Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë Gjykata Kushtetuese garanton respektimin e Kushtetutës dhe të drejtat themelore të individit.

Misioni i Gjykatës Kushtetuese është të garantojë epërsinë e Kushtetutës dhe forcimin e demokracisë në vend nëpërmjet zgjidhjes së mosmarrëveshjeve kushtetuese dhe interpretimit përfundimtar të Kushtetutës. Në funksion të mbrojtjes së dinjitetit të njeriut, të drejtave dhe lirive të tij, si dhe shtetit të së drejtës, Gjykata Kushtetuese garanton drejtësi kushtetuese me integritet dhe besueshmëri të lartë nga publiku. Gjithashtu, ajo është e angazhuar në informimin e publikut për veprimtarinë e saj me bindjen se transparenca dhe informimi i shërbejnë ndërtimit të marrëdhënieve të besimit reciprok. Rritja e transparencës dhe publicitetit të veprimtarisë janë ndër qëllimet kryesore të Gjykatës, pasi lehtësojnë aksesin e qytetarëve në ushtrimin e mjeteve juridike dhe njëkohësisht forcojnë besimin ndaj drejtësisë kushtetuese. Në këtë kuadër ideja dhe qëllimi i Gjykatës Kushtetuese është që nëpërmjet kësaj faqeje në Meta( Facebook)të ofrojë një informacion mbi bazën kushtetuese, funksionimin dhe aktivitetin e këtij institucioni për të gjithë qytetarët që janë përdorues të medieve sociale, pasi ndiejmë një detyrim institucional për ta bërë Gjykatën Kushtetuese më transparente, të afërt, të prekshme dhe sa më të besueshëm për publikun.

📍Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji me homologun italian Giovanni Amoroso dhe pjesëmarrja në aud...
15/09/2026

📍Takim i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese Fiona Papajorgji me homologun italian Giovanni Amoroso dhe pjesëmarrja në audiencen e organizuar nga Presidenti Italian Sergio Mattarella
Romë, Itali, 15 shtator 2026

🇦🇱🇮🇹Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, Fiona Papajorgji, së bashku me Drejtoren e Kabinetit, Valbona Bala, ndodhen në Romë, Itali, në kuadër të një vizite institucionale, si pjesë e një delegacioni të përbërë nga përfaqësues të institucioneve të drejtësise shqiptare, si dhe drejtues dhe përfaqësues të lartë të Shoqatës Botërore të Juristëve dhe Fondacionit Botëror të Ligjit (WJA & WLF).

📌Në kuadër të kësaj vizite, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë zhvilloi një takim me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Italisë, Giovanni Amoroso, në ambientet e kësaj gjykate. Gjatë takimit, palët konfirmuan vullnetin e përbashkët për të forcuar më tej marrëdhëniet shumë të mira institucionale ndërmjet dy gjykatave, edhe përmes marrëveshjes dypalëshe të bashkëpunimit, si një kuadër më i strukturuar për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta, shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e dialogut institucional.

🏛Në vijim të vizitës, delegacioni u prit në Pallatin Quirinale në një audiencë të posaçme nga Presidenti i Republikës së Italisë, Shkëlqesia e Tij Sergio Mattarella. Gjatë audiencës, Kryetarja Papajorgji mbajti një fjalë përshëndetëse në të cilën vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, të mbështetura në lidhje të forta historike, të fqinjësisë së mirë dhe vlerave të përbashkëta evropiane. Kryetarja Papajorgji shprehu gjithashtu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Shqipërisë, si dhe për rolin e saj të rëndësishëm në procesin e integrimit evropian të vendit.

Presidenti Mattarella është zgjedhur të marrë çmimin Peace and Liberty Award i cili jepet nga World Jurist Association/World Law Foundation, një nga nderimet më të veçanta që kjo organizatë i akordon personaliteteve që kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shtetin e së drejtës, vlerat demokratike dhe paqen në botë. Dhënia e çmimit do të bëhet zyrtarisht në World Law Congress 2027, i cili do të organizohet në Shqipëri në datat 3 – 5 maj 2027.

🇦🇱Roli i Shqipërisë si vendi pritës i këtij Kongresi, është një pasqyrim i progresit që vendi ka arritur në reformat e tij për forcimin e shtetit të së drejtës dhe në rrugëtimin e tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

✔️Pjesëmarrja e Kryetares e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në audiencën në Pallatin Quirinale përkrah delegacionit të WJA/WLF mbart një peshë të veçantë institucionale dhe përçon angazhimin kuptimplotë të Shqipërisë ndaj drejtësisë, sundimit të ligjit dhe paqes.

👉Njoftimi i Presidencës së Republikës Italiane.
https://www.quirinale.it/it/foto/incontro-delegazione-world-jurist-association-world-law-foundation-1

👉Fjala e Kryetares në gjuhën Shqipe.
https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/wp-content/uploads/Fjala-pershendetese-e-Kryetares-Papajorgji-ne-audiencen-me-Presidentin-e-Republikes-Italiane-Mattarella_15-shtator-2026_shqip.pdf

👉Fjala e Kryetares në gjuhën italiane
https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/wp-content/uploads/Fjala-e-Kryetares-Papajorgji-ne-Audiencen-me-Presidentin-e-Republikes-Italiane-Mattarella_15-shtator-2026-.pdf
_____________________________________

📍Meeting of the President of the Constitutional Court Fiona Papajorgji, with her Italian counterpart Giovanni Amoroso, and participation in the audience with the President of the Italian Republic Sergio Mattarella, Rome, Italy, 15 September 2026

🇦🇱🇮🇹The President of the Constitutional Court of Albania, Ms Fiona Papajorgji, accompanied by the Director of Cabinet, Ms Valbona Bala, are in Rome, Italy, in the frame of an institutional visit and as a part of the delegation composed of representatives of Albania’s justice institutions, together with senior officials and representatives of the World Jurist Association and the World Law Foundation (WJA & WLF).

📌As part of the visit, the President of the Constitutional Court of Albania held a meeting with the President of the Constitutional Court of Italy, Mr. Giovanni Amoroso, at the Court’s premises. During the meeting, the parties reaffirmed their shared commitment to further strengthening the excellent institutional relations between the two courts emphasizing the due diligence of the bilateral cooperation agreement, as a more structured framework for joint activities, the exchange of experience and the deepening of institutional dialogue.

🏛Pursuant to the official program, the delegation was received in a special audience, at the Quirinal Palace, by the President of the Italian Republic, H.E. Sergio Mattarella.

During the audience, President Papajorgji held a greeting speech, expressing her gratitude to President Mattarella for the reception and highlighting the excellent relations between Albania and Italy, founded on strong historical ties, good-neighbourly relations and shared European values. President Papajorgji also expressed her appreciation for Italy’s continued support for Albania and for its important role in the country’s European integration process.

✔️President Mattarella has been selected to receive the Peace and Liberty Award, of the World Jurist Association and the World Law Foundation, one of the most distinguished honors awarded by these organisations to individuals who have made an outstanding contribution to the rule of law, democratic values and international peace. The recognition will be formally conferred at the World Law Congress 2027, which will take place in Albania from 3 to 5 May 2027.

🇦🇱Albania’s role as host country of the Congress reflects the country’s progress in strengthening the rule of law, advancing institutional reforms and pursuing its path towards membership of the European Union.

✔️The participation of the President of the Constitutional Court of Albania in the audience at the Quirinal Palace, alongside the WJA/WLF delegation, carries a particular institutional significance and reflects the Albania’s meaningful commitment to the rule of law, democratic values and peace.

📘 Buletini periodik i Gjykatës Kushtetuese | Mars - Prill 2026Gjykata Kushtetuese ka publikuar numrin e ri të Buletinit ...
03/08/2026

📘 Buletini periodik i Gjykatës Kushtetuese | Mars - Prill 2026

Gjykata Kushtetuese ka publikuar numrin e ri të Buletinit periodik, në gjuhën shqipe dhe angleze, i cili përmbledh vendimmarrjen e institucionit gjatë muajve mars-prill, 2026.

Në këtë botim paraqiten faktet kryesore të çështjeve të shqyrtuara, si dhe qëndrimet e mbajtura nga Gjykata mbi pretendimet e palëve, duke ofruar një pasqyrë të qartë të zhvillimeve më të rëndësishme të jurisprudencës kushtetuese.

I hartuar si një mjet informimi dhe reference, Buletini u shërben praktikuesve të së drejtës, studiuesve, institucioneve, medias dhe të gjithë të interesuarve për veprimtarinë e Gjykatës.

🌐 Numri i ri, së bashku me botimet e mëparshme, është i disponueshëm në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese.

https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/buletini/
________________________________________

⚖️ Constitutional Jurisprudence in Focus

📘 Constitutional Court Periodical Bulletin | March - April 2026

The Constitutional Court has published the latest issue of its Periodical Bulletin, available in both Albanian and English, providing a summary of the Court’s decision-making activity during the period of March–April 2026.

This edition presents the key facts of the cases examined, together with the Court’s positions on the parties’ claims, offering a clear overview of the most significant developments in constitutional jurisprudence.

Prepared as an information and reference tool, the Bulletin serves legal practitioners, academics, public institutions, the media, and all those interested in the work and jurisprudence of the Constitutional Court.

🌐 The latest issue, together with previous editions of the Bulletin, is available on the official website of the Constitutional Court.

📍Vizitë e trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Bari, ItaliNë datat 2️⃣2️⃣–2️⃣4️⃣korrik 2026, nj...
22/07/2026

📍Vizitë e trupës së gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Bari, Itali

Në datat 2️⃣2️⃣–2️⃣4️⃣korrik 2026, një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, i kryesuar nga Kryetarja e Gjykatës, znj. Fiona Papajorgji, po zhvillon një vizitë pune në Bari, Itali. Delegacioni përbëhet nga gjyqtarët Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Genti Ibrahimi, Marjana Semini dhe Asim Vokshi.

Vizita synon forcimin e bashkëpunimit🤝 institucional dhe akademik ndërmjet Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe institucioneve universitare, rajonale dhe vendore italiane, si dhe shkëmbimin e pikëpamjeve mbi çështje që lidhen me perspektivën evropiane të Shqipërisë, drejtësinë kushtetuese dhe marrëdhëniet historike e institucionale ndërmjet dy vendeve.

Në ditën e parë të vizitës, më 22 korrik 2026, delegacioni mori pjesë në takimin institucional dhe akademik me temë “Shqipëria në Evropë: Aspekte procedurale dhe materiale”, i cili u zhvillua në Universitetin e Barit “Aldo Moro”, pranë Departamentit të Ekonomisë dhe Financës, me pjesëmarrjen e pedagogëve, studiuesve dhe doktorantëve të Universitetit.

✔️Takimi u hap me fjalët përshëndetëse të Prof. Cosimo Pietro Guarini, i deleguar i Rektorit të Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Prof. Laura Serlenga, Drejtuese e Departamentit të Ekonomisë dhe Financës, si dhe Dr. Fiona Papajorgji, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Në vijim, sesioni tematik është moderuar nga Prof. Vittorio Teotonico, pedagog pranë Departamentit të Ekonomisë dhe Financës të Universitetit të Barit “Aldo Moro” dhe Dekan i Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë.

📌Në fjalën e saj, Kryetarja Papajorgji theksoi domethënien e veçantë të këtij takimi, i cili zhvillohet për të dytin vit radhazi me synimin për t’u shndërruar në një hapësirë të qëndrueshme dialogu dhe reflektimi ndërmjet atyre që interpretojnë dhe zbatojnë Kushtetutën dhe atyre që e studiojnë atë, e japin mësim dhe analizojnë zhvillimin e saj përmes kërkimit shkencor. Ajo vuri në dukje se marrëdhënia me botën akademike përbën një vlerë themelore për Gjykatën Kushtetuese, pasi dialogu me komunitetin shkencor ndihmon në kuptimin më të thelluar të zhvillimeve të së drejtës kushtetuese dhe në përballimin me më shumë vetëdije të sfidave të integrimit evropian.

➡️Në kuadër të këtij sesioni referuan Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, si dhe gjyqtarët Sonila Bejtja dhe Genti Ibrahimi. Diskutimet u përqëndruan kryesisht në aspektet procedurale dhe materiale të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, në sfidat juridike dhe kushtetuese që lidhen me këtë proces, si dhe në rolin e institucioneve akademike dhe gjyqësore në forcimin e shtetit të së drejtës.

Gjatë vizitës u zhvilluan takime me përfaqësues të institucioneve rajonale, ku një vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të tyre në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë, çështjeve me interes të përbashkët, si dhe mundësive për vijimin e kontakteve ndërmjet palëve.

🔗https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/reagim-i-gjykates-kushtetuese-mbi-gjetjet-e-raportit-te-avokatures-se-shtetit-te-dates-23-06-2026-per-ekzekutimin-e-vendimeve-te-gjykates-evropiane-te-te-drejtave-te-njeriut-gjednj-per-peri-2/

*******************************

📍Working Visit of the judges of the Constitutional Court of Albania to Bari, Italy

From 2️⃣2️⃣ to 2️⃣4️⃣ July 2026, a delegation of the Constitutional Court of the Republic of Albania, headed by the President of the Court, Ms Fiona Papajorgji, is conducting a working visit to Bari, Italy. The delegation is composed of the judges Marsida Xhaferllari, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Ilir Toska, Genti Ibrahimi, Marjana Semini, and Asim Vokshi.

The visit is focused on strengthening the institutional🤝 and academic cooperation between the Constitutional Court of Albania and Italian academic, regional, and local institutions. It will also provide an opportunity to exchange views on matters relating to Albania’s European perspective, constitutional justice, and the longstanding historical and institutional ties between the two countries.

On the first day of the visit, 22 July 2026, the delegation held an institutional and academic meeting entitled “Albania in Europe: Procedural and Substantive Aspects,” hosted by the Department of Economics and Finance of the University of Bari “Aldo Moro.” The event brought together members of the University’s academic staff, researchers, and doctoral candidates.
The meeting opened with welcoming remarks by Professor Cosimo Pietro Guarini, Delegate of the Rector of the University of Bari “Aldo Moro”; Professor Laura Serlenga, Head of the Department of Economics and Finance; and Dr. Fiona Papajorgji, President of the Constitutional Court of Albania.

✔️The thematic session was moderated by Professor Vittorio Teotonico, a faculty member of the Department of Economics and Finance at the University of Bari “Aldo Moro” and Dean of the Faculty of Economics at the Catholic University “Zoja e Këshillit të Mirë” in Tirana.

📌In her address, President Papajorgji emphasized the particular significance of the meeting, which is being held for the second consecutive year and is intended to develop into a lasting forum for dialogue and reflection between those who interpret and apply the Constitution and those who study, teach, and analyze its development through academic research.She further noted that engagement with the academic community is of fundamental importance to the Constitutional Court, as dialogue with scholars contributes to a deeper understanding of developments in constitutional law and enables the Court to address the challenges of European integration with greater awareness and insight.

➡️Presentations during the session were delivered by the President of the Constitutional Court and by Justices Sonila Bejtja and Genti Ibrahimi. The discussions focused primarily on the procedural and substantive dimensions of Albania’s European integration process, the legal and constitutional challenges associated with that process, and the role of academic and judicial institutions in strengthening the rule of law.

🤝Meetings were held with representatives of regional institutions, during which particular attention was devoted to their role in strengthening cooperation between Albania and Italy, issues of mutual interest, and opportunities for further enhancing contacts between the two sides.

⚖️🇪🇺 Raporti i Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit 2026
20/07/2026

⚖️🇪🇺 Raporti i Komisionit Europian për Sundimin e Ligjit 2026

10/07/2026

𝐑𝐞𝐚𝐠𝐢𝐦 𝐢 𝐆𝐣𝐲𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐦𝐛𝐢 𝐠𝐣𝐞𝐭𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐑𝐚𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐀𝐯𝐨𝐤𝐚𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐬 𝟐𝟑.𝟎𝟔.𝟐𝟎𝟐𝟔

Gjykata Kushtetuese (Gjykata) është njohur me gjetjet e Raportit të Avokaturës së Shtetit të datës 23.06.2026 “Për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) për periudhën janar-dhjetor 2025”, i cili i është dërguar Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Në këtë raport, që pasqyron veprimtarinë e Avokaturës së Shtetit në lidhje me ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së ndaj shtetit shqiptar, përfshirë ato në të cilat janë konstatuar shkelje të të drejtave të garantuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ) edhe në procedurat e zhvilluara nga Gjykata, paraqiten edhe vlerësime mbi praktikën e Gjykatës pas dhënies së këtyre vendimeve. Sipas Avokaturës së Shtetit, ndonëse ajo ka dhënë rekomandime, “nga Gjykata nuk kemi pasur një qëndrim në lidhje me këto rekomandime, ndaj dhe këtë vit GJEDNJ-ja ka vijuar me konstatimin e shkeljeve për sa i përket këtij aspekti”, duke iu referuar së drejtës së aksesit në gjykimin kushtetues dhe interpretimit të afatit ligjor për paraqitjen e ankimit kushtetues individual.

Edhe më parë, Gjykata ka bërë thirrje për maturi dhe kujdes në deklaratat e aktorëve ose personave të përfshirë në diskutimin publik për institucionin dhe gjyqtarët e saj. Megjithëse nuk ka synuar të përfshihet në debate të tilla, fakti që reagimi i një institucioni publik përmban elemente keqinformuese dhe është përdorur publikisht për të vënë në diskutim integritetin dhe autoritetin e saj, e bën të nevojshëm këtë sqarim në funksion të informimit të drejtë të publikut.
Fillimisht, Gjykata tërheq vëmendjen ndaj mënyrës së raportimit të Avokaturës së Shtetit. Në respekt të parimit të ndarjes së pushteteve, ndonëse mbetet e hapur për bashkëpunim institucional, Gjykata nuk vihet në lëvizje mbi bazën e rekomandimeve të ndonjë institucioni publik, përfshirë Avokaturën e Shtetit, dhe as njihet me vendimet e GJEDNJ-së ose i zbaton ato për shkak të njoftimeve të këtij institucioni. Ashtu si për çdo organ tjetër publik, edhe për Gjykatën detyrimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe të jurisprudencës së saj buron drejtpërdrejt nga nenet 5, 17 dhe 122 të Kushtetutës.

Lidhur me çështjen e aksesit në gjykimin kushtetues, Gjykata sqaron se raporti i Avokaturës së Shtetit u referohet vendimeve të GJEDNJ-së të vitit 2025 në çështjet Ibrahimi dhe të tjerë kundër Shqipërisë (vendimi i Gjykatës, datë 16 qershor 2017), Fortuzi kundër Shqipërisë (vendimi i Gjykatës, datë 7 dhjetor 2017) dhe Ilia kundër Shqipërisë (vendimi i Gjykatës, datë 14 janar 2020). Këto çështje janë shqyrtuar pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore të vitit 2016, të cilat ndryshuan afatin për paraqitjen e ankimit kushtetues individual nga dy vjet në katër muaj dhe sollën nevojën për interpretimin e momentit nga i cili fillon të rrjedhë ky afat. Pasi kjo mënyrë interpretimi u vlerësua nga GJEDNJ-ja si e papajtueshme me KEDNJ-në dhe menjëherë pas vendimit në çështjen Supergrav kundër Shqipërisë (9 maj 2023), Gjykata ndryshoi praktikën e saj, duke i interpretuar dhe zbatuar dispozitat përkatëse të ligjit organik (ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar) në përputhje me standardet e përcaktuara nga GJEDNJ-ja. Për këtë qëllim, sa herë paraqitet një ankim kushtetues individual, kërkohet informacion zyrtar nga Gjykata e Lartë për mënyrën e komunikimit të vendimit objekt ankimi dhe nëse kjo e fundit nuk paraqet prova në këtë drejtim, barra e provës nuk i kalon individit, ndërsa ankimi konsiderohet i paraqitur brenda afatit.

Po kështu, në përputhje me detyrimin për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ-së dhe rregullat procedurale të parashikuara në ligjin organik, sa herë që është konstatuar shkelje në procedurat e saj dhe palët kanë kërkuar rihapjen e procesit, Gjykata e ka rihapur atë pa rivënë në diskutim çështjet e vlerësuara tashmë nga GJEDNJ-ja.
Për sa i përket standardit të arsyetimit të vendimeve, raporti i Avokaturës së Shtetit nuk evidenton se çështja Frroku kundër Shqipërisë (vendimi i Gjykatës, datë 24 prill 2018) është shqyrtuar në një periudhë kur Gjykata funksiononte pa përbërjen e saj të plotë. Po ashtu, nuk merret në konsideratë se, sipas nenit 73, pika 4, të ligjit organik, në mungesë të shumicës prej pesë gjyqtarësh kërkesa konsiderohet e rrëzuar.

Në këtë drejtim, Gjykata thekson se praktika e saj ka ndryshuar prej vitit 2021. Në çdo rast kur nuk arrihet shumica e nevojshme për vendimmarrje, e diktuar shpesh edhe nga përbërja e saj (aktualisht me vetëm tetë gjyqtarë), vendimet shoqërohen me arsyetimin përkatës, duke pasqyruar në mënyrë të detajuar qëndrimet e ndara të gjyqtarëve dhe duke garantuar standardin e arsyetimit, në përputhje me praktikën e GJEDNJ-së.

Pavarësisht rëndësisë së rolit të Avokaturës së Shtetit në raportimin për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së nga shteti shqiptar, Gjykata nënvizon domosdoshmërinë e një raportimi të plotë, objektiv dhe të saktë, si dhe shmangien e përfundimeve që krijojnë perceptime të pasakta jo vetëm për gjendjen reale të zbatimit të këtyre vendimeve, por edhe për veprimtarinë e institucioneve shqiptare. Avokatura e Shtetit është institucioni i ngarkuar me ligj për përfaqësimin cilësor, transparent dhe profesional të shtetit shqiptar në procedurat pranë GJEDNJ-së dhe, për përmbushjen e këtij funksioni, duhet të disponojë informacion të plotë, të saktë dhe të përditësuar.

Gjithashtu, në këndvështrim të parimit të bashkëpunimit luajal, i cili bazohet në respektin e ndërsjellë për kompetencat e çdo institucioni dhe nënkupton krijimin e një raporti bashkëpunimi ndërmjet tyre, si dhe duke pasur parasysh se përgjegjësia për ekzekutimin e vendimeve të GJEDNJ-së nuk i përket vetëm një institucioni, Gjykata ka ofruar asistencën e nevojshme sa herë që Departamenti për Ekzekutimin e Vendimeve i GJEDNJ-së ka kërkuar informacion përmes Avokaturës së Shtetit, si dhe ka ndërtuar ura bashkëpunimi me Zyrën e Këshillit të Evropës në Tiranë.

Në përfundim, Gjykata rithekson përkushtimin e saj për zbatimin e Kushtetutës, të KEDNJ-së dhe të jurisprudencës së GJEDNJ-së, duke garantuar pasqyrimin e standardeve të saj në praktikën kushtetuese dhe mbrojtjen efektive të të drejtave dhe lirive themelore.

📍Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Tryezën e Sekretarëve të Përgjithshëm, e organizuar në kuadër të Fo...
25/06/2026

📍Pjesëmarrje e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë në Tryezën e Sekretarëve të Përgjithshëm, e organizuar në kuadër të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, 2️⃣5️⃣ qershor 2026

Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese Eugen Papandile dhe Drejtori i Drejtorisë Ekonomike, Burimeve Njerëzore dhe Shërbimeve Mbështetëse Erion Tafaj morën pjesë në Tryezën e Sekretarëve të Përgjithshëm të organizuar në kuadër të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit (BCCF) në Ohër, Maqedonia e Veriut. Tryeza e rrumbullakët me temë: “Organizimi i veprimtarisë së Gjykatës Kushtetuese në përputhje me rregullat për organizimin e brendshëm, sistematizimin e vendeve të punës, si dhe vlerësimin dhe promovimin e punonjësve – Sfidat dhe zgjidhjet”, mblodhi së bashku Sekretarë të Përgjithshëm dhe përfaqësues të gjykatave kushtetuese🏛 anëtare të Forumit nga Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Turqia.

📌Në kuadër të prezantimeve të zhvilluara, Sekretari i Përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë paraqiti modelin e organizimit dhe funksionimit administrativ të kësaj Gjykate, me fokus të veçantë në menaxhimin e burimeve njerëzore, proceset e vlerësimit të performancës dhe politikat që mbështesin zhvillimin profesional të stafit. Gjithashtu, në prezantimin e tij z. Papandile vuri theksin në komunikimin institucional, me një qasje të qartë, të unifikuar dhe transparente, si dhe në nevojën për forcimin e koordinimit administrativ dhe rritjen e efektivitetit në shkëmbimin e informacionit.

Në përfundim të prezantimit, Sekretarit të Përgjithshëm Papandile ju drejtuan pyetje specifike nga pjesëmarrësit, në lidhje me mënyrën zhvillimit të seancave gjyqësore, organizimit dhe funksionimit të drejtorive dhe njësisë së shërbimit ligjor, me procedurat e vlerësimit të performancës së stafit, mënyrat e trajnimit të stafit administrativ (nëpunës civilë dhe këshilltarë ligjorë). Pothuajse nga të gjithë përfaqësuesit e gjykatave kushtetuese, pati një interes të veçantë në lidhje me mënyrën e transmetimit në “livestream” të seancave plenare publike, duke e konsideruar këtë një risi dhe një mënyrë shumë të mirë për rritjen e transparencës me publikun dhe median.

➡️Gjatë sesioneve të punës, diskutimet e pjesëmarrësve u përqendruan në identifikimin e praktikave më të mira dhe të zgjidhjeve ligjore e institucionale që kontribuojnë në rritjen e efikasitetit të administratave të gjykatave kushtetuese, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve pjesëmarrëse.

✔️Takimi shërbeu si një platformë e vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, me synim përmirësimin e mëtejshëm të organizimit të brendshëm dhe funksionimit të gjykatave kushtetuese.

🔗https://www.gjykatakushtetuese.gov.al/pjesemarrje-e-gjykates-kushtetuese-te-shqiperise-ne-tryezen-e-sekretareve-te-pergjithshem-e-organizuar-ne-kuader-te-forumit-te-gjykatave-kushtetuese-te-ballkanit-25-qershor-2026/

**********************

📍Participation of the Constitutional Court of Albania in the Round Table of Secretaries General organized within the framework of the Balkan Constitutional Courts Forum, 2️⃣5️⃣June 2026

The Secretary General of the Constitutional Court of Albania Eugen Papandile, and the Head of Economic, Human Resources and Support Services Department Erion Tafaj, participated in the Round Table of Secretaries General organized within the framework of the Balkan Constitutional Courts🏛 Forum (BCCF), held in Ohrid, North Macedonia. The round table, entitled “Organisation of the Work of the Constitutional Court in Line with Rules on Internal Organisation, Systematisation of Job Positions, and the Evaluation and Promotion of Employees – Challenges and Solutions”, brought together Secretaries General and representatives of constitutional courts members of the Forum from Albania, Bulgaria, Croatia, Kosovo, North Macedonia and Türkiye.

📌As part of the discussions, the Secretary General of the Constitutional Court of Albania presented the Court’s model of administrative organization and operation, placing particular emphasis on human resources management, staff performance evaluation and policies aimed at supporting the professional development of employees.In his presentation, Mr Papandile also highlighted the importance of institutional communication, underscoring the need for a clear, coherent and transparent approach, as well as the importance of strengthening administrative coordination and enhancing the efficiency of information exchange within the institution.

At the conclusion of the presentation, Secretary General Papandile responded to a number of specific questions raised by the participants concerning the conduct of court hearings, the organization and functioning of the directorates and the Legal Service Unit, staff performance evaluation procedures, as well as the training and professional development of administrative staff, including civil servants and legal advisers. Representatives of almost all participating constitutional courts expressed particular interest in the live streaming of public plenary hearings, considering it an innovative practice and an effective means of enhancing transparency and strengthening communication with both the public and the media.

➡️During the working sessions, discussions focused on identifying best practices and exploring legal and institutional solutions aimed at improving the efficiency of constitutional court administrations, while also fostering closer cooperation among the participating institutions.

✔️The meeting served as a valuable platform for the exchange of experiences and the further intensification of regional cooperation, with a view to enhancing the internal organization and overall functioning of constitutional court.

⚖️ 𝗣𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗲 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗰𝗲𝗿𝗲𝗺𝗼𝗻𝗶𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗯𝘆𝗹𝗹𝗲̈𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗸𝗮𝗹𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝘆𝗾𝘁𝗮...
17/06/2026

⚖️ 𝗣𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗲 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗲̈𝘀 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗰𝗲𝗿𝗲𝗺𝗼𝗻𝗶𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗯𝘆𝗹𝗹𝗲̈𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶𝘃𝗹𝗲𝗿𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗸𝗮𝗹𝗶𝗺𝘁𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝘆𝗾𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗿𝗼𝗸𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗥𝗲𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲̈𝗻 𝗲 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗲̈, 𝟭𝟳 𝗾𝗲𝗿𝘀𝗵𝗼𝗿 𝟮𝟬𝟮𝟲

Trupa e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese mori pjesë në ceremoninë përmbyllëse të procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, të organizuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ceremonia shënoi përmbylljen e një prej proceseve më të rëndësishme të reformës në drejtësi në Shqipëri, duke kontribuar në forcimin e shtetit të së drejtës.

🏛️ Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve kushtetuese dhe të sistemit të drejtësisë, përfshirë Kuvendin e Shqipërisë, Këshillin e Ministrave, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Posaçme, si dhe përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe partnerëve strategjikë që kanë mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, gjatë sesionit me titull “Roli dhe rëndësia e institucioneve të tjera kushtetuese në vazhdimësinë e standardeve të procesit”, vlerësoi se procesi i rivlerësimit kalimtar ka ndikuar në forcimin e kulturës institucionale të përgjegjshmërisë dhe integritetit, duke vendosur standarde të reja në ushtrimin e funksioneve publike dhe duke rikthyer besimin e publikut te drejtësia.

Duke theksuar rëndësinë e fazës së re institucionale që pason përfundimin e procesit të vettingut, znj. Papajorgji u shpreh:

“Gjykata Kushtetuese do të vijojë të ushtrojë me përgjegjësi çdo kompetencë që Kushtetuta dhe ligji i kanë ngarkuar. Ajo është e vetëdijshme për rolin dhe përgjegjësitë e saj për të siguruar vazhdimësinë e standardeve të vetting-ut, por sidomos për të garantuar një proces të drejtë, të besueshëm dhe të pakontestueshëm nga palët. Për këtë qëllim, janë të mirëpritura edhe ndërhyrjet e kujdesshme dhe të balancuara ligjore.”

Kryetarja Papajorgji nënvizoi gjithashtu se ruajtja e besimit të publikut kërkon jo vetëm vazhdimësinë formale të kompetencave, por edhe vazhdimësinë substanciale të standardeve që janë ndërtuar gjatë viteve të zbatimit të reformës në drejtësi.

Në këtë kuadër, Gjykata Kushtetuese mbetet e angazhuar për ushtrimin e kompetencave të saj në mënyrë të pavarur dhe të paanshme, në përputhje me Kushtetutën dhe parimet e shtetit të së drejtës, duke vlerësuar se ruajtja dhe konsolidimi i standardeve të reformës në drejtësi përbën një element thelbësor për forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

********************

📍Constitutional Court attends the Closing Ceremony of the Transitional Re-evaluation Process of Judges and Prosecutors in the Republic of Albania, 17 June 2026.

⚖️ The judges of the Constitutional Court participated in the closing ceremony marking the conclusion of the transitional re-evaluation process of judges and prosecutors in the Republic of Albania, organized by the Special Appeal Chamber near the Constitutional Court. The event marked the completion of one of the most significant pillars of Albania’s justice reform and represented an important milestone in the continued strengthening of the rule of law.

🏛️ The ceremony brought together high representatives of constitutional institutions and the justice system, including the Parliament of Albania, the Council of Ministers, the High Court, the Special Anti-Corruption Structure (SPAK), as well as representatives of international missions and strategic partners whose longstanding support has been instrumental to the implementation of justice reform in Albania.

During the session entitled “The role and importance of other constitutional institutions in maintaining the standards of the process,” the President of the Constitutional Court, Ms. Fiona Papajorgji, noted that the transitional re-evaluation process has made a substantial contribution to strengthening a culture of institutional accountability and integrity, establishing higher standards in the exercise of public office and fostering greater public confidence in the justice system.

💬 Reflecting on the institutional phase that follows the completion of the vetting process, President Papajorgji stated:

“The Constitutional Court will continue to exercise, with responsibility and diligence, every competence entrusted to it by the Constitution and the law. The Court is fully conscious of its role and responsibilities in ensuring the continuity of the standards established through the vetting process, while, above all, safeguarding a process that is fair, credible, and beyond dispute for all parties concerned. In this regard, carefully considered and well-balanced legislative interventions would also be welcome.”

🔹 President Papajorgji further emphasized that preserving public trust requires not only the formal continuation of institutional competences, but also the substantive preservation of the standards that have been developed throughout the implementation of the justice reform.

⚖️ In this context, the Constitutional Court remains firmly committed to exercising its constitutional authority independently and impartially, in full accordance with the Constitution and the principles of the rule of law. The Court considers the further consolidation of the standards established through the justice reform to be essential for strengthening democratic institutions, enhancing public confidence in the administration of justice, and advancing Albania’s path toward European integration.

Address

Bulevardi “Dëshmorët E Kombit”, Nr. 26
Tirane
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë:

Shortcuts

Share

Category