Këshilli Lokal - Kodra e Trimave II

Këshilli Lokal - Kodra e Trimave II Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Këshilli Lokal - Kodra e Trimave II, Public Service, Kodra e Trimave II, Pristina.

Kjo faqe është krijuar për të mbajtë të informuar banorët e Kodra e Trimave II, për zhvillimet, mundësitë dhe aktivitetet e mundshme për këtë pjesë të qytetit të Prishtinës

26/08/2026

Kodra e Trimave ♡♡

📢 Të nderuar banorë të Kodra e Trimave II,Ju ftojmë të merrni pjesë në një mbrëmje të veçantë verore në lagjen tonë! 🌙✨📅...
25/08/2026

📢 Të nderuar banorë të Kodra e Trimave II,

Ju ftojmë të merrni pjesë në një mbrëmje të veçantë verore në lagjen tonë! 🌙✨

📅 26 Gusht 2026
📍 Shkolla “Zenel Hajdini”
🕗 Ora 20:00

🎶 Një program i organizuar nga Komuna e Prishtinës, për herë të parë do të kemi një ngjarje kulturore në të cilën do të performojnë Nita Latifi dhe String Sting, duke sjellë muzikë, atmosferë dhe argëtim për të gjithë banorët.

Kjo është një mundësi e bukur për t'u takuar, argëtuar dhe kaluar së bashku një mbrëmje ndryshe në Kodra e Trimave. ❤️

Sinqerisht,
Këshilli Lokal – Kodra e Trimave II

📢Të nderuar banorë të Kodra e Trimave II,Ju njoftoj se më 23.07.2026, në 14:00, në ndërtesën e vjetêr tê Komunes, do të ...
22/07/2026

📢Të nderuar banorë të Kodra e Trimave II,

Ju njoftoj se më 23.07.2026, në 14:00, në ndërtesën e vjetêr tê Komunes, do të mbahet Dëgjimi Publik për planifikimin e Buxhetit 2027, i organizuar nga Komuna e Prishtinës në bashkë.punim me Bashkësitë Lokale të Kryeqytetit. Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësuesit e zyrës së kryetarit të Komunës, Drejtorët e Drejtorive komunale me Kryetarët e Këshillave të Bashkësive Lokale.

Ftohen të gjithë qytetarët e Kodra e Trimave II që kanë ide, propozime, plane apo projekte në interes të komunitetit, t'i dërgojnë ato tek ne që të njëtat t'i adresojmë pranë autoriteteve komunale.

Ju lutemi të keni parasysh se vetem propozimet që lidhen me interesa perbashketa do të adresohen. Çdo propozim që synon mirëqenien dhe përmirësimin e komunitetit do të mirëpritet dhe do të përfaqësohet në dëgjimin publik, me qëllim që kërkesat e banorëve të përfshihen në planifikimin e investimeve për vitin 2027.

Me respekt,
Këshilli Lokal – Kodra e Trimave II

P.S. Ju lutem shihni harten zonale të Këshillit Lokal Kodra e Trimave II, me qëllim të identifikimit të çështjeve me interes.

Këtu mund të ndiqni seancën e katërt e Kuvendit të Kryeqytetit të Republikës së Kosovës
15/07/2026

Këtu mund të ndiqni seancën e katërt e Kuvendit të Kryeqytetit të Republikës së Kosovës

Seanca e katërt e Kuvendit të Kryeqytetit të Republikës së Kosovës

📢 Të nderuar banorë të Kodra e Trimave II, dhe jo vetëm!Ju njoftoj se në emër të Këshillit Lokal – Kodra e Trimave II, k...
10/07/2026

📢 Të nderuar banorë të Kodra e Trimave II, dhe jo vetëm!

Ju njoftoj se në emër të Këshillit Lokal – Kodra e Trimave II, kam dorëzuar zyrtarisht në Komunën e Prishtinës një kërkesë të përmbledhur me problemet dhe nevojat kryesore të lagjes sonë, kryesisht, të ngritura nga vetë ju qytetarë të nderuar.

Për më tepër, kërkesa përfshin çështje të ndriçimit publik, infrastrukturës rrugore, mbeturinave, sigurisë, qenve endacakë, ujësjellësit dhe kanalizimit, hapësirave të gjelbra, ndërtimit të një kopshti për fëmijë, planit urbanistik dhe çështje të tjera me interes për komunitetin tonë.

Do të vazhdojmë t'i ndjekim këto kërkesa deri në adresimin e tyre dhe do t'ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim.

Me respekt,
Këshilli Lokal – Kodra e Trimave II

📢 Njoftim për banorët e Kodra e Trimave IITë nderuar banorë,Ju njoftoj se Komuna e Prishtinës ka filluar procesin e dëgj...
08/07/2026

📢 Njoftim për banorët e Kodra e Trimave II

Të nderuar banorë,

Ju njoftoj se Komuna e Prishtinës ka filluar procesin e dëgjimeve publike për planifikimin e Buxhetit të Kryeqytetit për vitin 2027, me qëllim të përfshirjes së qytetarëve në përcaktimin e prioriteteve dhe projekteve që do të financohen gjatë vitit të ardhshëm.

Të gjitha dëgjimet do të mbahen në Sallën e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, duke filluar nga ora 14:00, sipas këtij orari:

📅 20.07.2026 (E hënë) – Dëgjimi Publik 1
Për OJQ-të, shoqërinë civile dhe të gjithë qytetarët.
Temë: Identifikimi i kërkesave të sportistëve, rinisë, OJQ-ve dhe qytetarëve për projektet dhe subvencionet në planifikimin e buxhetit 2027.

📅 21.07.2026 (E martë) – Dëgjimi Publik 2
Për drejtorët e arsimit parashkollor, fillor e të mesëm, prindërit dhe qytetarët.
Temë: Identifikimi i nevojave të çerdheve, arsimit fillor dhe kërkesave të nxënësve e prindërve për planifikimin e buxhetit 2027.

📅 22.07.2026 (E mërkurë) – Dëgjimi Publik 3
Për personelin shëndetësor dhe qytetarët.
Temë: Identifikimi i kërkesave të personelit mjekësor dhe qytetarëve lidhur me sektorin e shëndetësisë për planifikimin e buxhetit 2027.

📅 23.07.2026 (E enjte) – Dëgjimi Publik 4
Për kryetarët e bashkësive, lagjeve, fshatrave dhe qytetarët.
Temë: Identifikimi i kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Kryeqytetit për planifikimin e buxhetit 2027.

📅 24.07.2026 (E premte) – Dëgjimi Publik 5
Për anëtarët e Kuvendit Komunal, përfaqësuesit e lagjeve dhe qytetarët.
Temë: Identifikimi i kërkesave të qytetarëve, në bashkëpunim me asamblistët e Kuvendit Komunal, për planifikimin e buxhetit të vitit 2027.

Ftohen të gjithë banorët e Kodra e Trimave II dhe jo vetëm, që të marrin pjesë në dëgjimin që trajton më së miri shqetësimet dhe nevojat e tyre, duke paraqitur:

- propozimet për investime në lagje;
- kërkesat për infrastrukturë, siguri, arsim, shëndetësi, kulturë, sport dhe shërbime publike;
- ide dhe rekomandime për përmirësimin e cilësisë së jetës në komunitetin tonë.

Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme, sepse buxheti i vitit 2027 duhet të reflektojë nevojat reale të qytetarëve. Sa më shumë zëra të dëgjohen, aq më i drejtë dhe më i dobishëm do të jetë planifikimi i investimeve për Kryeqytetin dhe për pjesën tonë.

Me respekt,
Këshilli Lokal – Kodra e Trimave II

📢 Njoftim për banorët e Kodra e Trimave IITë nderuar banorë,Marrë shkas nga dëgjimi publik i sotëm në Komunën e Prishtin...
30/06/2026

📢 Njoftim për banorët e Kodra e Trimave II

Të nderuar banorë,

Marrë shkas nga dëgjimi publik i sotëm në Komunën e Prishtinës dhe me qëllim që të krijojmë një listë sa më të plotë të problemeve, shqetësimeve dhe nevojave të zonës sonë, Këshilli Lokal Kodra e Trimave II ju fton që të na drejtoheni me të gjitha çështjet që ju preokupojnë.

Ju lutemi të na informoni për problemet e mëposhtme, si dhe për çdo çështje tjetër që keni:
- Ndriçimi i rrugëve
- Mbledhja e mbeturinave
- Qentë endacakë
- Infrastruktura rrugore dhe lidhjet mes rrugëve
- Legalizimi i pronave
- Ndërtimet pa leje ose të larta
- Uji i pijshëm, kanalizimi dhe ujësjellësi
- Parkimet, hapësirat e gjelbra dhe pastërtia
- Siguria në lagje
- Çdo problem tjetër që ndikon në jetën e përditshme

Çdo sugjerim, vërejtje ose propozim nga ana juaj është i mirëpritur dhe i vlefshëm. Ju mund të na dërgoni mesazhe direkt në këtë faqe ose në numrin e Këshillit Lokal që është publik në këtë faqe.

Ju premtoj se të gjitha kërkesat do të sistemohen dhe do t’i drejtojme në Komunë të Prishtinës.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

Me respekt,
Këshilli Lokal – Kodra e Trimave II

📢 Njoftim për banorët e Kodra e Trimave IITë nderuar banorë,Ju njoftoj se më 30.06.2026, duke filluar nga ora 10:00, do ...
29/06/2026

📢 Njoftim për banorët e Kodra e Trimave II

Të nderuar banorë,

Ju njoftoj se më 30.06.2026, duke filluar nga ora 10:00, do të mbahet "Diskutimi i Përgjithshëm Publik me qytetarë", i organizuar nga Komuna e Prishtinës, në kuadër të konsultimit publik dhe përfshirjes së qytetarëve në diskutimin e çështjeve me interes të përgjithshëm.

Ky takim do të mbahet në Sallën e Kuvendit Komunal të Prishtinës dhe do të transmetohet drejtpërdrejt edhe përmes live-stream.

Ftohen të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në këtë diskutim, ku do të kenë mundësi të paraqesin:

* sugjerimet dhe propozimet e tyre;
* shqetësimet dhe kërkesat për çështje me interes publik;
* ide dhe rekomandime për përmirësimin dhe zhvillimin e komunës.

Ky është një rast i mirë që zëri i juaj të dëgjohet dhe të kontribuojë në proceset e përmirësimit të jetës së banorëve.

Me respekt,
Këshilli Lokal – Kodra e Trimave II

Address

Kodra E Trimave II
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli Lokal - Kodra e Trimave II posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Këshilli Lokal - Kodra e Trimave II:

Shortcuts

Share

Category