ARKEP - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

  • Home
  • Kosovo
  • Pristina
  • ARKEP - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare

ARKEP - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ARKEP - Agjension rregullator i pavarur e përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e ofruesve të shërbimeve telekomunikuese në Kosovë. www.arkep-rks.org

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare - (më poshtë Autoriteti) është organi rregullator, i cili zbaton dhe mbikëqyrë kornizën rregullatore të përcaktuar nga ligji për Komunikime Elektronike, nga ligji për shërbimet postare, si dhe nga politikat e zhvillimit të fushës së komunikimeve elektronike dhe shërbimeve postare, të përcaktuara nga Qeveria e Kosovës. Ligji për Telekomunikacion i miratuar nga Kuvendi i Kosovës dhe i nxjerrur nga Rregullorja e UNMIK-ut 2003/16 parasheh nevojën për ngritje në sektorin e telekomunikacionit në Kosovë përmes themelimit të një agjensioni rregullator të pavarur i cili do të jetë përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e ofruesve të shërbimeve telekomunikuese në Kosovë, ku inkurajohet pjesëmarrja e sektorit privat dhe konkurrenca në ofrimin e shërbimeve. Ky agjension do të vendosë standardet për ofruesit e shërbimeve në Kosovë dhe do të caktojë dispozitat për mbrojtjen e konsumatorit. Menjëherë pas miratimit të Ligjit, Kuvendi i Kosovës emëroi Bordin e ART dhe anëtarët e këtij bordi më 11 dhjetor 2003. ART filloi punën zyrtarisht në Janar 2004. Gjatë punës fillestare, ART punoi në disa projekte shumë të rëndësishme të cilat përbëjnë një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një tregu konkurrues i cili zhvillon shoqërinë informative në Kosovë.

NJOFTIM ME RËNDËSI....!  -CERT
27/09/2026

NJOFTIM ME RËNDËSI....!
-CERT

NJOFTIM ZYRTAR NGA KOS-CERT

KOS-CERT njofton qytetarët se është duke trajtuar rastet e raportuara gjatë ditëve të fundit lidhur me komprometimin e llogarive në aplikacionin WhatsApp.

Në koordinim me institucionet përgjegjëse shtetërore dhe në bashkëpunim me operatorët e telefonisë mobile dhe partnerët ndërkombëtarë, KOS-CERT është nê kontakt me kompaninë Meta për të analizuar rastet e raportuara e për të identifikuar mënyrat dhe mekanizmat e përdorur për komprometimin e llogarive, si dhe për të ndërmarrë masat e nevojshme në kuadër të përgjegjësive të tij.

Deri në përfundimin e analizave, KOS-CERT u rekomandon qytetarëve kujdes të shtuar dhe zbatimin e këtyre masave të sigurisë:
• Mos e ndani me askënd kodin e verifikimit të WhatsApp (OTP) të pranuar përmes SMS-it apo kanaleve të tjera.
• Aktivizoni verifikimin me dy hapa (Two-Step Verification) në llogarinë tuaj WhatsApp.
• Kontrolloni pajisjet e lidhura (Linked Devices) me llogarinë tuaj. Nëse identifikoni një pajisje që nuk e njihni ose nuk e keni autorizuar, shkëputeni menjëherë.
• Mos klikoni në vegëza të dyshimta të pranuara përmes SMS-it, email-it, WhatsApp-it apo platformave të tjera, veçanërisht kur kërkohet verifikimi i llogarisë ose dhënia e të dhënave personale.
• Kushtojini vëmendje njoftimeve për regjistrimin e llogarisë në një pajisje tjetër. Nëse pranoni një kod ose njoftim për një tentativë regjistrimi që nuk është iniciuar nga ju, mos e ndani kodin dhe mos e autorizoni kërkesën.
• Mbroni edhe adresën e email-it të lidhur me llogarinë, duke përdorur një fjalëkalim unik dhe autentikim me shumë faktorë (MFA), kur kjo mundësi ofrohet.
• Mos ndani fjalëkalime, kode verifikimi apo të dhëna personale, edhe kur kërkesa duket se vjen nga një kontakt i njohur. Llogaria e personit që ju kontakton mund të jetë gjithashtu e komprometuar.

Nëse dyshoni se llogaria juaj është komprometuar, përdorni vetëm mekanizmat dhe kanalet zyrtare të WhatsApp për rikuperimin e llogarisë dhe raportoni incidentin tek KOS-CERT.

KOS-CERT do të vazhdojë monitorimin dhe analizimin e situatës, si dhe koordinimin me institucionet tjera, operatorët dhe partnerët relevantë, me qëllim të sqarimit të plotë të rasteve dhe ndërmarrjes së masave të nevojshme.

Për çdo zhvillim të rëndësishëm, publiku do të informohet përmes kanaleve zyrtare të KOS-CERT.

KOS-CERT
Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike

25/09/2026

📢 Diçka e rëndësishme po vjen......

Takim pune mes Bordit të ARKEP dhe Ministrit të Digjitalizimit dhe Administratës Publike, z. Lulëzon Jagxhiu.Bordi i Aut...
09/07/2026

Takim pune mes Bordit të ARKEP dhe Ministrit të Digjitalizimit dhe Administratës Publike, z. Lulëzon Jagxhiu.

Bordi i Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), i udhëhequr nga Kryetari i Bordit, zhvilluan një takim produktiv pune me Ministrin e Digjitalizimit dhe Administratës Publike, z. Lulëzon Jagxhiu.

Në takimin u diskutuan prioritetet e sektorit të komunikimeve elektronike, avancimi i legjislacionit dhe projektet kryesore që kontribuojnë në zhvillimin digjital të vendit.

Në fokus të takimit ishte edhe Agjenda e Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian dhe roli i ARKEP-it në përmbushjen e obligimeve që dalin nga ky proces.

U vlerësua progresi i Kosovës në fushën e teknologjisë 5G, ku mbulueshmëria ka arritur rreth 70% të popullsisë, duke tejkaluar objektivin e përcaktuar në Agjendën e Reformave.

Gjithashtu, u diskutua rëndësia e përdorimit efikas të spektrit frekuencor për zgjerimin e mëtejshëm të rrjetit 5G në të gjithë territorin e Kosovës, si dhe procesi i integrimit të Kosovës në zonën EU RLAH (Roam Like at Home), që synon heqjen e tarifave të roamingut ndërmjet Kosovës dhe vendeve të Bashkimit Evropian.

Bordi i ARKEP-it rikonfirmoi gatishmërinë dhe përkushtimin për të ndërmarrë hapat e nevojshëm, në kuadër të kompetencave të tij, dhe për të kontribuar në përmbushjen e kërkesave që lidhen me këtë proces.

Komunikimet elektronike mbeten një shtytës kyç i transformimit digjital të Kosovës.

Prishtinë, 09 korrik 2026

KOMUNIKATËUshtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit priti në takim Kryetarin e Bordit të ARKEP-it,Kryetari i Bord...
18/06/2026

KOMUNIKATË

Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit priti në takim Kryetarin e Bordit të ARKEP-it,

Kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), z. Nazim Rahimi, së bashku me z. Ilir Imeri, drejtor i Departamentit të Komunikimeve Elektronike (DEK), u pritën në takim nga Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Agron Qalaj, i shoqëruar nga prokurori përgjegjës në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit për Njësinë Ndërlidhëse të Përgjimeve, z. Lulzim Sylajmani, si dhe bashkëpunëtorët e tij.

Qëllimi i takimit ishte koordinimi ndërinstitucional lidhur me procesin e implementimit të bartshmërisë së numrave të telefonisë mobile dhe fikse, si dhe ndikimin që ky proces mund të ketë në aktivitetet dhe procedurat e organeve ligj zbatuese (LEA).

Gjatë takimit u konfirmua gatishmëria e të dyja palëve që ky proces të realizohet në përputhje me Rregulloren për bartshmërinë e numrave për parapaguesit e shërbimeve publike të komunikimeve elektronike dhe me obligimet që rrjedhin nga kjo rregullore. Po ashtu, u diskutuan edhe çështje të tjera profesionale me interes të përbashkët.

Në përfundim të takimit, Kryetari i Bordit të ARKEP-it, z. Rahimi, dhe Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, z. Qalaj, u dakorduan për për vazhdimin dhe avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional në funksion të përmbushjes së përgjegjësive ligjore dhe të interesit publik.

Prishtinë, 18 qershor 2026

KOMUNIKATËAutoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) priti dje në takim ekipin zbatues të Stu...
12/06/2026

KOMUNIKATË

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) priti dje në takim ekipin zbatues të Studimit të Fizibilitetit për projektin “Upgrade to Very High-Capacity Networks – Feasibility Study (WB31-KOS-DII-02)”, të përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë.

Gjatë takimit u prezantuan objektivat, metodologjia dhe aktivitetet e planifikuara në kuadër të studimit, me fokus në vlerësimin e nevojave dhe mundësive për zhvillimin e rrjeteve me kapacitet shumë të lartë “Upgrade to Very High-Capacity Networks’’ në Republikën e Kosovës.

Përfaqësuesit e ARKEP-it prezantuan gjendjen aktuale të sektorit të komunikimeve elektronike, zhvillimet rregullatore, si dhe sfidat dhe prioritetet kryesore që lidhen me avancimin e infrastrukturës digjitale.

Takimi shërbeu si platformë për shkëmbimin e informatave dhe diskutimin e aspekteve teknike, rregullatore dhe strategjike që do të kontribuojnë në përgatitjen e studimit të fizibilitetit dhe identifikimin e mundësive për zhvillimin e mëtejshëm të rrjeteve broadband me kapacitet shumë të lartë.

Projekti financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Western Balkans Investment Framework (WBIF), ndërsa institucion përfitues është Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Digjitalizimit.

ARKEP rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të bashkëpunuar ngushtë me të gjitha palët e përfshira dhe për të ofruar kontributin e nevojshëm në realizimin e aktiviteteve të projektit, me synim mbështetjen e zhvillimit të infrastrukturës moderne të komunikimeve elektronike dhe përshpejtimin e transformimit digjital në Republikën e Kosovës.

Prishtinë, 12 Qershor 2026

🚨 KUJDES NGA SMS MASHTRUESE! 🚨Janë duke qarkulluar mesazhe mashtruese që pretendojnë se “regjistrimi juaj po skadon” dhe...
04/05/2026

🚨 KUJDES NGA SMS MASHTRUESE! 🚨

Janë duke qarkulluar mesazhe mashtruese që pretendojnë se “regjistrimi juaj po skadon” dhe kërkojnë klikim në linke të dyshimta për përditësim të të dhënave.

⚠️ Këto mesazhe mund të përdoren për:

• Vjedhje të të dhënave personale
• Vjedhje të kredencialeve bankare
• Marrje kontrolli të llogarive tuaja

❌ Mos klikoni në linke të panjohura
❌ Mos ndani të dhëna personale apo bankare
❌ Mos vendosni fjalëkalime në faqe të dyshimta

✅ Çfarë duhet të bëni:
• Fshijeni menjëherë mesazhin
• Bllokoni dhe raportoni numrin
• Raportoni rastin te banka juaj dhe në KOS-CERT
• Verifikoni çdo njoftim vetëm përmes kanaleve zyrtare

📱 Përdoruesit e iPhone:

Për siguri shtesë, rekomandohet deaktivizimi i iMessage nëse pranoni shpesh SMS të dyshimta nga numra të panjohur.

➡️ Settings → Apps → Messages → iMessage → Off
🔐 Mbroni të dhënat tuaja. Mbroni veten!

Prishtinë 04 Maj 2026

KOMUNIKATË PËR PUBLIKUNLidhur me ofrimin e shërbimeve “data eSIM” nga ofruesit me pakicëAutoriteti Rregullativ i Komunik...
07/04/2026

KOMUNIKATË PËR PUBLIKUN

Lidhur me ofrimin e shërbimeve “data eSIM” nga ofruesit me pakicë

Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (tutje: ARKEP) në përputhje me kompetencat e përcaktuara me Ligjin Nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike, pas shqyrtimit të detajuar të shërbimeve të njohura si ”data eSIM” të ofruara nga ofrues të ndryshëm të shërbimeve me pakicë, analizën e mënyrës së funksionimit të këtyre shërbimeve dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi për komunikimet elektronike, me qëllim të parandalimit të kushteve për zhvillimin e një tregu jokonkurrues dhe për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve, vlerëson si në vijim:

Asnjë subjekt, nuk ka të drejtë të ushtroj veprimtarinë në Republikën e Kosovës, përmes ofrimit të shërbimeve të komunikimeve elektronike pa autorizim paraprak nga ARKEP. Sidoqoftë, për t’u autorizuar, respektivisht vendosur në regjistrin e notifikimeve duhet të plotësohen kushtet e caktuara në Rregulloren Nr. 37, për Autorizimet e Përgjithshme;

Shërbimet “data eSIM only” janë të dizajnuara kryesisht për përdorues që udhëtojnë jashtë vendit të tyre të rezidencës (të njohur si Travel eSiM) dhe bazohen në përdorimin e shërbimeve roaming për ofrimin e shërbimit të qasjes në të dhëna (Internet) duke përdorur rrjetet mobile.

Nga analiza e praktikave rregullatore në Evropë rezulton se në asnjë vend evropian nuk ekziston një autorizim i drejtpërdrejtë për ofruesit e shërbimeve “data-only eSIM” si kategori më vete. Kjo për shkak se këta ofrues nuk përmbushin karakteristikat e operatorëve tradicionalë apo të MVNO-ve, në kuptimin klasik rregullator, pasi nuk zotërojnë apo menaxhojnë elemente thelbësore të rrjetit dhe nuk ofrojnë shërbime të plota të komunikimeve elektronike (si zëri apo numeracioni). Në vend të kësaj, ata funksionojnë kryesisht si ofrues të shërbimeve mbi internet (OTT), duke përdorur kapacitete të blera nga operatorë të autorizuar (MNO/MVNO), ndërsa përgjegjësia rregullatore mbetet tek këta të fundit që sigurojnë qasjen në rrjet.

Për më tepër, për shkak të këtij modeli operimi dhe mungesës së elementeve thelbësore të ofrimit të rrjeteve apo shërbimeve publike të komunikimeve elektronike, këta ofrues nuk i plotësojnë kriteret ligjore për t’u konsideruar dhe autorizuar si ofrues të shërbimeve të komunikimeve elektronike në kuptimin e kornizës rregullatore të Republikës së Kosovës.

Korniza Rregullatore për komunikimet elektronike nuk lejon përdorimin e shërbimeve roaming në mënyrë të përhershme (permanent roaming), përkatësisht përdorimin sistematik dhe afatgjatë të rrjeteve të operatorëve vendas nga përdorues që kanë qëndrim të përhershëm në territorin e Republikës së Kosovës.

Rrjedhimisht, operatorët mobil në Republikën e Kosovës, në cilësinë e ofruesve të shërbimeve roaming në rrjetet e tyre, në cilësinë e ofruesve të shërbimeve roaming në rrjetet e tyre, kanë të drejtë që, në përputhje me marrëveshjet roaming, politikat e përdorimit të drejtë dhe legjislacionin në fuqi, të vendosin kufizime, masa menaxhuese ose të refuzojnë qasjen në rrjet në rastet kur konstatohet përdorim që përbën roaming permanent.

Ofruesit e shërbimeve “data eSiM only” mund të ofrojnë shërbime roaming ndërkombëtar (për qytetarët që udhëtojnë jashtë vendit), në rastet kur:

- përdorimi i tyre mbetet në përputhje me natyrën e roamingut si shërbim për përdorim të përkohshëm gjatë udhëtimit dhe nuk shndërrohet në përdorim të përhershëm në territorin e Republikës së Kosovës;
- nuk ekzistojnë pika fizike të sh*tjes në territorin e Republikës së Kosovës;
- nuk promovojnë/targetojnë ofrimin e shërbimeve të roamingut në Republikën e Kosovës për qytetarët e vendit (ngjashëm si roaming nacional).

Këto shërbime duhet të përdoren vetëm për nevoja të përkohshme të udhëtimit dhe nuk duhet të përdoren si zëvendësim për shërbimet e ofruara nga operatorët e autorizuar në tregun vendor.

Operatorët dhe subjektet përkatëse të sigurojnë që përdorimi i shërbimeve roaming të jetë në përputhje me qëllimin dhe kufizimet e përcaktuara në legjislacionin në fuqi, ndërsa përdoruesit me qëndrim të përhershëm në Republikën e Kosovës të përdorin shërbime të ofruara nga operatorë të autorizuar në tregun vendor.

Prishtinë, 02 Prill 2026

Address

Rruga Bedri Pejani 23
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when ARKEP - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to ARKEP - Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare:

Shortcuts

Share