Bashkia Shkodër

Bashkia Shkodër Kjo është faqja zyrtare e Bashkisë Shkodër

16/09/2026

Benet Beci

Mirëmëngjes nga Bardhaj! ☀️

Të rinjtë e “Act4Gjyshat” sjellin gëzim në shtëpinë e nënë Shaqes, e cila festoi 83-vjetorin mes buzëqeshjesh, ngrohtësie dhe dashurie. 🤍

Një dhuratë simbolike, që do t’ia lehtësojë lëvizjen dhe do ta ndihmojë të kujdeset më shumë për veten dhe kafshët e saj të dashura.

Gjëra të vogla, me dashuri të madhe nga të rinjtë e Shkofrës. 🙏

🎭 “Këshilli i Ndrikullave”, një nga veprat më të dashura që ka lënë gjurmë në historinë e humorit shkodran, rikthehet së...
15/09/2026

🎭 “Këshilli i Ndrikullave”, një nga veprat më të dashura që ka lënë gjurmë në historinë e humorit shkodran, rikthehet së shpejti në skenën e Teatrit “Migjeni”, këtë herë në një variant modern.

Mjeshtri i humorit, aktori Sandër Ruçi, po punon për realizimin e shfaqjes, duke ruajtur frymën dhe identitetin e veprës së njohur, por duke e sjellë atë më pranë publikut të sotëm.

Detajet e para të projektit u prezantuan gjatë një konference për mediat në hollin e Teatrit “Migjeni”.

Një rikthim i shumëpritur për artdashësit shkodranë! 🎭👏

15/09/2026

Benet Beci

📍 Rrugica e Koplikëve, lagjja “Qafëhardhi”

Një tjetër zonë e qytetit është pjesë e planit të investimeve të Bashkisë Shkodër.

Së bashku me inxhinierë dhe arkitektë, inspektuam nga afër bllokun e pallateve në Rrugicën e Koplikëve, ku e gjithë hapësira, e zënë dhe e lënë pas dore ndër vite, do të transformohet.

Vëmendje e veçantë do t’u kushtohet parkimeve, këndeve të qëndrimit për të moshuarit dhe hapësirave të dedikuara për fëmijët.

🏠 STREHIMI SOCIAL | INFORMIM DHE ORIENTIM PËR QYTETARËTBashkia Shkodër vijon punën për të garantuar një informim të qart...
14/09/2026

🏠 STREHIMI SOCIAL | INFORMIM DHE ORIENTIM PËR QYTETARËT

Bashkia Shkodër vijon punën për të garantuar një informim të qartë, të saktë dhe të unifikuar të qytetarëve mbi programet e strehimit social.

Struktura përgjegjëse për strehimin, pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, Rinisë, Strehimit dhe Shëndetit Publik, zhvilloi një takim me Administratorët e Lagjeve dhe Njësive Administrative, Administratorët Shoqërorë dhe Specialistët e Qendrave Komunitare "Për Familjen".

📌 Në fokus të takimit ishin:
* Programet e strehimit social;
* Kriteret për përfitim;
* Procedurat dhe mënyrat e aplikimit;
* Orientimi i qytetarëve drejt informacionit dhe shërbimit të duhur.

🤝 Përmes këtij bashkëpunimi synohet që informacioni të përcillet në mënyrë të unifikuar dhe të aksesueshme në të gjithë territorin e Bashkisë Shkodër, duke mbështetur qytetarët dhe familjet që kanë nevojë për zgjidhje në fushën e strehimit.

📣 Informohu. Apliko. Përfito nga programet e strehimit social.

👉 Për më shumë informacion mbi kriteret dhe procedurat e aplikimit, konsultoni njoftimin zyrtar të Bashkisë Shkodër për instrumentin financiar “Subvencionimi i qirasë në tregun e lirë”.

https://share.google/w1nGY0bqlnU4fUk4k

📌 Për informacion dhe orientim, qytetarët mund të paraqiten çdo të premte, nga ora 09:00–11:00, pranë Z1N të Bashkisë Shkodër

🎨 Bëhu pjesë e Punëtorive Artistike ARTE – ARTI për Europën!Je 18–33 vjeç dhe ke pasion artin? Bashkohu me projektin “AR...
12/09/2026

🎨 Bëhu pjesë e Punëtorive Artistike ARTE – ARTI për Europën!

Je 18–33 vjeç dhe ke pasion artin? Bashkohu me projektin “ARTE – ARTI për Europën”, financuar nga Programi CERV i Bashkimit Evropian.

Pas përfundimit me sukses të punëtorisë së parë, eksperienca vazhdon me workshop-in e dytë të skulpturës, ku të rinjtë do të shprehin përmes artit idetë dhe vizionin e tyre për Europën, vlerat europiane dhe identitetin kulturor.

📅 16 shtator 2026
🕜 Ora 13:30
📍 Salla e mbledhjeve (OSBE), Bashkia Shkodër

Gjatë viteve 2026–2027 do të zhvillohen edhe punëtori në fotografi, pikturë, letërsi dhe forma të tjera krijuese. Punimet do të ndahen me të rinj nga vende të tjera dhe do të prezantohen në aktivitetet ndërkombëtare të projektit.

✅ Pjesëmarrja është falas.
⚠️ Vendet janë të kufizuara.

Regjistrohu këtu:

https://docs.google.com/forms/d/1sJ-TZ9fG7uIztnUp08lzTQYwmfqgxwia-_JDIpBY3_8/viewform?edit_requested=true

🩹 Një minutë, një veprim i duhur, një jetë e shpëtuar.Në kuadër të Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, Bashkia Shkodër, n...
12/09/2026

🩹 Një minutë, një veprim i duhur, një jetë e shpëtuar.

Në kuadër të Ditës Botërore të Ndihmës së Parë, Bashkia Shkodër, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, Dega Shkodër, u bashkua me një aktivitet sensibilizues për qytetarët.

📍 Në sheshin para Bashkisë, vullnetarët tanë ishin pranë qytetarëve për të ndarë informacion, këshilla dhe praktika të thjeshta mbi dhënien e ndihmës së parë në situata emergjente.

Përmes demonstrimeve praktike dhe materialeve informuese, qytetarët patën mundësinë të mësojnë se si të reagojnë në momentet e para, kur ndihma e shpejtë mund të jetë vendimtare.

❤️ Sepse të dish të japësh ndihmën e parë do të thotë të jesh gati të ndihmosh dikë kur ka më shumë nevojë.

Falënderojmë Kryqin e Kuq Shqiptar dhe mbi të gjitha vullnetarët për kontributin e tyre në ndërgjegjësimin dhe fuqizimin e komunitetit tonë.

Sot, në vijim të shpërndarjes së çantave shkollore në Qendrat Komunitare "Për Familjen" të Bashkisë Shkodër, 200 çanta u...
12/09/2026

Sot, në vijim të shpërndarjes së çantave shkollore në Qendrat Komunitare "Për Familjen" të Bashkisë Shkodër, 200 çanta u shpërndanë për fëmijët që kanë nevojë për më shumë mbështetje në nisjen e vitit të ri shkollor.

Kjo mundësi u krijua falë mbështetjes së Kishës Ungjillore “Shpresë për Shkodrën”, së cilës i shprehim mirënjohjen për solidaritetin dhe kujdesin e treguar ndaj fëmijëve dhe familjeve të komunitetit tonë. 🤝

Faleminderit të gjithë atyre që zgjedhin të jenë pranë fëmijëve të Shkodrës dhe të kontribuojnë që asnjë fëmijë të mos ndihet i vetëm përballë vështirësive.

📚 Bashkë, për një fillim më të bukur!

Ansambli Popullor i Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci” mori pjesë në edicionin XIX të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombë...
12/09/2026

Ansambli Popullor i Qendrës Kulturore “Pjetër Gaci” mori pjesë në edicionin XIX të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Qytetare, të zhvilluar më 10 shtator 2026.

Ansambli u vlerësua me Çmimin Special “Mustafa Budini”, me motivacionin: “Për evidentimin dhe interpretimin cilësor të këngës qytetare”.

Urime artistëve dhe trupës muzikore të Teatrit “Migjeni”, pjesë e pandarë e Ansamblit, për këtë vlerësim të merituar! 👏🎶

12/09/2026

Benet Beci

Mirëmëngjes!
Shkolla “Pashko Vasa” është gati për të pritur nxënësit në vitin e ri shkollor. 📚

Address

Shkodër

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 16:30

Telephone

+355676878691

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Bashkia Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Bashkia Shkodër:

Shortcuts

Share