇

Shkollat e ZVAP Berat po bëhen gati në çdo klasë, çdo hapësirë dhe çdo detaj duke u përgatitur me kujdes, në pritje të n...
05/09/2026

Shkollat e ZVAP Berat po bëhen gati në çdo klasë, çdo hapësirë dhe çdo detaj duke u përgatitur me kujdes, në pritje të nxënësve tanë për të nisur së bashku një tjetër vit shkollor të mbarë e të suksesshëm. 🌞📖📚🎒

📖 Librat janë duke u shpërndarë dhe nxënësit po pajisen me tekstet shkollore, duke e nisur këtë vit me më shumë mundësi për të mësuar, zbuluar dhe ëndërruar.

👩‍🏫 Mësuesit dhe drejtuesit janë gati me përkushtimin, energjinë dhe përgjegjësinë e tyre për të pritur çdo nxënës në një mjedis të sigurt, të ngrohtë dhe të denjë për ta.

Address

Rruga "Mihal Komneno"
Berat
5001

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00

Telephone

+35532234850

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra Vendore Arsimore BERAT posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Zyra Vendore Arsimore BERAT:

Shortcuts

Share