IdentiTek SHA

Directions Website

IdentiTek SHA IdentiTek Sh.A është kompania shtetërore e prodhimit të dokumenteve biometrike në Shqipëri.

Faqja zyrtare në Facebook e IdentiTek Sh.a.

Dokumentet tuaja biometrike mund t’i rinovoni në çdo zyrë IdentiTek, pavarësisht se ku jeni të regjistruar në gjendjen c...
29/10/2026

Dokumentet tuaja biometrike mund t’i rinovoni në çdo zyrë IdentiTek, pavarësisht se ku jeni të regjistruar në gjendjen civile!

https://identitek.al/identitek

Për më shumë informacion, kontaktoni në +355 44 519 999.

29/10/2026

🆔 Në zyrat e Postës Shqiptare gjeni kuponat për Kartë Identiteti dhe Pasaportë për shtetasit shqiptarë, si dhe për Leje Qëndrimi për shtetasit e huaj. Një zgjidhje praktike për të kryer me lehtësi hapin e parë drejt pajisjes me dokumentet tuaja 👉 https://www.postashqiptare.al/c/55/kupona-pr-aplikim-pr-dokumenta-identifikimi

📮 Posta Shqiptare, pranë jush me shërbime që ju lehtësojnë çdo ditë!

20/10/2026

MË PRANË SHQIPTARËVE NË VENDET E GJIRIT!

📢 Shërbim mobile për aplikimin për pasaportë biometrike dhe kartë identiteti
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, në bashkëpunim me kompaninë IdentiTek sh.a., do të organizojë së shpejti, pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Abu Dhabi, një mision të posaçëm për aplikimin për dokumente biometrike.

🤝 Synimi ynë është t’u vijmë më pranë qytetarëve shqiptarë në vendet e Gjirit, duke lehtësuar marrjen e shërbimeve konsullore dhe duke kursyer kohë e udhëtime.

📌 Si të përfitoni nga ky shërbim?
Të gjithë shtetasit shqiptarë të interesuar ftohen të regjistrohen duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm.

🗓️ Afati i regjistrimit: 30 tetor 2026

🔗 Regjistrohuni këtu:
https://forms.gle/FDzeKdfz9Bu2ety6A

ℹ️ Regjistrimi juaj është i rëndësishëm për të vlerësuar nevojat e komunitetit dhe për të organizuar një mision sa më efikas. Të dhënat personale do të trajtohen në mënyrë konfidenciale, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

📣 Mos e humbisni afatin! Regjistrohuni në kohë dhe përfitoni nga ky shërbim më pranë jush.

Vizitoni websitin e IdentiTek dhe gjeni të gjitha informacionet e nevojshme për procedurat e aplikimit për dokumente bio...
12/10/2026

Vizitoni websitin e IdentiTek dhe gjeni të gjitha informacionet e nevojshme për procedurat e aplikimit për dokumente biometrike.

https://identitek.al/aplikimet

🤝UT, marrëveshje bashkëpunimi me IdentiTek!🎯Universiteti i Tiranës dhe kompania shtetërore IdentiTek, prodhues dhe shpër...
09/10/2026

🤝UT, marrëveshje bashkëpunimi me IdentiTek!

🎯Universiteti i Tiranës dhe kompania shtetërore IdentiTek, prodhues dhe shpërndarës i vetëm shtetëror i dokumenteve biometrike, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me interes të përbashkët.

📌Bashkëpunimi do të përqëndrohet kryesisht në:
-Organizimin e praktikave profesionale për studentët e UT.
-Përfshirjen e studentëve dhe pedagogëve në projekte të lidhura me IT, sigurinë kibernetike, analiza profesionale etj.
-Realizimin e aktiviteteve të përbashkëta shkencore.
-Studime dhe projekte pilot në fushën e identitetit elektronik, inteligjencës artificiale, etj.

📌Të dy institucionet ranë dakord për angazhimet reciproke. Konkretisht, IdentiTek, merr përsipër dhënien e informacionit dhe lehtësimin e procedurave për kryerjen e praktikave, ndërsa UT do të identifikojë studentët dhe stafin akademik që do të përfshihen në praktika e projekte.
Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UT, Prof. Dr. Artan Hoxha dhe Znj. Silda Anagnosti Çepe, Administrator i kompanisë IdentiTek.

✅Kjo është në vijimin e marrëveshjeve që UT nënshkruan me institucione si dhe kompani publike e private, për të lehtësuar marrëdhëniet mes universitetit dhe aktorëve të tregut të punës, për aftësimin e studentëve, punësimin e tyre dhe angazhimin në projekte të përbashkëta kërkimore.

•
•
•
•
•

09/10/2026
A e dini se cilat ishin rregullat për pasaportat shqiptare në vitin 1931?Në këtë volum të katërt, sjellim një tjetër kap...
08/10/2026

A e dini se cilat ishin rregullat për pasaportat shqiptare në vitin 1931?

Në këtë volum të katërt, sjellim një tjetër kapitull nga historia e dokumenteve shqiptare, duke zbuluar kufizimet, lehtësirat dhe masat ndëshkuese që përcaktonte ligji i asaj kohe.

Kliti Rexhepi, operator pranë DVKM Tiranë, është zgjedhur Operatori i Muajit – Shtator, për komunikimin e shkëlqyer, bas...
07/10/2026

Kliti Rexhepi, operator pranë DVKM Tiranë, është zgjedhur Operatori i Muajit – Shtator, për komunikimin e shkëlqyer, bashkëpunimin dhe përkushtimin e treguar çdo ditë në shërbim të qytetarëve dhe në ofrimin e informacionit për pajisjen me dokumente biometrike.

07/10/2026

Në një intervistë për A2 CNN, Znj. Silda Anagnosti Çepe, Administratore e IdentiTek, foli mbi mënyrën se si teknologjia është në qendër të transformimit të shërbimeve, duke e bërë procesin e pajisjes me dokumente biometrike gjithnjë e më eficient dhe të aksesueshëm për qytetarët.

Ndiqni intervistën e plotë në A2 CNN.

©️ Copyright: A2 CNN

Address

Rruga Xhanfize Keko, Ndertesa Nr. 111, Hyrja 1
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:30
Tuesday 08:30 - 17:30
Wednesday 08:30 - 17:30
Thursday 08:30 - 17:30
Friday 08:30 - 17:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when IdentiTek SHA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share