Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale - AMMKM

  • Home
  • Kosovo
  • Pristina
  • Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale - AMMKM

Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale - AMMKM Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale

Sot, drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj së bashku me stafin ishin në përcjellje të punimeve në rrugën Dollc–Zahaq, të dre...
22/09/2026

Sot, drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj së bashku me stafin ishin në përcjellje të punimeve në rrugën Dollc–Zahaq, të drejtuara nga ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, z. Dimal Basha, së bashku me kabinetin e tij. Gjatë këtij takimi u diskutuan për çështjen e lapidarëve të dëshmorëve të lirisë.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve, për shkak të zgjerimit të rrugës, është e nevojshme dislokimi dhe vendosja e tyre në lokacione të përshtatshme, duke ruajtur dinjitetin dhe vlerën e tyre përkujtimore.

Ky proces po zhvillohet në koordinim dhe me mbështetjen e familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve, të cilët kanë kontribuar në ngritjen e këtyre lapidarëve në nderim të dëshmorëve të lirisë.

Tashmë, këto punë po trajtohen dhe po realizohen në bashkëpunim me ministrin përkatës dhe me mbështetjen e vazhdueshme të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe ministres znj. Saranda Bogujevci.

Zhvillimi i infrastrukturës duhet të ecë bashkë me ruajtjen e respektimin e vlerave tona historike dhe përkujtimore.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë! 🇽🇰

Sot, drejtori i Agjencisë z. Imer Hakaj së bashku me stafin profesional realizoi një takim pune me z. Jetmir Tofaj nga K...
17/09/2026

Sot, drejtori i Agjencisë z. Imer Hakaj së bashku me stafin profesional realizoi një takim pune me z. Jetmir Tofaj nga Kabineti i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, me të cilin diskutuam për asetet memoriale që ndodhen pranë rrugës, në kuadër të projektit zgjerimi i rrugës nacionale Dollc- Zahaq.

Gjatë takimit diskutuam për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të realizimit të këtij segmenti të infrastrukturës rrugore, duke respektuar detyrat dhe kompetencat e përcaktuara me legjislacion. Në këtë kuadër, u dakorduam që të ndërmerren me kohë veprimet e nevojshme ligjore dhe institucionale për trajtimin dhe zgjidhjen e këtyre çështjeve, në dakordim me familjarët e të rënëve dhe në bashkëveprim me organizatat e dala nga lufta e UÇK-së.

Këto veprime dhe ky bashkëpunim ndërinstitucional po ndërmerren me qëllim që punët të realizohen në kohë, duke garantuar që gjatë zhvillimit të projektit të mos pengohen, dëmtohen apo cenohen asetet e luftës çlirimtare.

Ruajtja dhe trajtimi me përgjegjësi i këtyre aseteve është detyrim institucional dhe shprehje e respektit ndaj dëshmorëve dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.

Sot, Drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj së bashku me stafin profesional, pritën në takim pune Kryetarin e OVL-UÇK-së në ...
17/09/2026

Sot, Drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj së bashku me stafin profesional, pritën në takim pune Kryetarin e OVL-UÇK-së në Gjakovë z. Avdyl Zeneli, dhe Sekretarin e Organizatës z. Sylejman Morava.

Në takim u diskutua për projektet që lidhen me dëshmorët dhe të rënët e lirisë në Komunën e Gjakovës, me fokus të veçantë në projektin për vendosjen e Gurëve – Asete Memoriale, në nderim dhe kujtim të përjetshëm të dëshmorëve të lirisë.

Në kuadër të fazës së parë të këtij projekti të AMMKM-së, deri më tani janë vendosur 8 Gurë Memorialë në nderim të 8 dëshmorëve, ndërsa jemi në pritje të realizimit të vendosjes edhe të 3 Gurëve të tjerë Memorialë, duke e çuar kështu në 11 numrin e dëshmorëve të përfshirë në këtë fazë.

Ky projekt synon ruajtjen dhe kultivimin e kujtesës historike, si dhe shënjimin e përjetshëm të vendeve të lidhura me dëshmorët e lirisë, në mënyrë që kontributi dhe sakrifica e tyre të mbeten të kujtuara nga brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë!

Në 28-vjetorin e Betejës së Kaçandollit, drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj së bashku me stafin, morën pjesë në nderimet ...
16/09/2026

Në 28-vjetorin e Betejës së Kaçandollit, drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj së bashku me stafin, morën pjesë në nderimet në Penuh, në Kompleksin Memorial në Komunën e Podujevës, ku nderuam 7 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë për lirinë e Kosovës gjatë tri ditëve të betejës, më 15, 16 dhe 17 shtator 1998.
Në kuadër të vizitës së punës, realizuan edhe një vizitë në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës, ku u njohën nga afër me ecurinë e punimeve në këtë kompleks memorial.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të Betejës së Kaçandollit dhe të gjithë dëshmorëve të kombit! 🇽🇰

Drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj, së bashku me stafin, në kuadër të takimeve të rregullta me degët e OVL-UÇK-së, mirëp...
16/09/2026

Drejtori i AMMKM-së, z. Imer Hakaj, së bashku me stafin, në kuadër të takimeve të rregullta me degët e OVL-UÇK-së, mirëpriti në takim kryetarin e OVL-UÇK-së – dega në Malishevë, z. Ilaz Krasniqi, dhe veteranin e UÇK-së, z. Alban Krasniqi.

Gjatë takimit u diskutua për Kompleksin Memorial në Malishevë, si dhe për monumentet e dedikuara vlerave të luftës dhe të rënëve për lirinë e Kosovës.

Drejtori Hakaj dhe stafi i AMMKM-së u zotuan se bashkëpunimi me OVL-UÇK-në do të intensifikohet edhe më tej, me synim që së bashku të realizohen punë të mira në ruajtjen, mirëmbajtjen dhe promovimin e vlerave të luftës dhe të kujtesës kombëtare. 🇽🇰💙

Drejtori Ekzekutiv i AMMKM-së, z. Imer Hakaj, së bashku me stafin e Agjencisë, mirëpritën në takim zyrtar z. Nexhmedin H...
14/09/2026

Drejtori Ekzekutiv i AMMKM-së, z. Imer Hakaj, së bashku me stafin e Agjencisë, mirëpritën në takim zyrtar z. Nexhmedin Hoxha, hoxhë i respektuar dhe personalitet i çmuar nga Uça, si dhe z. Nuradin Imeraj, mësimdhënës dhe ish-drejtor i shkollave në Komunën e Istogut, personalitete të respektuara nga fshati Uçë i Komunës së Istogut.
Gjatë takimit u diskutua për projektin e realizuar dhe të investuar nga AMMKM në nderim të tre dëshmorëve të Shkollës Shqipe në Uçë, përmes lapidarit kushtuar historisë dhe sakrificës së tyre: Hasan Hysenaj, Bajram Hoxhaj dhe Muharrem Hysenaj. Po ashtu, u diskutua për ide dhe propozime të reja për ruajtjen, pasurimin dhe promovimin e vlerave historike e kulturore të kësaj treve.
Duke vlerësuar lart historinë e Uçës dhe kontributin e saj ndër breza, u theksua nevoja që projekti i lapidarit, i konceptuar me ikonën e thesarit si simbol i përjetësimit të kujtesës dhe sakrificës së dëshmorëve, të plotësohet më tej përmes propozimeve të profesionistëve dhe të komunitetit. Qëllimi është që historia e Hasan Hysenajt, Bajram Hoxhajt dhe Muharrem Hysenajt – tre dëshmorëve të Shkollës Shqipe në Uçë, të dokumentohet dhe të prezantohet denjësisht para gjeneratave të ardhshme.

Drejtori Hakaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejmë me komunitetin dhe për mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në ruajtjen e kujtesës historike dhe të vlerave të trashëgimisë sonë.

Ai theksoi se AMMKM-ja, në bashkëpunim me Komunën e Istogut dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, Dega në Istog, do të vazhdojë të bashkëveprojë për projekte dhe iniciativa të mira, në nderim të historisë, dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës

Sot, drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj së bashku me stafin, ishin të pranishëm në mbikëqyrjen e procesit të zhvarrimit d...
09/09/2026

Sot, drejtori i AMMKM-së z. Imer Hakaj së bashku me stafin, ishin të pranishëm në mbikëqyrjen e procesit të zhvarrimit dhe rivarrimit të martirit të lirisë, Faton U. Aruqi, në Rezallë të Skenderajt.
Faton U. Aruqi bëhet martiri i 9-të gjatë vitit 2026 që i bashkohet martirëve të tjerë në Kompleksin Memorial në Rezallë. Si institucion shtetëror, kërkesa dhe angazhimi ynë është i qartë: të jemi pranë familjeve, ta ndajmë me ta dhimbjen me zemër e përkushtim, t’i bashkojmë martirët në komplekset memoriale, aty ku kujtimi dhe sakrifica e tyre ruhen e nderohen përjetësisht.
Kjo është një detyrë shtetërore dhe përgjegjësi e përhershme e AMMKM-së – që sakrifica e tyre të mos harrohet dhe vendi i tyre i përjetshëm të jetë në hapësirat memoriale të dedikuara për nderimin e martirëve.
Lavdi e përjetshme martirëve të Rezallës, Faton U. Aruqit dhe të gjithë martirëve e të rënëve për lirinë e Kosovës🇽🇰!

Në Komunën e Pejës, në Bjeshkët e Sejnovës, u bë shënjimi i “Thesareve të Lirisë”, vendeve ku ranë dëshmorët e lirisë së...
31/08/2026

Në Komunën e Pejës, në Bjeshkët e Sejnovës, u bë shënjimi i “Thesareve të Lirisë”, vendeve ku ranë dëshmorët e lirisë së Kosovës: Ajet C. Rexhaj, Hetem C. Rexhaj, Mehmet C. Rexhaj, Arif H. Hysenaj dhe Faruk B. Murati.
Nga sot, këta dëshmorë do të kujtohen përjetësisht pikërisht në vendet ku dhanë jetën për Kosovën, për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve të lirisë së Komunës së Pejës dhe të gjithë Kosovës.

Deklarata e Performancës së AMMKM-së 2025
25/08/2026

Deklarata e Performancës së AMMKM-së 2025

Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2025- Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale
25/08/2026

Raporti Vjetor i Performancës për vitin 2025- Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale

Address

Zeinel Salihu
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 04:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale - AMMKM posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share