16/09/2026
📢 NJOFTIM
Të nderuar banorë të Njësisë Administrative Postribë,
Ditën e Premte, më datë 18.09.2026, do të zhvillohet Dëgjesë Publike për Projektbuxhetin Vjetor 2027 të Bashkisë Shkodër.
🗣️ Jeni të ftuar të merrni pjesë dhe të adresoni problematikat, shqetësimet dhe nevojat e komunitetit tonë, si dhe të paraqisni propozimet tuaja për përfshirje në buxhetin e vitit 2027.
📍 Vendi: Bar Kafe “Ura e Mesit”
🕐 Ora: 13:00
Pjesëmarrja dhe zëri i çdo qytetari janë të rëndësishëm për përcaktimin e prioriteteve të komunitetit tonë.
Ju mirëpresim!