24/08/2026
🟢Takim me të rinjtë në qytetin e Memaliaj që marrin pjesë nё Programin e Riintegrimit Social, me qëllim
njohjen nga afër me përvojat, nevojat dhe
sfidat e tyre gjatë këtij procesi.📃
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e
përfshirjes sociale, edukimit, zhvillimit të
aftësive dhe krijimit të mundësive për një të
ardhme më të mirë.📚
🧑🏻💻👩💻Të rinjtë patën mundësinë
të shprehnin mendimet dhe shqetësimet e
tyre, si dhe të ndanin eksperiencat e tyre gjatë
pjesemarrjes në program.👩🏼🏫
🤝Takimi shërbeu edhe si një mundësi për të
forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin me të
rinjtë, duke i inkurajuar ata të jenë aktivë në
komunitet dhe të përfitojnë sa më shumë nga
mundësite që ofron Programi i Riintegrimit
Social.
Ky aktivitet u zhvillua nën këshillimin dhe rekomandimet e znj. Lindita Luzo këshilluese e organizates CHWB dhe z.Adnand Matushi përfqaqësues i Center For Openness And Dialogue duke krijuar një hapësirë frymezuese për dialog, reflektim dhe angazhim qytetar.
Së bashku ndërtojmë një të ardhme europiane
për Shqipërinë!🇪🇺