05/09/2026
PROGRAMI " PAS SHKOLLE "📚🎎🎨🎸🎵
NJOFTIM PËR PRINDËRIT E SHKOLLËS !
Duke pasur parasysh suksesin në pilotimin e programit " Pas shkolle " në fund të vitit shkollor 2025-2026 nga Ministria e Arsimit dhe Sportit , Shkolla 9-vjeçare " Bashkim Fino " zyrtare do të vijojë me zhvillimin e programit " Pas shkolle" gjatë vitit shkollor 2026-2027.
📚 "PROGRAMI PAS SHKOLLE" synon që koha pas mësimit të shndërrohet në një hapësirë ku nxënësit mësojnë, krijojnë, bashkëpunojnë, argëtohen dhe zhvillojnë talentet e tyre.
📝 🏃♂️ 💃 🖌 🎼 🎭
Programi zhvillohet jashtë orarit mësimor dhe synon:
• 📖 përforcimin e të nxënit;
• 🤝 zhvillimin e aftësive sociale;
• 🎨 zhvillimin e aftësive kulturore dhe krijuese;
• 🏃♀️ zhvillimin e aftësive sportive.
Në arsimin fillor, klasat I–V:
• 📝 “Bëjmë Detyrat e Shtëpisë” (BDSH)
• 🎨 “Klubet e Arteve dhe Zejeve” (KAZ)
Në arsimin e mesëm të ulët, klasat VI–IX
• 🎭 “Klubet e Arteve dhe Zejeve” (KAZ)
⏰ Si zhvillohet?
📝 Bëjmë Detyrat e Shtëpisë (BDSH):
5 orë në javë – 1 orë në ditë, nga 60 minuta, për 5 ditë.
🎨 Klubet e Arteve dhe Zejeve (KAZ):
2 orë në javë – 1 orë në ditë, 2 herë në javë.
Klubet përfshijnë:
🎼 Muzikë • 💃 Kërcim • 🎭 Teatër • 🖌 Art pamor • 🧵 Zeje
Në vëmendje !
• Pjesëmarrja në programin " Pas shkolle " gjatë vitit shkollor 2026-2027 bëhet nëpërmjet aplikimit të prindit në SMIP .
Për shkak të numrit të lartë të kërkesave, ju njoftojmë se që nga java që vjen, prindërit që kanë interes që fëmijët e tyre të ndjekin programin " Pas shkolle " duhet të aplikojnë sa më shpejt në sistemin SMIP !
Theksojmë që programi " Pas shkolle " është me dëshirë dhe mund të aplikojnë vetëm ata prindër që dëshirojnë që fëmija e tyre të ndjekë këtë program pas procesit mësimor !
Pjesëmarrja e lartë e nxënësve gjatë pilotimit të këtij programi në vitin e mëparshëm dhe vlerësimi maksimal nga ana e prindërve , tregojnë se ky program është një mbështetje shumë e madhe për prindërit dhe për nxënësit për të zhvilluar aftësitë e tyre akademike, krijuese,sociale, kulturore etj.
NJOFTIM PËR MËSUESIT DHE PROFESIONISTËT QË DO TË MBËSHTESIN PROGRAMIN " PAS SHKOLLE" në shkollën tonë👩💻👩🏫 :
📌Afati i aplikimeve ka nisur zyrtarisht dhe mbyllet më 10 shtator 2026.
🔸️Mësuesit aktualisht në punë (në shkolla publike) aplikojnë vetëm në rrugë elektronike nëpërmjet sistemit SMIP dhe dosja merret automatikisht nga sistemi.
🔸️Kandidatët në listë pritjeje në portalin "Mësues për Shqipërinë" nuk dorëzojnë dosje fizike. Duhet të aplikojnë elektronikisht brenda portalit dhe të dërgojnë një kërkesë zyrtare me email pranë Zyrës Vendore Arsimore Tiranë.
🔸️Mësuesit jashtë sistemit publik, artistët, artizanët dhe pensionistët:
Duhet të dorëzojnë një dosje fizike pranë Zyrës Vendore Arsimore Tiranë .
Nëse ju duhet të dorëzoni dosje fizike, dokumentet e detyrueshme janë:
🔸️Formulari i Aplikimit (Shtojca 4), ku specifikohen të dhënat dhe shkollat e preferuara.
🔸️Jetëshkrim (CV), kopje e diplomës dhe listës së notave.
🔸️Dëshmi Penaliteti, vërtetim nga prokuroria dhe vërtetim nga gjykata.
🔸️Vërtetim mjeko-ligjor.
🔸️Kopje të certifikatave të trajnimeve, projekteve ose portofol i punëve (për artistët/artizanët).
Ju ftojmë të bëheni pjesë e një institucioni arsimor me standarde të larta , në një mjedis miqësor dhe bashkëpunues me interes parësor NXËNËSIN dhe zhvillimin e tij qytetar dhe edukativ !
Me respekt !
Drejtoria e shkollës