28/06/2026
Në Varrezat Monumentale "Trëndafili i Çamërisë" në Kllogjer, u zhvillua aktiviteti përmbyllës i Javës Çame, një javë e mbushur me aktivitete përkujtimore, kulturore dhe patriotike në nderim të historisë, sakrificës dhe identitetit të shqiptarëve të Çamërisë.
Ky aktivitet u organizua nga Bashkia Konispol në bashkëpunim me Shoqatën Patriotike Çamëria, duke bërë bashkë përfaqësues të institucioneve, anëtarë të shoqatës, familje çame dhe qytetarë, të cilët vendosën kurora dhe homazhe në nderim të martirëve dhe viktimave të gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Kujtesa historike është detyrim ndaj brezave që sakrifikuan dhe amanet për brezat që do të vijnë. Çështja Çame mbetet pjesë e pandashme e identitetit dhe ndërgjegjes sonë kombëtare.
Lavdi martirëve të Çamërisë!
Nderim dhe respekt për kujtesën historike!