Presidenca e Republikës së Kosovës

Directions Website

Presidenca e Republikës së Kosovës Faqja zyrtare e Presidencës së Republikës së Kosovës

28/10/2026

Presidentja Shiroka P**a merr urim nga Mbreti Abdullah II i Jordanisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka P**a, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës.

Në emër të popullit dhe Qeverisë së Jordanisë, Mbreti Abdullah II i ka përcjellë Presidentes Shiroka P**a urimet e përzemërta dhe dëshirat më të mira për sukses në detyrën e re.

Në letrën e tij, Mbreti Abdullah II ka shprehur gatishmërinë e Jordanisë për të vazhduar bashkëpunimin me Kosovën, me synimin e avancimit të marrëdhënieve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në shërbim të të dy popujve dhe të paqes dhe prosperitetit global.

28/10/2026

Presidentja Shiroka P**a merr urim nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka P**a, ka marrë një mesazh urimi nga Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, me rastin e zgjedhjes së saj në detyrë.

Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III, së bashku me bashkëshorten, i përcolli Presidentes Shiroka P**a urimet e sinqerta, duke theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, të mbështetur në vlera të përbashkëta dhe të forcuar prej vitesh nëpërmjet partneritetit.

Mbreti rikujtoi vizitën e tij të parë në Kosovë në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten vizitoi një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të Presidentes Shiroka P**a në Prizren.

Në mesazh, ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova do të vazhdojnë të punojnë së bashku në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, në një kohë kur bota përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike.

Mbreti Charles III shprehu dëshirën që gjatë mandatit të Presidentes Shiroka P**a të thellohen më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve, duke përcjellë urimet më të mira për Presidenten dhe popullin e Kosovës.

Presidentja Shiroka P**a mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë Presidentja e Republikës së Kosovës, Justi...
27/10/2026

Presidentja Shiroka P**a mori pjesë në shënimin e Ditës Kombëtare të Austrisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka P**a, mori pjesë sonte në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Republikës së Austrisë.

Në fjalën e saj, Presidentja Shiroka P**a përcolli urimet më të përzemërta për Republikën e Austrisë dhe qytetarët e saj, duke theksuar miqësinë e qëndrueshme ndërmjet dy vendeve, të ndërtuar mbi vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë, respektimit të të drejtave të njeriut dhe paqes.

Presidentja vlerësoi kontributin e Austrisë në periudhat më të vështira të historisë së Kosovës, njohjen e hershme të pavarësisë dhe mbështetjen për shtetndërtimin, forcimin e institucioneve dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të vendit.

Ajo theksoi gjithashtu kontributin austriak në ruajtjen e paqes dhe sigurisë përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen e vazhdueshme për aspiratat euroatlantike të Kosovës.

Presidentja Shiroka P**a shprehu mirënjohjen për Republikën e Austrisë, institucionet dhe qytetarët e saj, duke nënvizuar potencialin për thellimin e bashkëpunimit në arsim, shkencë, kulturë, teknologji, ekonomi dhe inovacion.

Në fund, Presidentja uroi popullin austriak për paqe, mirëqenie dhe prosperitet të vazhdueshëm, ndërsa Republikës së Austrisë i dëshiroi suksese në kontributin e saj për një Evropë paqësore dhe të bashkuar.

Presidentja Shiroka P**a priti në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shi...
27/10/2026

Presidentja Shiroka P**a priti në takim ish-presidenten Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka P**a, priti sot në takim Presidenten Atifete Jahjaga, e cila shoqërohej nga ekipi i Fondacionit Jahjaga.

Presidentja Jahjaga e uroi Presidenten Shiroka P**a për marrjen e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, duke shprehur mbështetjen e saj personale dhe institucionale në të mirë të vendit.

Ajo shprehu kënaqësinë që në krye të Presidencës së Kosovës është sërish një grua, duke i dëshiruar Presidentes Shiroka P**a suksese në ushtrimin e mandatit dhe duke shprehur bindjen se do ta përmbushë këtë detyrë me përkushtim dhe dinjitet.

Presidentja Shiroka P**a e falënderoi Presidenten Jahjaga për urimet dhe mbështetjen, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit dhe të kontributit të përbashkët në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Presidentja Shiroka P**a priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj Presidentja e Rep...
27/10/2026

Presidentja Shiroka P**a priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka P**a, priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, i shoqëruar nga ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Bernard Çobaj.

Ministri Dukaj e uroi Presidenten Shiroka P**a për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses përgjatë këtij mandati.

Presidentja Shiroka P**a e falënderoi ministrin Dukaj për vizitën dhe urimet, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të mira dhe të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë takimit u vlerësua roli i shqiptarëve në Mal të Zi dhe i malazezëve në Kosovë si urë lidhëse ndërmjet dy vendeve dhe si kontribuues të rëndësishëm në forcimin e miqësisë, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.

Presidentja Shiroka P**a theksoi se ruajtja dhe avancimi i marrëdhënieve të mira me Malin e Zi është në interes të të dyja vendeve, ndërsa shprehu gatishmërinë për të mbështetur thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.

26/10/2026

Presidentja Shiroka P**a uron dy deputetët shqiptarë për fitoren në zgjedhje

Shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës me dy mandate të fituara në Kuvendin e Serbisë, dëshmuan se bashkimi politik, besimi i qytetarëve dhe përkushtimi i përbashkët sjellin rezultat.

Urime të sinqerta deputetëve: Shaip Kamberi dhe Visar Mehmeti. Kjo fitore është e juaja dhe e gjithë shqiptarëve.

Qoftë ky rezultat fillimi i një përfaqësimi më të fuqishëm, i mbrojtjes më efektive të të drejtave, i zhvillimit ekonomik dhe i respektimit të plotë të dinjitetit kombëtar. Vazhdoni me të njëjtin unitet edhe në mandatin që keni fituar, sepse forca e vërtetë qëndron te bashkimi.

Presidentja Shiroka P**a priti në takim nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e komuniteteve, Emilia RexhepiPresidentja e R...
26/10/2026

Presidentja Shiroka P**a priti në takim nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e komuniteteve, Emilia Rexhepi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka P**a, priti në takim nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe Emilia Rexhepi, me të cilën diskutoi për zhvillimet aktuale në vend, bashkëpunimin institucional dhe çështjet me rëndësi për komunitetet joshumicë në Kosovë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e angazhimit të përbashkët institucional për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të komuniteteve, përfaqësimin e tyre dhe krijimin e mundësive të barabarta për pjesëmarrje në jetën publike dhe institucionale të vendit.

Bashkëbisedueset diskutuan edhe për nevojën e koordinimit të vazhdueshëm institucional, me qëllim që çështjet me interes për qytetarët të trajtohen me përgjegjësi dhe të marrin vëmendjen e duhur.

Presidentja Shiroka P**a priti në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava Presidentja e Republi...
26/10/2026

Presidentja Shiroka P**a priti në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka P**a, priti sot në takim kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiun Naim Tërnava, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi suksese në ushtrimin e mandatit.

Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare dhe ruajtjen e traditës së tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë në shoqërinë kosovare.

Presidentja Shiroka P**a vlerësoi kontributin e Bashkësisë Islame të Kosovës në promovimin e harmonisë ndërfetare dhe në forcimin e vlerave të solidaritetit, paqes dhe mirëkuptimit ndërmjet qytetarëve.

Ajo theksoi se bashkëjetesa ndërfetare dhe respektimi i diversitetit janë vlera të rëndësishme të shoqërisë së Kosovës dhe pjesë e identitetit të saj qytetar, të cilat duhet të ruhen e të kultivohen edhe në të ardhmen.

26/10/2026

Reagimi i Presidentes Shiroka P**a për vrasjen në Vitomiricë të Pejës

Jam thellësisht e tronditur nga vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, rrethanat e së cilës kërkojnë hetim urgjent, të plotë dhe të paanshëm.

Kërkoj nga organet kompetente që të hetojnë me përparësi jo vetëm rrethanat e vrasjes dhe përgjegjësinë penale të personave të dyshuar, por edhe trajtimin e kërkesave të viktimës dhe veprimet e secilit institucion që kishte detyrimin ligjor ta mbronte. Duhet të sqarohet nëse janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut dhe mbrojtjen e saj.

Çdo sinjal për rrezik, çdo kërkesë për ndihmë dhe çdo ankesë ndaj mosveprimit institucional duhet të trajtohet me seriozitetin maksimal. Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së qytetarëve është detyrim i panegociueshëm i institucioneve.

U bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që të veprojnë me urgjencë, profesionalizëm dhe paanshmëri, në mënyrë që çdo rrethanë e këtij rasti të hetohet dhe drejtësia të vihet në vend.

Asnjë grua nuk duhet të mbetet e pambrojtur pasi kërkon ndihmë nga institucionet e shtetit. Siguria dhe dinjiteti i çdo gruaje duhet të trajtohen si përgjegjësi themelore institucionale, ndaj çdo dyshim për dështim në përmbushjen e kësaj përgjegjësie duhet të marrë përgjigje të qartë.

U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës dhe të gjithë të afërmve të saj.

Mbrojtja e jetës së grave është detyrim i panegociueshëm, ndaj nuk ka kompromis kur ajo vihet në rrezik.

Presidentja Shiroka P**a thekson rëndësinë e bashkërendimit ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të ShqipërisëPresidentja ...
24/10/2026

Presidentja Shiroka P**a thekson rëndësinë e bashkërendimit ndërmjet ambasadave të Kosovës dhe të Shqipërisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka P**a, e shoqëruar nga ambasadori Delfin Pllana, takoi në Budapest ambasadorin e Shqipërisë, Ilirian Kuka.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy ambasadave, koordinimin e aktiviteteve diplomatike dhe avancimin e marrëdhënieve me Hungarinë.

Presidentja Shiroka P**a theksoi rëndësinë e bashkërendimit në forcimin e lidhjeve ekonomike e kulturore, mbështetjen e mërgatës dhe promovimin e interesave të përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë.

Address

Zyra E Presidentit Të Kosovës Ndërtesa E Kuvendit Sheshi “Nëna Terezë” P. N 10 000 Prishtinë
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Presidenca e Republikës së Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby government services