Ambasada e Republikës së Kosovës në Shqipëri

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shqipëri Kjo është faqja zyrtare e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shqipëri 🇽🇰🇦🇱

Ambasadori Durmishi mori pjesë në aktivitetin kushtuar 10-vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës“Hani bashkë, lut...
10/09/2026

Ambasadori Durmishi mori pjesë në aktivitetin kushtuar 10-vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës

“Hani bashkë, lutuni bashkë, … bëni gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të Shën Nënë Terezës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave e Shqipërisë,(DPA) organizoi një aktivitet të veçantë, duke paraqitur për herë të parë për publikun një ekspozitë me fotografi dhe dokumente origjinale mbi jetën, veprimtarinë dhe vizitën e Nënë Terezës në Tiranë, në gusht të vitit 1989.

Në këtë aktivitet mori pjesë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi, së bashku me përfaqësues të trupit diplomatik, të komuniteteve fetare në Shqipëri dhe të misionit bamirës “Motrat e Nënë Terezës”.
Në fjalën e tij, ambasadori Durmishi vlerësoi ekspozitën si një nismë me rëndësi për të kujtuar veprën humaniste të Shën Nënë Terezës dhe për të nxjerrë mësime nga përkushtimi i saj në shërbim të njerëzimit.

“Duke nderuar Nënë Terezën, nderojmë veprën e saj humaniste dhe vlerat, me të cilat u bë simbol dhe inspirim”, u shpreh ambasadori Durmishi, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes te brezat e rinj të kësaj trashëgimie të jashtëzakonshme.

Ekspozita solli më pranë publikut një pjesë të udhëtimit shpirtëror dhe humanitar të Shën Nënë Terezës, një figurë që përmes dashurisë, paqes, solidaritetit dhe shërbimit ndaj më të varfërve u shndërrua në një simbol botëror të humanizmit.
Për Kosovën figura e Shën Nënë Terezës është burim i veçantë frymëzimi dhe krenarie, ndërsa mesazhi i saj vazhdon të jetë po aq domethënës edhe sot: të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Shqipëri shpreh mirënjohjen për Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave për organizimin e kësaj ekspozite dhe për kontributin në ruajtjen e kujtesës dhe trashëgimisë së Shën Nënë Terezës.

Nëntë medalje🥇🥇🥈🥈🥈🥉🥉🥉🥉 në LM Taranto 2026, rekord për ekipin e Republikës së Kosovës 🙌🇽🇰🇽🇰
03/09/2026

Nëntë medalje🥇🥇🥈🥈🥈🥉🥉🥉🥉 në LM Taranto 2026, rekord për ekipin e Republikës së Kosovës 🙌🇽🇰🇽🇰

Nëntë medalje🥇🥇🥈🥈🥈🥉🥉🥉🥉 në LM Taranto 2026, rekord për ekipin tonë🙌🇽🇰

Nëntë medalje, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe katër të bronzta është bilanci i suksesit të ekipit tonë pjesëmarrës në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.

Pas katër medaljeve në Tarragona 2018, gjashtë në Oran 2022, në Taranto 2026 u thye rekordi me nëntë sosh.

Medaljet e arta u fituan nga boksierja Donjeta Sadiku e karateisti Islam Selmani, të argjendtat nga xhudistja Laura Fazliu e peshëngritësi Kianoush Rostami (2), dhe të bronztat nga katër xhudistët: Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha.

Nëntë medaljet e fituara vlerësohen sukses për KOK-un, pavarërisht se pritshmëritë për sukses ishin edhe në taekwondo, atletikë dhe sportet ekipore si futbolli, basketbolli 3X3, hendbolli e volejbolli (m).

Sonte do të mbahet ceremonia mbyllëse ku do t’i dorëzohet flamuri Kosovës si mikpritëse e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

01/09/2026
Ambasadori Durmishi mori pjesë në homazhet kushtuar dy figurave të shquara të shkencës dhe artit shqiptar, akademikut Ma...
31/08/2026

Ambasadori Durmishi mori pjesë në homazhet kushtuar dy figurave të shquara të shkencës dhe artit shqiptar, akademikut Mark Tirta dhe piktorit të mirënjohur Kujtim Buza

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, në prani të kolegëve, familjarëve dhe miqve, u vlerësuan jeta dhe vepra e akademikut Mark Tirta, etnolog dhe albanolog i shquar. Për kontributin dhe trashëgiminë e tij të çmuar shkencore folën drejtues të Akademisë, studiues, intelektualë dhe njohës të veprës së akademikut Tirta.

Gjatë homazheve kushtuar piktorit Kujtim Buza, u vlerësua lart vepra dhe kontributi i tij në artin pamor shqiptar. Kujtim Buza ishte me origjinë nga Gjakova, ndërsa babai i tij, Abdurrahman Buza, konsiderohet një nga themeluesit e pikturës moderne në Shqipëri.

Në takimet ngushëlluese me familjarët, Ambasadori Durmishi veçoi meritat dhe kontributin e çmuar të tyre në fushat përkatëse, si dhe përkushtimin e vazhdueshëm për bashkëpunim me kolegët dhe institucionet në Kosovë.

22/08/2026
Konferenca e Ambasadorëve 🇽🇰
10/08/2026

Konferenca e Ambasadorëve 🇽🇰

17/07/2026
🇽🇰🤝🇦🇱 Ambasadori Durmishi mirëpret atasheun e  Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Republikën e ShqipërisëAmbasadori i...
30/06/2026

🇽🇰🤝🇦🇱 Ambasadori Durmishi mirëpret atasheun e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, Skender Durmishi, ka pritur në një takim mirëseardhjeje nënkolonelen e FSK-së, Fatbardha Osaj, e cila ka pranuar zyrtarisht detyrën e atasheut të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës në Republikën e Shqipërisë.

Emërimi i nënkoloneles Osaj shënon një moment të rëndësishëm institucional, pasi ajo është gruaja e parë që emërohet në këtë detyrë në Republikën e Shqipërisë.

Ky hap dëshmon përkushtimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës për avancimin e profesionalizmit, meritokracisë dhe barazisë në përfaqësimin ndërkombëtar, si dhe për fuqizimin e rolit të grave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

🇽🇰🇦🇱
31/05/2026

🇽🇰🇦🇱

23/05/2026

📬 SI TË VOTONI PËRMES POSTËS 🎥

21 maj – 6 qershor 2026

📌 Informohuni për hapat e votimit përmes postës dhe sigurohuni që vota juaj të arrijë me kohë.

Address

Rr. Ukraina E Lirë
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ambasada e Republikës së Kosovës në Shqipëri posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share