Shkolla Industriale "Pavaresia" Vlore

Directions

Shkolla Industriale "Pavaresia" Vlore Shkolla e mesme profesionale pavaresia vlore Shkolla e mesme profesionale pavaresia vlore
Ne shkollen tone funksionojne keto dege:
1. Mekanik I Pergjithshem
4.

Sherbim Mjetesh Transporti (Mekanik Automobili)
2. Instalues i Pajisjeve idro sanitare ( Hidraulik)
3. Elektro Teknike
5. Teknik Ndertimi
6. Teknollogji Informacioni dhe Komunikimi
Keto jane deget qe funksionojne aktualisht por ne varesi te kerkesave te tregut te punes shkolla jone ofron edhe mesimin ne profesione te tjera.
Shkolla funksionon me sistemin 2+1+1
Nxenesit qe mbarojne sistemin 2 vjecar pajisen me certifikate profesionale si punetore te kualifikuar.
Nxenesit qe mbarojne sistemin 2+1 vjecar pajisen me certifikate profesinale si teknik te mesem.
Nxenesit qe mbarojne sistemin 2+1+1 vjecar pajisen me diplome te shkolles se mesme dhe me certifikate si teknik menaxher.
Keta nxenes kane te drejte njesoj si gjimnazistet te konkurojne ne maturen shteterore dhe njekohesisht kane te drejte te licensohen dhe te marrin pjese ne tendera.
Ne vitin e trete nxenesit profilizohen sipas nje profili te vecante p.sh. ne degen Auto ne vitin e trete nxenesit mund te profilizohen si xhenerik, elektroaut, motorist, pompist, llamarinist, etj. Keshtu funksionojne edhe deget e tjera.
Nxenesit pervec lendeve te gjimnazit ne shkollen tone zhvillojne edhe lende te tjera teorike profesionale po keshtu nje pjese te mire te procesit mesimor e ze praktika praktika profesionale te cilat zhvillohen ne pajisjet moderne te shkolles.

Sot në datë 20.11.2026 u organizuan sesione informuese me nxënës të klasës 12 dhe 13 të kualifikimit TIK në mjediset e Z...
20/11/2026

Sot në datë 20.11.2026 u organizuan sesione informuese me nxënës të klasës 12 dhe 13 të kualifikimit TIK në mjediset e Zyrës së Punës Vlorë.
Në kujdesin e vecantë të mësuesve dhe drejtoreshës të institucionit nxënësit u njohën nga afër me proceduart për regjistrim në portalin puna.gov.al.
Me interes për nxënësit e klasës së 10-SHMT dhe 10-MEK ishin skicimi dhe konstruksioni metalike për zbukurimet për festat e fundit si dhe demostrimi që nxënësit e klasës së 12 -SHMT i bënë makinës të ideuar,projektuar dhe modifikuar prej tyre.

Në ditën e tretë të javës së praktikave profesionale u organizua në mjediset e infotekës “Dita e Praktikanit “.I ftuar i...
18/11/2026

Në ditën e tretë të javës së praktikave profesionale u organizua në mjediset e infotekës “Dita e Praktikanit “.
I ftuar ishte ish- nxënës i shkollës Adriano Saliaj ku sot drejton biznesin e tij në fushën e Elektroteknikës. Ai ndau historinë e tij të suksesit me nxënës të klasës së 10 dhe 11.Dita vazhdoi me vizitën studimore në biznes me makina metalpunuese ku u përfshinë nxënës të klasës X- Mekanike

Dje në mjediset e praktikave profesionale u organizuan orë mësimi të hapura me nxënës të klasave të 6,7,8 të shkollës 9-...
18/11/2026

Dje në mjediset e praktikave profesionale u organizuan orë mësimi të hapura me nxënës të klasave të 6,7,8 të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” Vlorë, në profilet Elektroteknikë dhe Termohidraulikë.Prezantimet e realizuara nga nxënës të klasës XIII- HID dhe XI-ETN.E veçanta ishte prezantimi që bënë nxënësit e klasës X-ETN duke ndikuar në shtimin e interesit për zhvillimin e aftësive të tyre .

Në kuadër të Javës së “Praktikave Profesionale “ zhvilluam sot disa aktivitete:✅ Vizitë studimore me nxënës të klasës së...
16/11/2026

Në kuadër të Javës së “Praktikave Profesionale “ zhvilluam sot disa aktivitete:
✅ Vizitë studimore me nxënës të klasës së X-SHMT në biznesin “Penta grup” që ofron shërbimeve të mjeteve të transportit.Në këtë biznes zhvillojnë praktikën profesionale me kontratë ligjore nxënës të klasës XI. Në këtë biznes kemi ish - nxënës të shkollës që radhiten tek historitë e suksesit të SHIP. Interesante ishte bashkëbisedimi me mjeshtrin Italian që punon këtu prej vitesh.
✅ Ndarja e përvojës të nxënësve të klasës XII-TIK me nxënës të klasës X-të në kualifikimet TIK dhe ETN per dy projektet: një kodim dhe tjetri multimedia
✅ Bisedë e hapur me përaqësues nga biznesi , drejtimi SHMT , mbi zhvillimin e praktikave në biznes, kualifikimet e vazhdueshme dhe punësimin

Nis sot “Java e Praktikave Profesionale “ 16-20 nëntor , e cila do të përfshijë veprimtari për praktikat më të mira të o...
16/11/2026

Nis sot “Java e Praktikave Profesionale “ 16-20 nëntor , e cila do të përfshijë veprimtari për praktikat më të mira të orientimit në karrierë,bashkëpunimit me bizneset partnere,përzgjedhjen e profileve,rastet e suksesit me ish- nxënës, projekte ndërdisiplinare me punime të nxënësve dhe seksione informuese nga Zyra e Punësimit për punë dhe praktika profesionale.

Në kuadër të Muajit  Tetor, Muajit të Letërsisë, nxënësit zhvilluan një aktivitet krijues, ku shprehën talentin dhe imag...
29/10/2026

Në kuadër të Muajit Tetor, Muajit të Letërsisë, nxënësit zhvilluan një aktivitet krijues, ku shprehën talentin dhe imagjinatën e tyre përmes shkrimit të eseve dhe poezive. Nëpërmjet fjalës së shkruar, ata përcollën mendime, ndjenja dhe mesazhe të bukura, duke vlerësuar rëndësinë e letërsisë dhe të gjuhës shqipe. Ky aktivitet nxiti kreativitetin, dashurinë për librin dhe pasionin për artin e të shkruarit.

Në zbatim të udhëzimit shkollor 2026–2027 në sistemin arsimor parauniversitar për pajisjen e nxënësve me tekste shkollor...
15/10/2026

Në zbatim të udhëzimit shkollor 2026–2027 në sistemin arsimor parauniversitar për pajisjen e nxënësve me tekste shkollore falas, grupi i punës, i ngritur me urdhër të drejtorisë dhe në bashkëpunim me mësuesit kujdestarë, pajisi të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta me tekste shkollore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

🎗️ TETORI ROZË – MUAJI I  NDËRGJEGJËSIMIT Tetori Rozë na kujton se ndërgjegjësimi, kujdesi për shëndetin dhe kontrollet ...
09/10/2026

🎗️ TETORI ROZË – MUAJI I NDËRGJEGJËSIMIT
Tetori Rozë na kujton se ndërgjegjësimi, kujdesi për shëndetin dhe kontrollet e rregullta mund të bëjnë diferencën në luftën kundër kancerit të gjirit 🌸
Të nxisim kujdesin për veten dhe të përhapim shpresë, kurajo e solidaritet. 🌸
🎗️ Së bashku për ndërgjegjësim, për shëndetin dhe për jetën

Organizimi i aktivitetit me mësues dhe nxënës “Dita Evropiane e Gjuhëve” synoi në vlerësimin e të gjitha gjuhëve dhe kul...
01/10/2026

Organizimi i aktivitetit me mësues dhe nxënës “Dita Evropiane e Gjuhëve” synoi në vlerësimin e të gjitha gjuhëve dhe kulturave Evropiane si dhe avantazhin e shumëgjuhësisë individuale,motivimin e njerëzve në Evropë për mësimin e gjuhëve gjatë gjithë jetës.

Në Ditën e Trashëgimisë Kulturore ,në mjediset e shkollës u zhvillua takimi me nxënës të drejtimeve profesionale.Në taki...
30/09/2026

Në Ditën e Trashëgimisë Kulturore ,në mjediset e shkollës u zhvillua takimi me nxënës të drejtimeve profesionale.
Në takim ishte I ftuar drejtori i muzeut Z.Skënder Spahiu.
Referimi dhe me tej bashkebisedimi me nxënës ngjallën kureshtje për trashëgiminë tonë kulturore.
Nxënësit shprehën vlerësimin e tyre për këtë trashëgimi që ka rrethi I Vlorës dhe shprehën dëshirën për tu përfshirë në projekte që ruajne dhe promovojnë këtë thesar.

Address

Vlorë
9401

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shkolla Industriale "Pavaresia" Vlore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category

Nearby government services