KAS Albania

KAS Albania Zyra e Fondacionit Gjerman Konrad Adenauer për Shqipërinë 🇩🇪🤝🇦🇱 Zyra e Fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë 🇩🇪🇦🇱

🥂 Mbrëmë, organizuam një pritje me rastin e vizitës së Dieter Althaus, ish-Kryeministër i Landit të Turingisë dhe Anëtar...
15/09/2026

🥂 Mbrëmë, organizuam një pritje me rastin e vizitës së Dieter Althaus, ish-Kryeministër i Landit të Turingisë dhe Anëtar i Bordit të Fondacionit Konrad Adenauer, ku shfaqëm për të ftuarit edhe premierën e filmit “Parallel Lives”, në Muzeun "Shtëpia me Gjethe".

🎞️ Ky film i shkurtër nga Alex P. dhe i mbështetur nga KAS, rrëfen historitë e dy artistëve që jetuan mijëra kilometra larg njëri-tjetrit e që gjithsesi patën fate të ngjashme. Dy jetë të ndryshme, të dyja viktima të persekutimit komunist. 

Nga njëra anë, historia e sopranos shqiptare, pak të njohur, Merita Sokoli dhe nga ana tjetër ajo e tenorit të mirënjohur sovjetik Vadim Kozin, na shërbejnë për të kujtuar se diktaturat shfaqin gjithnjë të njëjtën fytyrë, pavarësisht kufijve gjeografikë.

•••

🥂 Last night, we hosted a reception on the occasion of the visit of Dieter Althaus, Former Minister-President of Thuringia and Member of the Board of the Konrad-Adenauer-Stiftung, where we also screened the premiere of the film “Parallel Lives” for our guests at the House of Leaves Museum.

🎞️ This short film by Alex P., supported by KAS, tells the stories of two artists who lived thousands of kilometres apart, yet shared remarkably similar fates. Two different lives, both victims of communist persecution. 

On one side, the story of the little-known Albanian soprano Merita Sokoli, and on the other, that of the renowned Soviet tenor Vadim Kozin, remind us that dictatorships always show the same face, regardless of geographical borders.

04/09/2026

🚀 Gerti Lama, student i mjekësisë dhe bursist i KAS, ndan përvojën e tij në Akademinë Evropiane të Otzenhausenit, nga Saarlandi i Gjermanisë.

✋ E vendosur në një zonë kufitare mes Gjermanisë, Francës dhe Luksemburgut, akademia ndodhet në një rajon që dikur ishte pikë përplasjesh dhe rivaliteti mes shteteve, e që sot përfaqëson atë çfarë bashkëpunimi evropian mund të sjellë.

🇪🇺 Pikërisht këtu, të rinj nga vende të ndryshme takohen për të diskutuar të ardhmen e Evropës dhe për të menduar përtej kufijve kombëtarë. Një simbolikë veçanërisht e rëndësishme edhe për Ballkanin Perëndimor: hapësirat që dikur përçanin mund të shndërrohen në ura bashkëpunimi.

•••

Mbrëmjet e bashkëbisedimeve të programit “Jehona e Kujtesës”, sollën për publikun historitë e dy artistëve shqiptarë të ...
24/08/2026

Mbrëmjet e bashkëbisedimeve të programit “Jehona e Kujtesës”, sollën për publikun historitë e dy artistëve shqiptarë të censuruar dhe të privuar nga regjimi komunist. Aktiviteti u bashkëorganizua nga Shtëpia me Gjethe dhe Galeria Kombëtare e Arteve, me mbështetjen e zyrës së KAS në Shqipëri.

🎨 Lekë Tasi, muzikant, piktor dhe shkrimtar, ndau kujtime nga rrugëtimi i tij artistik, vitet e internimit dhe fati i një brezi të tërë krijuesish të cilëve iu mohua e drejta për të krijuar dhe për t’u dëgjuar.

👩‍🎨 Ndërsa biseda me Suzana Varvarica Kukën solli në vëmendje jetën dhe veprën e Lume Blloshmit, një prej figurave më të rëndësishme të artit bashkëkohor shqiptar, e cila, pavarësisht kufizimeve, arriti të ndërtonte një gjuhë artistike tërësisht të veçantë.

Kinda chic trend, but make it the Otzenhausen edition 🇪🇺
21/08/2026

Kinda chic trend, but make it the Otzenhausen edition 🇪🇺

Ide, diskutime & shkëmbim eksperiencash për forcimin e organizatave të shoqërisë civile. 🤝
11/08/2026

Ide, diskutime & shkëmbim eksperiencash për forcimin e organizatave të shoqërisë civile. 🤝

TIRANA RISING / LANDMARKER TRAVEL PHOTOGRAPHY 📸 Kolektivi LANDMARKER përbëhet nga 15 deri në 17 fotografë, të cilët që p...
07/08/2026

TIRANA RISING / LANDMARKER TRAVEL PHOTOGRAPHY

📸 Kolektivi LANDMARKER përbëhet nga 15 deri në 17 fotografë, të cilët që prej vitit 2006 bëjnë gati valixhet një herë në vit, udhëtojnë drejt një qyteti si Tirana dhe e fotografojnë atë sikur një vit i tërë përgatitjesh të qe përmbledhur në një javë të vetme. Botimet, ekspozitat dhe reportazhet në revistën Stern nuk janë rastësi. Ato janë dëshmi e pasionit, disiplinës dhe seriozitetit me të cilin LANDMARKER-at fotografojnë, dhe ne jemi të lumtur të kemi mbështetur albumin e tyre fotografik në Tiranë.

Librin me të gjitha fotografitë e gjeni në Berk.

🫡 Kur të rinj nga rajoni bëhen bashkë për disa ditë dhe nisin të diskutojnë mbi çështje si nacionalizmi, etnia dhe feja,...
04/08/2026

🫡 Kur të rinj nga rajoni bëhen bashkë për disa ditë dhe nisin të diskutojnë mbi çështje si nacionalizmi, etnia dhe feja, gjasat janë që në fund të kuptojnë se, përtej disa dallimeve, janë më tepër të ngjashëm sesa të ndryshëm nga njëri-tjetri. 

🎙️ Këtë e dëshmon edhe përvoja e dy pjesëmarrësve nga Shqipëria në Shkollën Verore të KAS në Ohër, Erjanes dhe Xhensilës, të cilat ndajnë reflektimet e tyre mbi ndryshimet në mendësi që lindin nga këto shkëmbime ndërkulturore. 

•••

🫡 When young people from across the region come together for a few days to discuss topics such as nationalism, ethnicity, and religion, they often realize that, despite their differences, they have far more in common than what sets them apart.

🎙️ This is also reflected in the experience of two participants from Albania at the in , Erjane and Xhensila, who share their reflections on the shifts in perspective that emerge through these intercultural exchanges.

👀 Po i bashkohemi edhe ne debatit publik për dizajnin e ri të kartëmonedhave euro, por me disa propozime nga perspektiva...
31/07/2026

👀 Po i bashkohemi edhe ne debatit publik për dizajnin e ri të kartëmonedhave euro, por me disa propozime nga perspektiva jonë në KAS... 😅

🫡 Ky edicion paraqet disa nga personalitetet më të rëndësishme të historisë moderne gjermane, që nga demokracia te barazia, nga ekonomia sociale e tregut te bashkësia evropiane. Ne besojmë se këto figura kanë dhënë kontributin e tyre në atë që Evropa është sot.

🤔 Po ju, si mendoni? Cilat figura historike shqiptare, me kontribut në historinë dhe vlerat evropiane, do ta meritonin të ishin pjesë e një prerjeje të veçantë shqiptare të euros pas anëtarësimit të Shqipërisë 🇦🇱 në BE?

•••

👀 We're joining the public conversation on the banknote with a few proposals of our own from the perspective... 😅

🫡 This edition features some of the most influential figures in modern history - from democracy and equality to the social market economy and European unity. We believe these personalities have each made a lasting contribution to shaping the Europe we know today.

🤔 What do you think? Which Albanian historical figures, whose legacy has contributed to European history and values, would deserve a place on a special Albanian edition of the euro after 🇦🇱 joins the European Union?

Ftojmë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të bëhen pjesë e workshop-it dyditor "Fundraising & Project Desi...
29/07/2026

Ftojmë përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile të bëhen pjesë e workshop-it dyditor "Fundraising & Project Design", ku do të mësojnë si të hartojnë projekte konkurruese, të zhvillojnë aplikime të suksesshme për financim dhe të ndërtojnë strategji të qëndrueshme të fundraising-ut.

🎯 Më 10–11 gusht, nën drejtimin e Cartney Pacheco Rabelo, MEL Specialist dhe Programme Coordinator nga Berlini, pjesëmarrësit do të trajtojnë tema si: hartimi strategjik i projekteve dhe aplikimeve për financim, zhvillimi i buxhetit, monitorimi dhe vlerësimi i projekteve, si edhe ndërtimi i marrëdhënieve me donatorët.

📩 Për t'u regjistruar, dërgoni një email në [email protected] - ku të shprehni interesin dhe të përfshini një përshkrim të shkurtër të organizatës suaj dhe rolit tuaj në të.

🕜 Afati i aplikimeve: 8 gusht
📍Niche Boutique Hotel, Tiranë | ora 10:00
Gjuha e trajnimit: Anglisht

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KAS Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share