Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve

Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve Faqja zyrtare e Agjencisë Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve

17/09/2026

NJOFTIM

Ujësjellës Kanalizime njofton qytetarët e Beratit, Kuçovës dhe fshatrave që furnizohen nga Burimi i Bogovës se furnizimi me ujë të pijshëm vijon normalisht dhe pa ndërprerje, 24 orë në ditë.

Ndërprerja e përkohshme e furnizimit me ujë gjatë pasdites së djeshme erdhi si pasojë e rrëshqitjes së tokës në zonën F, Poliçan, e cila shkaktoi dëmtimin e tubacionit kryesor të furnizimit.

Menjëherë pas konstatimit të problematikës, grupet e punës morën masat e nevojshme dhe ndërhynë për riparimin e defektit në kohën më të shpejtë të mundshme, duke bërë të mundur rikthimin e furnizimit normal me ujë.

Ujësjellës Kanalizime falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe i siguron se do të vijojë punën për garantimin e një furnizimi të qëndrueshëm dhe cilësor me ujë të pijshëm.

  Ujësjellës Kanalizime Rajoni Fier 🚰 Përfundon riparimi i defektit në fshatin Cakran në Bashkinë Fier. 🔧 U riparua defe...
12/09/2026

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Fier

🚰 Përfundon riparimi i defektit në fshatin Cakran në Bashkinë Fier.

🔧 U riparua defekti i konstatuar në linjën kryesore të furnizimit me ujë të fshatit Cakran.

🔩 Ndërhyrja u realizua në tubacionin FI 160, duke mundësuar rikthimin e furnizimit normal me ujë për banorët. 💧

💙 Vijojmë punën në terren për garantimin e një shërbimi sa më të mirë për qytetarët.

  Enea Karakaçi Në 📍Durrës po hedhim një hap të rëndësishëm drejt një qyteti më të pastër dhe një standardi të ri sa i t...
10/09/2026

Enea Karakaçi Në 📍Durrës po hedhim një hap të rëndësishëm drejt një qyteti më të pastër dhe një standardi të ri sa i takon shërbimeve publike. Me mbështetjen e Bashkimit Europian dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, do të nisë puna për transformimin e sistemit të trajtimit të ujërave të ndotura. Një projekt i ndarë në dy faza, i cili ka në fokus ndërtimin e një sistemi modern, të plotë dhe të qëndrueshëm të kanalizimeve dhe trajtimit të ujërave të ndotura, duke sjellë një ndryshim të rëndësishëm për të gjithë komunitetin. Do të vijojmë të investojmë në infrastrukturë në çdo cep të vendit, me të njëjtin synim për t’u ofruar qytetarëve shërbime më cilësore dhe me standarde.

💧🏗️ Investim i rëndësishëm për Durrësin!Në Këshillin Teknik të AKUK shqyrtuam dhe miratuam projektin për rehabilitimin d...
10/09/2026

💧🏗️ Investim i rëndësishëm për Durrësin!

Në Këshillin Teknik të AKUK shqyrtuam dhe miratuam projektin për rehabilitimin dhe zgjerimin e sistemit të kanalizimeve të ujërave të ndotura në zonën historike të Durrësit dhe zonën e Kënetës. 🌊

📍 Projekti parashikon rreth 96.5 km rrjet kanalizimesh, ndërtimin e mbi 4,500 pusetave dhe rehabilitimin e stacioneve të pompimit.

👥 Rreth 350 mijë banorë do të përfitojnë nga ky investim, përmes një infrastrukture më moderne dhe shërbimi më cilësor të kanalizimeve.

09/09/2026
👉🏻NJOFTIM PËR SITUATËN E FURNIZIMIT ME UJË NË FUSHË-ARRËZNë vijim të situatës së raportuar më datë 2 shtator 2026 në Fus...
08/09/2026

👉🏻NJOFTIM PËR SITUATËN E FURNIZIMIT ME UJË NË FUSHË-ARRËZ

Në vijim të situatës së raportuar më datë 2 shtator 2026 në Fushë-Arrëz, ku 139 qytetarë paraqitën shqetësime shëndetësore dhe u ngrit dyshimi për një lidhje të mundshme me ujin e pijshëm, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Shkodër ndërhyri menjëherë duke izoluar segmentin e dyshuar të rrjetit.

U morën masat e nevojshme teknike, përfshirë pastrimin dhe dezinfektimin, klorinimin dhe kontrollin e pikave të furnizimit.

Pas ndërhyrjeve të realizuara, janë kryer analiza të reja të ujit në disa pika të sistemit të Fushë-Arrëzit. Sipas rezultateve të këtyre analizave, parametrat e kontrolluar të cilësisë së ujit rezultojnë brenda normave të lejuara.

Pavarësisht këtyre rezultateve, për AKUK siguria e qytetarëve është parësore. Për këtë arsye, AKUK ka ngritur një grup pune dhe, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, do të realizojë një raund të tretë të marrjes dhe analizimit të mostrave të ujit, me qëllim verifikimin e mëtejshëm të cilësisë së tij.

AKUK dhe strukturat përgjegjëse do të vijojnë monitorimin e situatës dhe do të bëjnë publike rezultatet e verifikimeve të mëtejshme.

  Enea Karakaçi Sot, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Shqiptares së Madhe, që kurdoherë mbetet një shembull frymëzue...
05/09/2026

Enea Karakaçi Sot, Dita e Shenjtërimit të Nënë Terezës, Shqiptares së Madhe, që kurdoherë mbetet një shembull frymëzues i përkushtimit, humanizmit dhe besimit.

  Ujësjellës Kanalizime Rajoni Fier Pas njoftimit për ndërprerjen e furnizimit me ujë, po ndajmë disa momente nga puna n...
04/09/2026

Ujësjellës Kanalizime Rajoni Fier

Pas njoftimit për ndërprerjen e furnizimit me ujë, po ndajmë disa momente nga puna në terren, ku ekipet vijuan punën me ritme të larta për:

🔹 Pastrimin e depove të ujit;
🔹 Kryerjen e bypass-it për lidhjen e depove me Stacionin e Ri;
🔹 Vënien në funksion të Stacionit të Ri dhe zëvendësimin e sistemit të vjetër.

🛠️ Ekipet qëndruan në terren në orët e vona, deri në përfundimin e punimeve.


📊 Monitorojmë për të përmirësuar shërbimin.AKUK mat në mënyrë të vazhdueshme treguesit e Shoqërive Rajonale të Ujësjellë...
01/09/2026

📊 Monitorojmë për të përmirësuar shërbimin.

AKUK mat në mënyrë të vazhdueshme treguesit e Shoqërive Rajonale të Ujësjellës-Kanalizimeve. Sepse një shërbim më i mirë kërkon punë, përgjegjshmëri dhe rezultate.💧


NUK PO MERRNI SHËRBIM APO ZGJIDHJE?Drejtohuni fillimisht pranë Drejtorisë Rajonale.Nëse problematika juaj mbetet e pazgj...
25/08/2026

NUK PO MERRNI SHËRBIM APO ZGJIDHJE?

Drejtohuni fillimisht pranë Drejtorisë Rajonale.
Nëse problematika juaj mbetet e pazgjidhur, kontaktoni drejtpërdrejt Drejtorin e Përgjithshëm të AKUK.


Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share