QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit

QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit Qendra Kombëtare e Biznesit është institucion në varësi të Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit http://www.qkb.gov.al

QKB është institucioni i vetëm përgjegjës për regjistrimin e biznesit në Shqipëri, i cili shërben si sportel me një ndalese (one-stop-shop) ku kryhen të gjitha proceset e regjistrimit të biznesit, duke përfshirë dhe regjistrimin për efekt të taksave në nivel kombëtar dhe vendor, sigurimin shëndetësor e shoqëror dhe Inspektoratin e Punës.

14/08/2026

🔎 Çfarë është Regjistri Tregtar dhe pse është i rëndësishëm?
📂 Regjistri Tregtar është burimi zyrtar i informacionit për subjektet e regjistruara dhe një pikënisje e rëndësishme për të njohur identitetin ligjor të një biznesi.
📋 Në të mund të gjeni të dhëna që ju ndihmojnë të kuptoni më mirë një subjekt: emrin, statusin, formën ligjore, historikun dhe të dhëna të tjera të regjistruara zyrtarisht.
🔎 Pse ju duhet?
🧩 Regjistri Tregtar ju mundëson të kërkoni dhe të verifikoni informacionin zyrtar të një subjekti, duke ju ndihmuar të merrni vendime të informuara dhe të mbështeteni në të dhëna zyrtare.
✨ Njih biznesin përtej emrit.
🌐Vizito tani qkb.gov.al
🎯 Kërko. Verifiko. Informohu.

Korriku plot ritëm në QKB 🚀Një muaj i ngarkuar në çdo drejtim, me një fluks të lartë aplikimesh, i nxitur në mënyrë të v...
13/08/2026

Korriku plot ritëm në QKB 🚀
Një muaj i ngarkuar në çdo drejtim, me një fluks të lartë aplikimesh, i nxitur në mënyrë të veçantë nga periudha e dorëzimit të pasqyrave financiare.
Në të njëjtën kohë, QKB vijoi punën për regjistrimet dhe asistencën ndaj qytetarëve dhe bizneseve, duke përballuar ritmin e lartë të kërkesave për shërbime.

📌 Shndërrimi i një shoqërie tregtare është procesi përmes të cilit një biznes ndryshon formën e tij ligjore, duke ruajtu...
07/08/2026

📌 Shndërrimi i një shoqërie tregtare është procesi përmes të cilit një biznes ndryshon formën e tij ligjore, duke ruajtur vazhdimësinë e aktivitetit.
Një shoqëri tregtare mund të ndryshojë formën e saj ligjore nëpërmjet shndërrimit, nga shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (ShPK) në shoqëri aksionare (SHA) dhe anasjelltas.
Ky proces realizohet në këto etapa:
✔️ Aplikimi për thirrjen e ortakëve/aksionarëve për miratimin e shndërrimit – Shpallja 1 dhe Shpallja 2 (kur kërkohen sipas ligjit);
✔️ Aplikimi për miratimin e shndërrimit.
📖 Për të mësuar më shumë mbi procedurën e shndërrimit, referojuni Ligjit nr. 9901, datë 14.04.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”(i përditësuar).
💾 Ruajeni këtë postim si një udhëzues të shpejtë dhe ndiqni QKB për më shumë informacione mbi shërbimet për biznesin.

🚨 Sot, 31 korrik, është afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare pranë QKB-së.Nëse ende nuk e keni përfunduar...
31/07/2026

🚨 Sot, 31 korrik, është afati i fundit për dorëzimin e pasqyrave financiare pranë QKB-së.
Nëse ende nuk e keni përfunduar aplikimin, mos e shtyni më. Përmbushja e këtij detyrimi brenda afatit është e rëndësishme për respektimin e kërkesave ligjore dhe shmangien e penaliteteve.
⏳ Mos e lini për në momentin e fundit. Përfundoni aplikimin brenda ditës së sotme.

24/07/2026

📈 Sektorët kryesorë ekonomikë shënuan rritje të regjistrimeve të bizneseve të reja gjatë periudhës Janar–Qershor 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025.
Të dhënat e QKB tregojnë ndryshimin në përqindje të regjistrimeve për sektorët me peshë të rëndësishme në aktivitetin ekonomik, duke reflektuar dinamikën e sipërmarrjes dhe zhvillimin e tregut të biznesit në vend.

23/07/2026

📈 Sipërmarrja në Shqipëri vijon të rritet!
Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 janë regjistruar 11,567 biznese të reja, ose 806 më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Kjo përfaqëson një rritje prej 7.5%, duke reflektuar një interes në rritje për zhvillimin e aktivitetit ekonomik në Shqipëri.
✨ Pas çdo biznesi të ri qëndron një ide, një iniciativë dhe një hap drejt zhvillimit ekonomik të vendit.
QKB mbetet partneri i çdo sipërmarrësi, duke ofruar shërbime të thjeshta, të shpejta dhe të aksesueshme për nisjen e një biznesi.

📌 Shënojeni në kalendar!Afati për depozitimin e pasqyrave financiare për vitin 2025 përfundon më 31 Korrik 2026.Nëse sub...
20/07/2026

📌 Shënojeni në kalendar!
Afati për depozitimin e pasqyrave financiare për vitin 2025 përfundon më 31 Korrik 2026.
Nëse subjekti juaj ka detyrimin për depozitim, kryeni aplikimin në kohë për të shmangur penalitetet dhe masat administrative.
💻 Aplikimi kryhet online përmes portalit e-Albania.

📌 Keni dërguar një aplikim në Regjistrin Tregtar?Nëse, për arsye të ndryshme, dëshironi ta refuzoni aplikimin tuaj, mund...
17/07/2026

📌 Keni dërguar një aplikim në Regjistrin Tregtar?
Nëse, për arsye të ndryshme, dëshironi ta refuzoni aplikimin tuaj, mund ta bëni këtë duke ndjekur hapat në platformën e-Albania dhe duke e dërguar kërkesën për refuzim pranë QKB-së.
📄 Modelin e kërkesës për refuzim mund ta gjeni në faqen zyrtare të QKB-së.
✅ Pas shqyrtimit, verifikoni statusin e aplikimit për t’u siguruar që refuzimi është kryer me sukses.

09/07/2026

📢 Kujtesë për të gjitha subjektet!
Për dorëzimin e bilanceve financiare, administratorët duhet të jenë të pajisur me Nënshkrim Elektronik në cilësinë Administrator.
Aplikimi për Nënshkrim Elektronik kryhet në e-Albania nga llogaria juaj si qytetar, duke zgjedhur shërbimin Aplikim për pajisje me nënshkrim elektronik për të punësuarit dhe subjektet tatimpaguese dhe profilin Administrator.
Para aplikimit, sigurohuni që të keni verifikuar deklarimin e saktë të NID-it në sistemin e-Filing dhe në formularin e-SIG27.
Nëse administratori nuk disponon Nënshkrim Elektronik, dorëzimi mund të kryhet nga një person i tretë i pajisur me Nënshkrim Elektronik, sipas rregullave përkatëse të autorizimit ose prokurës.
📅 Afati për dorëzimin e bilanceve është 31 Korrik 2026.
Mos e lini për momentin e fundit. Përgatituni në kohë për të shmangur vonesat në dorëzim.
📩 Për informacion ose asistencë, na kontaktoni.

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, detyrimin për raportimin dhe dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin 2025 e kanë...
07/07/2026

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, detyrimin për raportimin dhe dorëzimin e pasqyrave financiare për vitin 2025 e kanë subjektet që:
✔️ Kanë përgjegjësi tatimore për Tatimin mbi Fitimin Korporativ ose Tatimin mbi të Ardhurat Personale Biznesore;
✔️ Realizojnë qarkullim vjetor mbi 5.000.000 lekë.
📅 Afati për dorëzimin e pasqyrave financiare është 31 Korrik 2026.
⚠️ Mosrespektimi i afatit ligjor sjell masa administrative, sipas legjislacionit në fuqi.

Address

Bulevardi Zhan D`Ark, Nr. 33. Tiranë (Ish Hoteli I Oficerëve)
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 14:00
Tuesday 08:00 - 14:00
Wednesday 08:00 - 14:00
Thursday 08:00 - 14:00
Friday 08:00 - 13:00

Telephone

+35542250066

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to QKB - Qendra Kombëtare e Biznesit:

Shortcuts

Share