DRTK Vlorë

Call Directions Website Contact the organization

DRTK Vlorë Faqja zyrtare në Facebook e Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Vlorë

31/10/2026
📚✨ Lexojmë të shkuarën, ruajmë trashëgiminë, ndërtojmë të ardhmen! 🏛️📖Në kuadër të Tetorit – Muajit të Librit, Shkolla J...
27/10/2026

📚✨ Lexojmë të shkuarën, ruajmë trashëgiminë, ndërtojmë të ardhmen! 🏛️📖

Në kuadër të Tetorit – Muajit të Librit, Shkolla Jopublike “Internacional”, promovon dashurinë për librin dhe rëndësinë e tij në njohjen e historisë, traditave dhe trashëgimisë sonë kulturore. 🇦🇱

📖 Përmes leximit, zbulojmë rrënjët tona, njohim të shkuarën dhe kuptojmë vlerat që na lidhin me identitetin tonë kulturor.

🌍 Në frymën e edukimit ndërkombëtar, ne kultivojmë te nxënësit dashurinë për dijen, respektin për kulturat e ndryshme dhe përgjegjësinë për të ruajtur trashëgiminë që do t’u përcjellim brezave të ardhshëm.

💫 Sepse çdo libër ruan një histori dhe çdo histori është një urë që lidh të shkuarën me të ardhmen!



📚❤️ TETORI I LETËRSISË📖✨ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në bashkëpunim me Bibliotekën Publike “Shevq...
26/10/2026

📚❤️ TETORI I LETËRSISË

📖✨ Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në bashkëpunim me Bibliotekën Publike “Shevqet Musaraj” dhe shkollën 9-vjeçare “Rilindja”, zhvilloi një aktivitet kushtuar letërsisë vendase dhe shkrimtarëve vlonjatë.

📝🎤 Përmes poezive, recitimeve dhe fjalës së bukur, nxënësit sollën emocione dhe dashuri për librin, duke dëshmuar se kultura dhe trashëgimia jonë jetojnë përmes brezave të rinj. 🌿📚❤️


📖✨

24/10/2026
24/10/2026

Sot, Kalaja e Porto Palermos nuk ndriçon vetëm në rozë, por ndez një dritë shprese në zemrën e çdo gruaje, sepse pas çdo zëri që flet për kancerin e gjirit, qëndron një jetë që meriton të mbrohet, një betejë që meriton të fitohet dhe një mesazh që duhet të dëgjohet. 🎀

🧵✨ Trashëgimia kulturore, nga duart e mjeshtërve te brezi i ri! 🇦🇱❤️Në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Pavarësisë dhe ...
23/10/2026

🧵✨ Trashëgimia kulturore, nga duart e mjeshtërve te brezi i ri! 🇦🇱❤️

Në bashkëpunim me Muzeun Kombëtar të Pavarësisë dhe shefen e departamentit për Median, Komunikimin dhe Trashëgiminë, dr. Edlira Çerkezi, zhvilluam një orë të veçantë artizanati me nxënësit e shkollës “Mustafa Qemal Ataturku”. 🪡🎨

Drejtuesja e muzeut, njëkohësisht mjeshtre e artizanatit, ndau me të rinjtë teknika dhe sekrete të punimeve artizanale. 🤲🧶

🌿 Tradita që trashëgohet, kultura që jeton! 💫🏛️


📚 Muaji i Librit – Një udhëtim mes librave dhe trashëgimisë kulturore!Në kuadër të Muajit të Librit, nxënësit e klasave ...
21/10/2026

📚 Muaji i Librit – Një udhëtim mes librave dhe trashëgimisë kulturore!

Në kuadër të Muajit të Librit, nxënësit e klasave të gjashta të shkollës “Adem Sheme”, në Sarandë zhvilluan një vizitë në ambientet e reja të bibliotekës, ku u njohën nga afër me hapësirat e saj, fondin e librave dhe mundësitë që ajo ofron për të lexuar, mësuar dhe zbuluar botën përmes librit.

Kjo vizitë synoi të nxiste te nxënësit dashurinë për leximin, kureshtjen për dijen dhe interesin për librin si një mjet i rëndësishëm edukimi dhe formimi kulturor.


Address

Lagjia "Hajro Cakerri" Rr. "Sulejman Delvina" Nr, 56
Vlora

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DRTK Vlorë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to DRTK Vlorë:

Shortcuts

Share

Nearby government services