Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim Kosovo Search And Rescue Association
🚨 Siguria, Shëndeti, Shpëtimi 🚨
🛠️ Pjesë e përkushtuar e mbrojtjes së jetëve
📞 Për ndihmë, thirrni: 045 112 102

Përfundim i aksionit me suksesJu njoftojmë se dy motoristët e humbur janë lokalizuar dhe janë tërhequr në një vend të si...
01/08/2026

Përfundim i aksionit me sukses

Ju njoftojmë se dy motoristët e humbur janë lokalizuar dhe janë tërhequr në një vend të sigurt.

Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim realizoi tërheqjen e tyre nga terreni.

Jemi të lumtur që ky aksion u përmbyll me sukses dhe që të dy motoristët janë tashmë të sigurt.

Aksion kërkimi Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kër...
01/08/2026

Aksion kërkimi

Departamenti i Motoristëve i Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar në një aksion kërkimi dhe orientimi për dy motoristë të humbur në zonën e Jezercit.

Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht për lokalizimin e tyre. Shpresojmë që shumë shpejt motoristët të gjenden dhe të kthehen të sigurt.

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me njësitë speciale ELITE të Policisë së Kosovës, realizoi me s...
20/07/2026

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, në bashkëpunim me njësitë speciale ELITE të Policisë së Kosovës, realizoi me sukses një trajnim të specializuar në fushën e kërkim-shpëtimit në ujëra të thella – zhytje.

Trajnimi u mbajt në Borsh, Shqipëri, ku pjesëmarrësit zhvilluan ushtrime intensive praktike dhe teorike, duke u fokusuar në teknikat e avancuara të zhytjes, operacionet e kërkim-shpëtimit në mjedise ujore, menaxhimin e situatave emergjente dhe koordinimin ndërinstitucional.

Ky trajnim përfaqëson një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të ekipeve të kërkim-shpëtimit, duke forcuar bashkëpunimin mes Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim dhe njësive speciale ELITE të Policisë së Kosovës. Shkëmbimi i përvojave, puna ekipore dhe stërvitja në kushte reale kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e gatishmërisë për t’iu përgjigjur me efikasitet çdo situate emergjente.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit, instruktorët dhe partnerët që kontribuan në realizimin e këtij trajnimi, si dhe institucionet që mbështesin zhvillimin e vazhdueshëm të kapaciteteve në fushën e kërkim-shpëtimit.

Së bashku ndërtojmë ekipe më të përgatitura, më profesionale dhe gjithmonë të gatshme për të shpëtuar jetë.


Memorandum BashkëpunimiSot shënuam një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal, me nënshkrimin e Memor...
09/07/2026

Memorandum Bashkëpunimi

Sot shënuam një moment të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal, me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Shoqatës së Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë.

Ky memorandum vendos themelet e një partneriteti të qëndrueshëm, i cili synon koordinim më të mirë të operacioneve të kërkim-shpëtimit, rritjen e sigurisë në të dy anët e kufirit dhe ofrimin e mbështetjes së ndërsjellë në situata emergjente.

Përmes trajnimeve të përbashkëta, shkëmbimit të përvojave dhe praktikave më të mira profesionale, do të forcojmë kapacitetet dhe gatishmërinë e ekipeve tona, me qëllim që të ofrojmë një reagim më të shpejtë, më të koordinuar dhe më efikas në çdo mision.

Ky bashkëpunim është dëshmi e përkushtimit tonë të përbashkët për mbrojtjen e jetës së njeriut, rritjen e sigurisë dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e kërkim-shpëtimit.

Së bashku për më shumë siguri, profesionalizëm dhe shpëtim jetësh. 🇽🇰🤝🇦🇱

Aksioni për gjetjen e z. Xhafer Raqi ka rifilluar sot në orët e hershme të mëngjesit, pas kërkimeve intensive që u zhvil...
03/07/2026

Aksioni për gjetjen e z. Xhafer Raqi ka rifilluar sot në orët e hershme të mëngjesit, pas kërkimeve intensive që u zhvilluan gjatë gjithë natës së kaluar. Kërkimet po vazhdojnë edhe në këto momente.

Shoqata jonë, në bashkëpunim me Policinë dhe autoritetet e tjera kompetente, ka riangazhuar Departamentin e Dronistëve, me qëllim që të rrisim mundësitë për lokalizimin dhe gjetjen sa më të shpejtë të z. Xhafer Raqi.

Shpresojmë që ai të gjendet sa më shpejt dhe lutemi për shëndetin dhe mirëqenien e tij. Falënderojmë të gjithë ata që po kontribuojnë dhe po ofrojnë mbështetje në këtë aksion.

NjoftimShoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se është duke bërë kërkimet për gjetjen e z. Xhafer Raqi nga Prishti...
02/07/2026

Njoftim
Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim njofton se është duke bërë kërkimet për gjetjen e z. Xhafer Raqi nga Prishtina i cili vuan nga demenca.

Hapet dega e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në Mitrovicë.Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaci...
27/06/2026

Hapet dega e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim në Mitrovicë.

Ky është një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve operative dhe rritjen e efikasitetit në intervenime. Me praninë e ekipit në këtë rajon, do të mundësohet reagim më i shpejtë, koordinim më i mirë dhe mbulim më i gjerë në situata emergjente, duke kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë së qytetarëve dhe gatishmërisë për t’iu përgjigjur çdo sfide.

Në krye të kësaj dege është zgjedhur Sedat Zenuni, i cili do të udhëheqë angazhimet dhe aktivitetet e degës në koordinim me strukturat e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, me synim forcimin e gatishmërisë dhe shërbimit në rajonin e Mitrovicës. I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të rëndësishme.

Këtë fundjavë, instruktorët e zhytjes të shoqatës sonë zhvilluan një trajnim bazik për kërkim-shpëtim në pishinën e Gërm...
24/06/2026

Këtë fundjavë, instruktorët e zhytjes të shoqatës sonë zhvilluan një trajnim bazik për kërkim-shpëtim në pishinën e Gërmisë për ekipin CIMIC – Civil Military Cooperation të ushtarëve amerikanë në Kosovë. Ky trajnim shërbeu si përgatitje për kursin intensiv njëjavor që do të mbahet në muajt në vijim në bregdetin shqiptar.

Ky aktivitet është pjesë e bashkëpunimit tonë të vazhdueshëm me këtë njësi, përmes trajnimeve të specializuara në fusha të ndryshme të kërkim-shpëtimit, me qëllim avancimin e njohurive dhe aftësive operacionale të pjesëmarrësve.

🚨 Aksion kërkimi në NovobërdëMe kërkesë të Qendrës së Situatave , Shoqata jonë ka filluar sot rreth mesditës një aksion ...
19/06/2026

🚨 Aksion kërkimi në Novobërdë

Me kërkesë të Qendrës së Situatave , Shoqata jonë ka filluar sot rreth mesditës një aksion kërkimi për gjetjen e një personi të komunitetit serb, i raportuar si i zhdukur në rrethinën e Novobërdës.

Ekipet tona janë angazhuar në terren dhe po zhvillojnë kërkimet në koordinim me institucionet përkatëse, ndërsa operacioni po vazhdon edhe në këto orë.

Shpresojmë që angazhimi i përbashkët të rezultojë me gjetjen sa më të shpejtë të personit të zhdukur. 🙏🏻🚨🚑

🌊🤝 Së bashku për një rini më të sigurt dhe më të përgatitur!Ishte një kënaqësi dhe privilegj i veçantë për ne që, në bas...
02/06/2026

🌊🤝 Së bashku për një rini më të sigurt dhe më të përgatitur!

Ishte një kënaqësi dhe privilegj i veçantë për ne që, në bashkëpunim me AME-në, Policinë e Kosovës, zjarrfikësit e Prishtines , Mitrovicës dhe Prizrenit, të organizonim kampin edukativ për nxënësit e shkollave të mesme nga tri komuna të Kosovës, në Liqenin e Ujmanit.

Përmes aktiviteteve praktike dhe trajnimeve të specializuara, të rinjtë patën mundësinë të zhvillojnë aftësi të rëndësishme të mbijetesës, kërkim-shpëtimit dhe dhënies së ndihmës së parë. Këto njohuri jo vetëm që rrisin sigurinë personale të tyre, por kontribuojnë edhe në krijimin e një brezi më të përgjegjshëm, më të vetëdijshëm dhe më të gatshëm për të vepruar në situata emergjente.

Ne besojmë se investimi në edukimin dhe aftësimin e të rinjve është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit të aksidenteve dhe minimizimit të rreziqeve që mund të paraqiten në jetën e përditshme.

Falënderojmë të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit që e bënë të mundur këtë kamp dhe që kontribuojnë vazhdimisht në ndërtimin e një komuniteti më të sigurt për të gjithë.


EdukimiIRinisë KërkimShpëtimi NdihmaEPare Ujmani Bashkëpunim Parandalim RiniaJonë

Address

Pristina

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim:

Shortcuts

Share