Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë Welcome to the official Facebook Profile of the Embassy of the Republic of Albania in the Federal Republic of Germany.

Willkommen auf dem offiziellen Facebook-Profil der Botschaft der Republik Albanien in der Bundesrepublik Deutschland

07/09/2026
06/09/2026
04/09/2026

📢 𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 📢

Të nderuar bashkëatdhetarë,

Ju njoftojmë se, me rastin e 𝐃𝐢𝐭𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐞𝐧𝐣𝐭𝐞̈𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐍𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐓𝐞𝐫𝐞𝐳𝐞̈𝐬, ditën e hënë, 𝟎𝟕 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Berlin do të qëndrojë e mbyllur.

Shërbimi konsullor do të rifillojë rregullisht të martën, më 𝟎𝟖 𝐬𝐡𝐭𝐚𝐭𝐨𝐫 𝟐𝟎𝟐𝟔.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin.

𝐀𝐦𝐛𝐚𝐬𝐚𝐝𝐚 𝐞 𝐑𝐞𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞̈𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐬𝐞̈
Berlin

02/09/2026

Sulmet e fundit në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri Hoxha: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Evropës.

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim në X:

Rusia ka demonstruar edhe një herë se agresioni i saj kundër Ukrainës nuk ndalet. Sulmet masive në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase, përfshirë sulmin e drejtpërdrejtë në Universitetin Kombëtar të Teknologjive Ushqimore, janë pjesë e një fushate brutale që vazhdon të vendosë civilët në rrezik.

Evropa, dhe Shqipëria si pjesë e saj, me të drejtë kanë qëndruar që nga dita e parë në krah të Ukrainës, dhe ne duhet të vazhdojmë ta bëjmë këtë.

Ukraina mbetet vija e parë e kësaj lufte. Por është gjithnjë e më e qartë se shtrirja dhe ambiciet e Rusisë shtrihen shumë përtej Ukrainës. Incidenti i konfirmuar i dronit rus në Leipzig është një tjetër kujtesë e fortë se Moska po teston kufijtë e sigurisë evropiane dhe po zgjeron ndërhyrjen dhe aktivitetet e saj destabilizuese në të gjithë kontinentin.

Kërcënimi, agresioni dhe ndërhyrja hibride nuk do ta dobësojnë vendosmërinë e Evropës. Ato duhet të kenë efektin e kundërt: një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur.

Ukraina po mbron tokën e saj. Evropa po mbron sigurinë e saj. Ne duhet të qëndrojmë së bashku në të dy frontet.

02/09/2026

📢‼️NJOFTIM‼️

🇦🇱 Shtetasit shqiptarë që kanë aplikuar për Pasaportë dhe Kartë Identiteti 🪪 pranë Ambasadës së RSH në Berlin në datat ⬇️

🗓️ 10, 11, 12, 17, 18, 19 gusht 2026

mund të paraqiten në Ambasadë për tërheqjen e tyre:

🗓️ Nga e Hëna deri të Mërkurën

⏰ Nga ora 10:00 deri në orën 14:00

⚠️ Kujdes🚨Nëse paraqiteni jashtë ditëve dhe orarit të caktuar më sipër për tërheqjen e dokumenteve, nuk do të jetë e mundur t'ju ofrohet shërbimi.

ℹ️ Gjatë ditëve të pushimeve zyrtare sipas kalendarit shqiptar dhe ditën kombëtare të Gjermanisë, Ambasada është e mbyllur.

📨✉️ Informohen shtetasit që kanë lënë zarf të saktë për dërgimin me postë se dokumentet janë dërguar me postë nga Ambasada.

🙏 Duke ju falënderuar për bashkëpunimin!
Ambasada e RSH në Berlin

Adresse

Berlin

Öffnungszeiten

Montag 10:00 - 15:00
Dienstag 10:00 - 15:00
Mittwoch 10:00 - 15:00
Freitag 09:00 - 13:00

Telefon

+491748619587

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Organisation Kontaktieren

Nachricht an Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën Federale të Gjermanisë senden:

Verknüpfungen

Teilen