03/08/2026
Urime për një tjetër edicion të suksesshëm të Sunny Hill!
Për tri net me radhë, ekipet e Urgjencës së Prishtinës ishin në gatishmëri të plotë gjatë festivalit, duke ofruar ndihmë mjekësore sa herë që paraqitej nevoja.
Falënderojmë mjekët, infermierët dhe gjithë stafin mbështetës për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm. Prania dhe gatishmëria e tyre kontribuan në sigurinë dhe mirëqenien e pjesëmarrësve gjatë gjithë festivalit.
Urgjenca e Prishtinës mbetet gjithmonë në shërbim të qytetarëve, e gatshme të përgjigjet me profesionalizëm në çdo situatë, 24/7.