Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat

Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat Ne promovojme ,mbrojme e menaxhojme Zonat e Mbrojtura te Qarkut Berat. Se bashku mund ta bejme me mire !

28/07/2026
23/07/2026
🌳 Lisi i Çezmës së Prokopisë në fshatin Paftal është një nga monumentet më të vyera të natyrës në qarkun e Beratit. 🌿 Me...
22/07/2026

🌳 Lisi i Çezmës së Prokopisë në fshatin Paftal është një nga monumentet më të vyera të natyrës në qarkun e Beratit. 🌿
Me një moshë mbi 250 vjeçar, lartësi 16 metra dhe një kurorë të gjerë që shtrihet në rreth 72 metra, ky lis (Quercus cerris) përfaqëson një pasuri të rëndësishme natyrore, ekologjike dhe kulturore. 🌍🍃

I ruajtur në gjendje shumë të mirë dhe i mbrojtur si Monument Natyre, ai është kthyer në një pikë referimi për banorët dhe vizitorët e zonës, duke dëshmuar harmoninë mes trashëgimisë natyrore dhe komunitetit lokal. 🤝🌳✨

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔

Mirëmëngjes🌻 nga Parku Kombëtar “Mali i Tomorrit”. 🌳  🌿  🇦🇱  🌼   🏔
21/07/2026

Mirëmëngjes🌻 nga Parku Kombëtar “Mali i Tomorrit”.

🌳 🌿 🇦🇱 🌼 🏔

📌Ju njohim sot me bimën Echium vulgare (Gjuhë nepërke) 🪻Një bimë barishtore e egër, e dallueshme për lulet e saj blu-vjo...
20/07/2026

📌Ju njohim sot me bimën Echium vulgare (Gjuhë nepërke)

🪻Një bimë barishtore e egër, e dallueshme për lulet e saj blu-vjollcë dhe kërcellin me push. Lulëzon gjatë pranverës dhe verës,☀️rritet në livadhe, kullota dhe vende të thata duke qenë një burim i rëndësishëm nektari 🍯 për bletët 🐝 dhe polenizues të tjerë.

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔

🌳 Lisi i Mbolanit – një monument natyre me histori shekullore 🍃📍 Në fshatin me të njëjtin emër gjendet Lisi i Mbolanit (...
16/07/2026

🌳 Lisi i Mbolanit – një monument natyre me histori shekullore 🍃

📍 Në fshatin me të njëjtin emër gjendet Lisi i Mbolanit (Quercus cerris), një monument natyre me një moshë të vlerësuar rreth 200 vjeç. Ky lis mbart vlera të rëndësishme ekologjike, 🌿historike 📜 dhe kulturore .🏡

🌳 Me një lartësi prej 14 metrash, trung me diametër 2.23 metra dhe një kurorë të dendur, ai përbën një element të veçantë të peisazhit natyror dhe një simbol të trashëgimisë së zonës. 🌱

🤝 Prej brezash, ka qenë një pikë referimi dhe respekti për komunitetin vendas, duke ruajtur një rëndësi të veçantë në kujtesën dhe traditën lokale.

🍂 Pavarësisht ndikimit të kohës dhe dëmtimeve të shkaktuara nga erozioni, ai vijon të përfaqësojë një pasuri të çmuar natyrore.🌍

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔

🌳 Rrapi i Zhitomit – një monument natyror me vlera të veçanta historike, ekologjike dhe kulturore.📍 I shpallur Monument ...
14/07/2026

🌳 Rrapi i Zhitomit – një monument natyror me vlera të veçanta historike, ekologjike dhe kulturore.

📍 I shpallur Monument Natyre më 20 dhjetor 2002, ky rrap shekullor (Platanus orientalis) ndodhet në fshatin Zhitom, në një lartësi rreth 700 m mbi nivelin e detit.

🌿 Me një moshë të vlerësuar 280–350 vjeç, një lartësi prej 21 metrash dhe një kurorë të gjerë prej rreth 50 metrash, ai është ndër drurët më mbresëlënës të zonës dhe një pasuri e çmuar e trashëgimisë natyrore. 💚

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔

A keni dëgjuar më parë për Shpellën e Pirogosh*t? 🤔Pranë fshatit Radesh, në Bashkinë Skrapar, brenda Monumentit Natyror ...
10/07/2026

A keni dëgjuar më parë për Shpellën e Pirogosh*t? 🤔
Pranë fshatit Radesh, në Bashkinë Skrapar, brenda Monumentit Natyror “Kanionet e Gradecit “,🌿ndodhet Shpella e Pirogosh*t, një nga shpellat karstike më mbresëlënëse në Shqipëri.🇦🇱
Me një gjatësi të eksploruar prej rreth 1.8 km ,📏ajo veçohet për galeritë, stalaktitet, stalagmitet dhe kolonat gëlqerore të formuara ndër mijëra vjet .⏳Në brendësi gjenden edhe shtresa mikroorganizmash që krijojnë një pamje të veçantë nëntokësore .✨
Shpella është habitat i rëndësishëm për lakuriqtë e natës 🦇 dhe mbart edhe një legjendë të lashtë që i shton misterin. 🌙

Ky monument arrihet nëpërmjet rrugës Berat–Çorovodë–Pirogosh (57 km), 🚗 e ndjekur nga një shteg këmbësor prej rreth 350 m. 🚶‍♂️

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔

🌿♻️ Për të nxitur kujdesin ndaj mjedisit dhe ruajtjen e pastërtisë në zonat e mbrojtura, AdZM Berat ka realizuar vendosj...
07/07/2026

🌿♻️ Për të nxitur kujdesin ndaj mjedisit dhe ruajtjen e pastërtisë në zonat e mbrojtura, AdZM Berat ka realizuar vendosjen e tabelave informuese në zonën e Çezmës së Tarikos.

🪧 Nëpërmjet këtyre tabelave synohet ndërgjegjësimi i vizitorëve për depozitimin e mbeturinave në vendet e caktuara, duke kontribuar në mbrojtjen e natyrës, ruajtjen e pastërtisë dhe vlerave natyrore të kësaj zone. 🌱🌍

🌳 🍄 🇦🇱 🌼 🏔

Address

Berat

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Berat:

Shortcuts

Share