Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër Kjo është faqja zyrtare e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër

15/06/2026
13/06/2026
11/06/2026

Pamje nga rezultatet e punës së strukturave të DVP Shkodër dhe DVKM Shkodër, gjatë muajit maj

10/06/2026

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë miratuam vendimet për mbështetjen financiare të familjeve të dy efektivëve; Dëshmorit të Atdheut, Enea Mekolli dhe Edison Adrit, i cili mbeti i plagosur në përballjen me krimin. Përkatësisht do të akordohen 5 dhe 3 milionë lekë të reja për familjet e tyre.

Asnjë ndihmë nuk mund të zbusë dhimbjen për ngjarjen e rëndë, por shteti ka detyrimin të qëndrojë pranë familjeve të tyre, me respekt, mirënjohje dhe mbështetje konkrete. Sakrifica e tyre nuk do të harrohet.

Krahas vendimit të sotëm, Ministria e Punëve të Brendshme po ndjek të gjitha procedurat ligjore për trajtimin e familjes së Dëshmorit të Atdheut Enea Mekolli sipas Ligjit “Për statusin ‘Fëmijë në Përkujdesje të Republikës’”.

09/06/2026

𝐀𝐬𝐧𝐣ë 𝐭𝐨𝐥𝐞𝐫𝐚𝐧𝐜ë 𝐧𝐝𝐚𝐣 𝐩𝐚𝐥𝐢𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢𝐬ë 𝐝𝐡𝐞 𝐚𝐬𝐧𝐣ë 𝐤𝐨𝐦𝐩𝐫𝐨𝐦𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐩𝐚𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐞𝐠𝐣𝐬𝐡𝐦ë𝐫𝐢𝐧ë 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐦𝐛𝐮𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐞 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫ë𝐬

Përgëzime Policia e Shtetit për evidentimin e 7446 bimë të dyshuara Cannabis Sativa në territorin e Njësisë Administrative Velipojë, Shkodër.

Vlerësoj reagimin e shpejtë me masa administrative dhe disiplinore ndaj punonjësve të policisë për të cilët ekzistojnë dyshime të bazuara për mosushtrim të plotë të përgjegjësive funksionale në kontrollin dhe monitorimin e territorit. Çdo përgjegjësi individuale do të vlerësohet në përputhje me ligjin dhe standardet profesionale.

Kam kërkuar që në çdo rast të tillë të garantohet koordinim i plotë dhe i menjëhershëm ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në mënyrë që verifikimi i fakteve, hetimi administrativ dhe llogaridhënia institucionale dhe ligjore të zhvillohen me profesionalizëm, efektivitet dhe zero kompromis.

Ky është standardi i kërkuar nga të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit: përgjegjësi, integritet dhe reagim i shpejtë ndaj çdo shkeljeje të ligjit apo detyrës.

Njëkohësisht, dëshiroj të falënderoj qytetarët që bashkëpunojnë me institucionet ligjzbatuese dhe të inkurajoj çdo qytetar të denoncojë çdo aktivitet të paligjshëm. Informacioni i tyre mbetet një element i rëndësishëm për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, si dhe për rritjen e efektivitetit të punës së Policisë së Shtetit dhe sigurisë së përbashkët 🙏🏻

Lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike dhe çdo forme tjetër të paligjshmërisë mbetet një prioritet i pandryshueshëm i qeverisë dhe Ministria e Brendshme. Rezultatet kërkojnë angazhim të përditshëm, kontroll me përgjegjësi të territorit dhe bashkëpunim të ngushtë me komunitetin.

Askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia kur dështon të përmbushë detyrën që i është besuar.

Address

Levizja E Postribes
Shkodër
4001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër:

Share