Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur Përgjegjësitë, fushëveprimi, rregullat dhe procedurat e punës të Komisionit Qeveritar për

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur është organ qeveritar në Republikën e Kosovës, i cili angazhohet në zgjidhjen dhe trajtimin e rasteve të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë. Komisioni siguron koordinim institucional, ofron mbështetje për familjet dhe punon për realizimin e të drejtave të viktimave, me synim zbardhjen e fatit dhe vendnd

odhjes së personave të zhdukur në Kosovë, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare. Përgjegjësitë, fushëveprimi, rregullat dhe procedurat e punës të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur janë të përcaktuara me Ligjin Nr. 04/L-023 Për Persona të Zhdukur, dhe me Rregulloren nr. 15/2012 për punën e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (10.07.2012).

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur mbajti takim me përfaqësuesit e shoqatave të familjarëveMe ftesë...
07/08/2026

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur mbajti takim me përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve

Me ftesë të Kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Agron Limani, sot u mbajt takimi me përfaqësuesit e shoqatave të familjarëve të personave të zhdukur.

Takimi u fokusua në zhvillimet e fundit në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, si dhe në koordinimin e aktiviteteve për shënimin e 30 Gushtit - Ditës Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes me Forcë.

Gjatë takimit u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve dhe shoqatave të familjarëve, me synim avancimin e përpjekjeve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, respektimin e së drejtës së familjeve për të ditur dhe nderimin e dinjitetshëm të viktimave.

03/08/2026

Vazhdojnë gërmimet vlerësuese në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Sot, më 3 gusht 2026, kanë vazhduar aktivitetet gërmuese në kuadër të trajtimit të lokacioneve të varreve masive në fshatrat Kalludër dhe Jabukë, në Komunën e Zubin Potokut. Për shkak të specifikave të terrenit, aktivitetet e sotme gërmuese janë përqendruar në lokacionin e Jabukës së Vogël.

Në ditët në vijim do të vazhdojnë gërmimet vlerësuese në lokacionin e varrit masiv në Kalludër, ku janë zhvilluar punime edhe gjatë javës së kaluar, si dhe në çdo lokacion tjetër të shënjuar dhe në adresim të çdo informacioni që mund të kontribuojë në ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës.

Gjatë gërmimeve të zhvilluara sot në Jabukë të Vogël janë gjetur dhe zhvarrosur mbetjet mortore të katër (4) personave, që sipas vlerësimeve fillestare, u përkasin viktimave të zhdukjes me forcë gjatë luftës.
Mbetjet mortore janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme mjekoligjore, përfshirë identifikimin përmes analizës së ADN-së.

Gërmimet në terren dhe zhvarrimet e mbetjeve mortore janë kryer nga ekspertët mjekoligjorë të Institutit për Mjekësi Ligjore, përfshirë ekspertët e EULEX-it të angazhuar në kuadër të IML-së, me përkrahjen e Sektorit për Hetimin e Personave të Zhdukur në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës, njësive të tjera përkatëse policore, institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, Shoqatës për Kërkim-Shpëtim dhe Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Duke vlerësuar angazhimin, bashkëpunimin dhe përkushtimin maksimal të të gjitha institucioneve të përfshira në këtë proces, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mbetet i përkushtuar që, në koordinim me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë, të vazhdojë punën profesionale për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës, në përmbushje të së drejtës së familjeve për të ditur fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.

20/06/2026

NJOFTIM
Nesër rivarroset Dëshmori Hajdar Pepaj, që ishte në Listën e Personave të Zhdukur

Pas identifikimit përmes analizës shkencore të ADN-së, në mbështetje të kërkesës së familjes, më 21 qershor 2026 do të bëhet rivarrimi i mbetjeve mortore të Dëshmorit Hajdar Pepaj, i cili ishte në Listën e Personave të Zhdukur.

Ceremonia e rivarrimit do të mbahet më 21 qershor 2026, në varrezat e fshatit Kodrali, nga ora 16:00. Paraprakisht, nga ora 15:00, do të mbahen homazhe te 'Lapidari i Ri' në fshatin Kodrali të Deçanit.

Ceremonia e rivarrimit organizohet nga Shoqatat e dala nga lufta - Dega në Deçan dhe Komuna e Deçanit, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Pepaj. Njëkohësisht rithekson përkushtimin institucional për vazhdimin e angazhimit në zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së të gjithë personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Me rastin e 27-vjetorit të zhdukjes me forcë të Profesorit Ukshin Hoti,  - nesër, më 16 maj 2026, nga ora 13:00- vizitë ...
15/05/2026

Me rastin e 27-vjetorit të zhdukjes me forcë të Profesorit Ukshin Hoti,

- nesër, më 16 maj 2026, nga ora 13:00
- vizitë në Shtëpinë Muze të Profesorit (në Krushë të Madhe, Rahovec).

Le ta kujtojmë bashkë Profesorin Ukshin Hoti dhe veprën e tij, me respekt dhe nderim.

Kujtimi për Profesor Ukshin Hoti mbetet i gjallë dhe njëkohësisht edhe thirrje e vazhdueshme për ndriçimin e fatit të tij.

Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës në Kosovë, ju ftojmë të bashkoheni në aktivitetet përku...
24/04/2026

Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës në Kosovë, ju ftojmë të bashkoheni në aktivitetet përkujtimore të datës 27 prill.

Pjesëmarrja juaj është mbështetje për familjet dhe përpjekjet për të zbardhjen e fatit dhe vendndodhjes së më të dashurve të tyre

Vizitë dyditore në ICMP për avancimin e procesit të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur Një dele...
23/04/2026

Vizitë dyditore në ICMP për avancimin e procesit të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur

Një delegacion i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona te Zhdukur dhe Institutit për Mjekësinë Ligjore, ka zhvilluar një vizitë dyditore në selinë e Komisionit Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur (ICMP), me qëllim forcimin e bashkëpunimit në procesin të zbardhjes së fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Delegacioni është mirëpritur nga Drejtoresha e Përgjithshme dhe nga zyrtarët e ICMP-së të angazhuar në proceset e identifikimit shkencor, përkatësisht laboratorët e ADN-së, dhe në menaxhimin e të dhënave.

Gjatë takimeve janë trajtuar çështje kyçe që lidhen me metodat e avancuara shkencore në identifikim, adresimin e kërkesave dhe sfidave të përbashkëta , si dhe përmirësimin e mundshëm të procedurave dhe në përgjithësi rritjen e bashkëpunimit. Po ashtu, është diskutuar progresi në funksionalizimin e Bazës së të Dhënave, sistemit iDMS, dhe mundësitë për zgjerimin e tij përmes integrimit të të dhënave dhe zhvillimit të mëtejmë të kapaciteteve, përfshirë edhe mundësinë për përdorimin e metodave të inteligjencës nga burime të hapura (OSINT).

Delegacioni i Republikës së Kosovës falënderoi ICMP për organizimin e takimit dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, duke theksuar se procesi ndodhet në një fazë të rëndësishme që krijon hapësirë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit.
Në këtë kuadër, u vlerësua puna dhe profesionalizmi i ekspertëve, si dhe dinamika e shtuar e institucioneve të Republikës së Kosovës, si në vlerësim të lokacioneve, po ashtu në angazhimin e trajtimit të rasteve të mbetjeve mortore të paidentifikuara.

Gjithashtu është theksuar nevoja për angazhim të vazhdueshëm dhe bashkërendim të ngushtë ndërmjet institucioneve vendore dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Vizita përfundoi me dakordim për hapa konkretë të mëtejmë dhe përcaktimin e prioriteteve për bashkëpunim, me fokus në rritjen e efikasitetit dhe qëndrueshmërisë së procesit të identifikimit të personave të zhdukur.

Republika e Kosovës , nga viti 2023 është shtet anëtar në Konferencën e Shteteve të ICMP-së.

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 -𝐍𝐞𝐬𝐞̈𝐫 𝐫𝐢𝐯𝐚𝐫𝐫𝐨𝐬𝐞𝐭 𝐒𝐢𝐧𝐚𝐧 𝐃𝐚𝐮𝐭𝐢 (𝟏𝟕.𝟎𝟔.𝟏𝟗𝟗𝟎 – 𝟏𝟒.𝟎𝟒.𝟏𝟗𝟗𝟗)𝐢 𝐳𝐡𝐝𝐮𝐤𝐮𝐫 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬 Nesër, më 18.04.2026 (e shtunë)...
17/04/2026

𝐍𝐣𝐨𝐟𝐭𝐢𝐦 -
𝐍𝐞𝐬𝐞̈𝐫 𝐫𝐢𝐯𝐚𝐫𝐫𝐨𝐬𝐞𝐭 𝐒𝐢𝐧𝐚𝐧 𝐃𝐚𝐮𝐭𝐢 (𝟏𝟕.𝟎𝟔.𝟏𝟗𝟗𝟎 – 𝟏𝟒.𝟎𝟒.𝟏𝟗𝟗𝟗)
𝐢 𝐳𝐡𝐝𝐮𝐤𝐮𝐫 𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬

Nesër, më 18.04.2026 (e shtunë), nga ora 13:30, në Prekaz të Epërm, në varrezat e lagjes Bregaj, do të organizohet ceremonia e rivarrimit të Sinan Dautit, i zhdukur gjatë luftës, i cili më 12 prill 1999 u plagos rëndë nga forcat serbe dhe dy ditë më pas ndërroi jetë në Mitrovicë, si pasojë e plagëve, ndërsa gjatë këtyre viteve familja nuk kishte asnjë informacion për fatin dhe vendndodhjen e tij.

Pas një procesi të gjatë kërkimi dhe përpjekjeve të pandërprera ndër vite, të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin Krimeve të Luftës-Sektorit për Persona të Zhdukur, si dhe me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, mbetjet mortore të Sinan Dautit, janë gjetur në varrezat e Suhodollit në Mitrovicë, ndërsa identifikimi është realizuar së fundmi nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Ceremonia e rivarrimit organizohet sipas kërkesës së familjes, me përkrahje të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Komunës së Skenderajt.

Me këtë rast, në këtë moment të rëndë për familjen, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Dauti.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe institucionet tjera të angazhuara në këtë proces, mbeten të përkushtuara në vazhdimin e përpjekjeve për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur dhe për të garantuar të drejtën e familjeve për të vërtetën.

Vazhdon koordinimi institucional për kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukurKomisioni Qeveritar për Persona të...
10/04/2026

Vazhdon koordinimi institucional për kërkimin dhe identifikimin e personave të zhdukur

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se është mbajtur takimi i radhës konsultativ me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Drejtorinë e Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës - Sektorin për Persona të Zhdukur, në kuadër të koordinimit të aktiviteteve në procesin e kërkimit dhe identifikimit, me synim zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.

Gjatë takimit u diskutuan aktivitetet në terren dhe hapat e mëtejmë. U dakordua që lokacioni në Rahovec, si lokacioni i katërt i adresuar gjatë këtij viti në kuadër të gërmimeve vlerësuese, të mbetet në fokus edhe në ditët në vijim, me vazhdimin e gërmimeve deri në vlerësimin e plotë të tij. Po ashtu, u theksua se aktualisht janë gjithsej edhe shtatë lokacione për të cilat tashmë janë siguruar urdhëresat për zhvarrim nga gjykata kompetente, si dhe katër lokacione të tjera që janë në proces të sigurimit të urdhëresave përkatëse.

Krahas gërmimeve vlerësuese në terren, në periudhën në vijim prioritet i veçantë do t’i kushtohet njoftimit të familjeve të viktimave të identifikuara, të cilat kanë qenë në Listën e Personave të Zhdukur, si pjesë e angazhimeve për trajtimin sa më të kujdesshëm të procesit. Përderisa u theksua se gjatë tre muajve të fundit, janë dorëzuar për rivarrim mbetjet mortore të nëntë viktimave të luftës, të identifikuara përmes analizës së ADN-së.
Aktualisht, zyrtarët e IML-së dhe Komisionit janë në komunikim me familjet për dy identifikime të reja, si dhe me familjet e viktimave për konfirmimin e identitetit.

Komisioni Qeveritar mbetet i përkushtuar për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur, në respektim të së drejtës së familjeve për të ditur të vërtetën.

Dorëzimi i materialeve (dokumente, fotografi, video-incizime) nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zh...
23/03/2026

Dorëzimi i materialeve (dokumente, fotografi, video-incizime) nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur njofton se, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me shoqatat familjare, sot nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës janë pranuar materiale dokumentare që kontribuojnë në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur gjatë luftës.

Materialet e dorëzuara, që përfshijnë dokumente, fotografi dhe video-incizime, do të trajtohen nga Njësia e Komisionit dhe do t’i nënshtrohen procedurave përkatëse të verifikimit, analizës dhe administrimit të mëtejmë.

Këto materiale do të kontribuojnë në:

• zhvillimin e aktiviteteve kërkimore dhe vlerësuese në terren;

• verifikimin dhe analizën e të dhënave;

• plotësimin dhe përditësimin e Regjistrit Qendror të Personave të Zhdukur;

• ndërgjegjësimin e opinionit vendor dhe ndërkombëtar, përfshirë prezantimet e përbashkëta me shoqatat familjare.

Materialet e pranuara janë digjitalizuar në kuadër të projektit të implementuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), me përkrahjen e Ambasadës Britanike.

Komisioni mbetet i përkushtuar për bashkëpunim të ngushtë me familjet, shoqatat familjare dhe partnerët institucionalë, për të mundësuar trajtimin dhe shfrytëzimin efektiv të çdo informacioni që mund të kontribuojnë në procesin e ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur.

𝐏𝐞̈𝐫𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐠𝐞̈𝐫𝐦𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐨𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 “𝐏𝐞̈𝐫𝐳𝐡𝐢𝐧𝐚”, 𝐑𝐚𝐡𝐨𝐯𝐞𝐜Në vijim të rifillimit të gërmimeve vlerësuese në lokacion...
10/03/2026

𝐏𝐞̈𝐫𝐝𝐢𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐦 𝐧𝐠𝐚 𝐠𝐞̈𝐫𝐦𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐥𝐨𝐤𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐧 “𝐏𝐞̈𝐫𝐳𝐡𝐢𝐧𝐚”, 𝐑𝐚𝐡𝐨𝐯𝐞𝐜

Në vijim të rifillimit të gërmimeve vlerësuese në lokacionin “Përzhina” në Rahovec, aktivitetet në terren kanë vazhduar edhe gjatë dy ditëve të fundit (dje dhe sot).

Në përputhje me planifikimet dhe pas krijimit të kushteve për vazhdimin e gërmimeve, ekipet e institucioneve kompetente, përkatësisht ekipet mjekoligjore të Institutit për Mjekësi Ligjore, përfshirë edhe ekspertët e EULEX-it, me përkrahjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës - Sektori për Persona të Zhdukur, edhe në prani të përfaqësuesve të institucioneve lokale të Komunës së Rahovecit, në zbatim të urdhëresës për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë vazhduar aktivitetet në këtë lokacion.

Me rastin e rifillimit të punimeve, të enjten më 4 mars 2026, janë hasur pjesë kockore, të cilat janë zhvarrosur dhe dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Po ashtu, gjatë punimeve të zhvilluara dje janë evidentuar gjetje të mbetjeve mortore, të cilat, sipas vlerësimit fillestar, i përkasin së paku një individi. Megjithatë, numri i saktë i individëve dhe identiteti i tyre do të konfirmohen pas përfundimit të ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave përkatëse, përfshirë edhe identifikimin përmes ADN-së.

Gërmimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në vlerësimin e tërësishëm të lokacionit të shënjuar, përkatësisht zonës me interes.

Në përputhje me mandatin dhe përgjegjësitë ligjore, procesi po zhvillohet në koordinim ndërinstitucional ndërmjet Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Drejtorisë së Policisë për Hetimin e Krimeve të Luftës - Sektorit për Persona të Zhdukur, Institutit të Mjekësisë Ligjore, si dhe organeve të drejtësisë, me përkushtim të plotë institucional, me qëllim të ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me forcë gjatë luftës në Kosovë.

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur mbetet i përkushtuar në këtë proces dhe do të vazhdojë angazhimin deri në përmbylljen e kësaj faze të gërmimeve, duke informuar opinionin publik në mënyrë të rregullt dhe transparente, me ndjeshmëri të veçantë ndaj familjeve.

Address

Sheshi Skenderbeu Pn. Qeveria E Kosoves
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share