14/09/2026
🎒📚 Mirë se erdhët në një vit të ri shkollor!
Dita e parë në shkollën tonë nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së shkollës Znj. Fjoralba Xhuvani, e më pas me përshëndetjen e Kryetarit të Njësisë Administrative Nr. 6, Z. Saimir Salaj.
Atmosferën e bukur të kësaj dite e pasuruan nxënësit tanë: Esma Nozlli me këngën “Shkolla jonë”, Mei Gjymenga me një poezi dhe grupi i valleve me një performancë të veçantë. 🎶💃
🔔 Zilja e parë shënoi fillimin e një tjetër viti plot dije, miqësi dhe përvoja të reja. Një moment i veçantë ishte pritja e nxënësve të klasave të para nga nxënësit e klasave të nënta, të cilët krijuan një tunel simbolik për t’i shoqëruar në hapin e tyre të parë në shkollë. 🤝
Në klasa, dita vijoi me veprimtari të ndryshme:
🌳 Pema e dëshirave
💬 Zëri im në shkollë
📋 Rregullat e klasës sonë Zyra Vendore Arsimore Tiranë Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Tiranë fans
Një ditë e parë plot buzëqeshje, energji dhe ide të bukura për një vit të ri shkollor.
Gëzuar fillimin e vitit të ri shkollor! 📚✨