26/11/2026
⚠️ NJOFTIM I RËNDËSISHËM – KUJDES NGA RESHJET INTENSIVE!
Bashkia Gjirokastër njofton qytetarët se, gjatë datave 26–28 nëntor 2026, sipas parashikimeve të IGJEO dhe Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, priten reshje intensive shiu, të cilat mund të shkaktojnë dalje të përrenjve nga shtrati dhe rrëshqitje të lokalizuara të dherave.
📌 U bëjmë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes, të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të mos afrohen pranë përrenjve apo zonave me rrezik rrëshqitjeje.
🚨 Strukturat përgjegjëse të Bashkisë janë në gatishmëri për monitorimin e situatës dhe marrjen e masave parandaluese.
📞 Për çdo problematikë apo emergjencë, kontaktoni në numrat:
128
+355 69 207 1388
Ju lutemi, tregoni kujdes!