16/09/2026
📍 Nga denoncimi i qytetarit për mos pagesë të pagave dhe sigurimeve shoqërore, si dhe keqtrajtimi në vendin e punës, te verifikimi në terren.
📩 Një denoncim për një subjekt në fushën e hotelerisë dhe bar-restorantit në Golem çoi në kontrollin e aktivitetit.
Nga verifikimi i kryer nga Task Forca e Terrenit, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durrës, u konstatuan moslëshim i faturës tatimore si dhe punonjës të padeklaruar.
🔍 Administrata Tatimore vijon kontrollet e orientuara nga risku dhe trajtimin me prioritet të informacioneve të denoncuara nga qytetarët, në funksion të zbatimit të ligjit dhe garantimit të konkurrencës së ndershme.
📲 “Denonco Evazionin” është aplikacioni ku ju mund të raportoni çdo rast të dyshuar informaliteti apo evazioni fiskal por edhe raste abuzimi ndaj punonjësve në vendin e punës në lidhje me mospagimin e sigurimeve shoqërore.