Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta

Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, është themeluar në vitin 2010 dhe vepron në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

13/07/2026
KMRS ishte e pranishme në shënimin e 175-vjetorit të SACEM-it në selinë e saj në Paris. 🇫🇷SACEM, e themeluar në vitin 18...
09/06/2026

KMRS ishte e pranishme në shënimin e 175-vjetorit të SACEM-it në selinë e saj në Paris. 🇫🇷

SACEM, e themeluar në vitin 1851, është organizata më e vjetër e menaxhimit kolektiv të të drejtave muzikore në botë dhe një nga institucionet më me ndikim në historinë e të drejtës së autorit.

Me rastin e 175 vjetorit të saj, SACEM mblodhi në Paris organizatat e menaxhimit kolektiv nga vende të ndryshme të botës për të shënuar këtë përvjetor historik dhe për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar në mbrojtjen e të drejtave të krijuesve.

Kosova u përfaqësua në këtë ngjarje përmes KMRS-së, duke shënuar një moment të rëndësishëm për praninë e saj në komunitetin ndërkombëtar të menaxhimit kolektiv.

Që nga hapat e parë të themelimit të saj, KMRS ka pasur mbështetjen dhe besimin e SACEM-it, i cili ka qenë një partner i rëndësishëm në zhvillimin e saj.

Në gjurmët e SACEM-it dhe organizatave të tjera me traditë të gjatë, KMRS mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi modern dhe të qëndrueshëm në shërbim të autorëve, kompozitorëve dhe krijuesve në Kosovë.

📢Zyra për të Drejtat e Autorit dhe Shoqata e Menaxhimit Kolektiv “Kosova Music Rights Society” (KMRS) në fushën e muzikë...
03/06/2026

📢Zyra për të Drejtat e Autorit dhe Shoqata e Menaxhimit Kolektiv “Kosova Music Rights Society” (KMRS) në fushën e muzikës kanë mbajtur takim informues me përfaqësues të radiove dhe televizioneve, ku është diskutuar mbi miratimin e tarifave për të drejtat e autorit në fushën e muzikës për radio dhe televizione.

Të dashur lexues,Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se është botuar numri më i ri i revistës “Autori”, i cili i dedikohet pr...
03/06/2026

Të dashur lexues,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se është botuar numri më i ri i revistës “Autori”, i cili i dedikohet promovimit të pronësisë intelektuale. Në këtë numër mund të lexoni tema interesante që trajtojnë zhvillimet dhe trendet më të fundit në fushën e pronësisë intelektuale në botë, si dhe aktivitetet dhe zhvillimet në vendin tonë.
Revistën mund ta shfletoni përmes linkut më poshtëhttps://www.mkrs-ks.org/repository/docs/Revista_Autori_X.pdf

Urime Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale! 📚💡
27/04/2026

Urime Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale! 📚💡

Address

Sheshi Nëna Terezë
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Zyra për të Drejtat e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share