29/09/2026
MMPH dhe Agjencia për Informim dhe Privatësi forcojnë bashkëpunimin për transparencë institucionale
Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Driton Hyseni, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me drejtoreshën e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, Krenare Sogojeva, me qëllim të forcimit të transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
Ky memorandum është pjesë e zotimeve të institucioneve në kuadër të Planit të Veprimit të Partneritetit për Qeverisje të Hapur 2026–2028, me fokus në publikimin proaktiv të dokumenteve dhe informacioneve publike, si dhe standardizimin dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në to.
Përmes këtij bashkëpunimi synohet të rritet transparenca e MMPH-së, të lehtësohet qasja e qytetarëve në informata publike dhe të forcohet llogaridhënia përmes publikimit të rregullt dhe të standardizuar të dokumenteve dhe informacioneve me interes publik.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor mbetet e përkushtuar në zbatimin e obligimeve ligjore dhe në avancimin e transparencës si parim themelor të qeverisjes së hapur.
29.09.2026
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor