Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore – KKTK është agjenci e pavarur e themeluar në përputhje me nenin 142 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në kuadër të bashkëpunimit institucional me World Heritage USA, përmes Programit International Exchange është prezantuar...
11/08/2026

Në kuadër të bashkëpunimit institucional me World Heritage USA, përmes Programit International Exchange është prezantuar para anëtarëve të ODK-së dhe kolegëve, puna e realizuar deri më tani në kuadër të procesit të hartimit të katalogut të aseteve të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.

Në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkombëtar institucional gjatë këtij viti është realizuar angazhimi profesional në kohëzgjatje prej dhjetë javësh. Kështu, KKTK sivjet ka mirëpritur profesionistin Eric Romo, i cili ka mundësuar bashkëpunimin e drejtpërdrejtë në zhvillimin e katalogut, përfshirë përzgjedhjen dhe sistemimin e të dhënave, dokumentimin fotografik të aseteve, përgatitjen e përmbajtjes dhe zhvillimin e konceptit vizual të publikimit.

Procesi i bashkëpunimit ka krijuar mundësi të rëndësishme për shkëmbimin e përvojave profesionale, ideve dhe praktikave bashkëkohore në fushën e dokumentimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore, duke kontribuar në ngritjen e mëtejshme të kapaciteteve dhe në përmirësimin e mënyrave të prezantimit të vlerave të trashëgimisë kulturore.

Prezantimi i punës dhe rezultateve të deritanishme u mbajt në Hidroelektranën – Muzeun e Elektroekonomisë në Prizren, aset me vlera të rëndësishme historike, estetike, teknologjike dhe shoqërore. Përzgjedhja e këtij lokacioni ka pasur për qëllim që, krahas prezantimit të procesit të zhvillimit të katalogut, të kontribuojë edhe në promovimin dhe rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e këtij aseti dhe të trashëgimisë industriale në përgjithësi.

Prezantimi u fokusua në paraqitjen e procesit të dokumentimit dhe përpunimit të materialeve, konceptit vizual si dhe në rëndësinë e këtij publikimi në funksion të promovimit, dokumentimit dhe prezantimit më të gjerë të aseteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore, si dhe mënyrave të përafrimit të tyre me publikun.

Katalogu synon të shërbejë si një mjet i rëndësishëm për dokumentimin dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore, duke kontribuar në afrimin e tyre me publikun dhe në rritjen e njohjes dhe vlerësimit të trashëgimisë kulturore të Repulikës së Kosovës.

World Heritage USA

01/06/2026

https://kktk.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/05/Konkursi-Zyrtar-i-Larte-Ligjore-29.05.2026-27.06.2026-1.pdf

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore - KKTK shënoi Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor - 21 majin, përme...
21/05/2026

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore - KKTK shënoi Ditën Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor - 21 majin, përmes një aktiviteti që mblodhi së bashku komunitete të ndryshme në qytetin e Prizrenit.

Me këtë rast u theksua rëndësia e ruajtjes dhe promovimit të diversitetit kulturor si vlerë e përbashkët e shoqërisë dhe vendit.

Diversiteti kulturor luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e një shoqërie më të hapur, paqësore, bashkëpunuese dhe zhvillimore. Përmes njohjes dhe respektimit të ndërsjellë në mes kulturash të ndryshme, promovohet mirëkuptimi ndërmjet komuniteteve dhe krijohen baza bashkëpunimi e dialogu që forcojnë paqen dhe bashkëjetesën. Në të njëjtën kohë, vlerësimi i diversitetit kulturor kontribuon në zhvillimin shoqëror, ekonomik dhe kulturor të vendit, duke begatuar jetën e përditshme me vlera, tradita, gjuhë, zakone dhe praktika të ndryshme.

Ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe traditave ndihmon në mbrojtjen e identitetit të komuniteteve, ndërsa evitimi i paragjykimeve dhe stereotipeve ndikon në krijimin e një shoqërie të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

Kosova ka një trashëgimi dhe diversitet të pasur kulturor e manifestuar përmes gjuhës, letërsisë, muzikës, veshjeve tradicionale, kulturës së gatimit e ushqimit dhe rolit të saj në jetën shoqërore.

Sot, këto vlera kulturore vazhdojnë të ruhen dhe të jetojnë përmes arsimimit në gjuhë të ndryshme, shoqatave kulturore, aktiviteteve artistike, traditës së muzikës lokale dhe aktiviteteve shoqërore, duke forcuar diversitetin kulturor dhe karakterin multikulturor të vendit.

Gjatë aktivitetit u bë një prezantim mbi kulturën turke që vazhdon të jetojë në Kosovë dhe reflektimet e saj në ditët e sotme.

Po ashtu, u mbajt një prezantim për veshjet tradicionale të komunitetit serb në Kosovë dhe karakteristikat e tyre.

🏛 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e MuzeveMuzetë janë hapësira ku ruhen dhe promovohen vlerat historike, kulturore dhe iden...
18/05/2026

🏛 18 Maji – Dita Ndërkombëtare e Muzeve

Muzetë janë hapësira ku ruhen dhe promovohen vlerat historike, kulturore dhe identiteti i një vendi. Në këtë ditë, ju ftojmë të vizitoni muzetë dhe asetet e trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme, për t’u njohur më nga afër me historinë, kulturën dhe kujtesën tonë kolektive.

1. Shkolla e Muzikës (ish Saraji i Mustafë Pashës)
📍 Lokacioni: Gjilan
📌 Çfarë mund të vizitoni: Muze Etnologjik, duke shërbyer për ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore dhe jetës tradicionale të qytetit. Përveç vlerës së tij historike dhe arkitektonike si monument i shekullit XIX, muzeu ofron për vizitorët ekspozita me elemente etnologjike që pasqyrojnë kulturën, zanatet dhe traditat lokale.

2. Shtëpia Muze e Ukshin Hotit
📍 Lokacioni: Krushë e Madhe, Rahovec
📌 Çfarë mund të vizitoni: Dokumente arkivore, fotografi, dorëshkrime dhe objekte personale që prezantojnë jetën dhe veprimtarinë e intelektualit të njohur shqiptar Ukshin Hotit.

3. Muzeu Kombëtar i Kosovës
📍 Lokacioni: Prishtinë
📌 Çfarë mund të vizitoni: Muzeu i Kosovës shërben për ruajtjen, mbrojtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës, duke përfshirë një koleksion të pasur me mbi 50 mijë eksponate nga fusha të ndryshme si arkeologjia, historia, etnokultura dhe folklori. Përmes ekspozitave muzeale, prezantimeve multimediale dhe udhërrëfimit nga ciceronët, muzeu ofron një përvojë edukative dhe informuese për vizitorët.

4. Kompleksi i Banimi “Emin Gjiku”
📍 Lokacioni: Prishtinë
📌 Çfarë mund të vizitoni: Muze Etnologjik, duke shërbyer për ruajtjen dhe prezantimin e trashëgimisë kulturore, jetës tradicionale dhe zakoneve të Kosovës ndër shekuj. I vendosur në një kompleks historik të shekujve XVIII–XIX, muzeu ekspozon elemente etnografike, veshje tradicionale dhe elemente të kulturës materiale që ofrojnë një pasqyrë autentike të mënyrës së jetesës së dikurshme.

5. Muzeu Arkeologjik dhe Sahat Kulla
📍 Lokacioni: Prizren
📌 Çfarë mund të vizitoni: Muze Arkeologjik i Rajonit të Prizrenit, ku ekspozohen artefakte arkeologjike të prezantuara kronologjikisht nga periudha e Neolitit deri në shekullin XIX. Vizitorët kanë mundësi të njihen njëkohësisht me vlerat arkitektonike të objektit dhe me eksponate me rëndësi të lartë historike dhe shkencore të rajonit të Prizrenit.

6. Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
📍 Lokacioni: Prizren
📌 Çfarë mund të vizitoni: Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit përfshin sektorin historik me dokumente, armë të vjetra dhe paraqitje të figurave kryesore të Lidhjes, si dhe sektorin etnografik me veshje tradicionale nga trojet shqiptare. Në kuadër të muzeut funksionon edhe Galeria e Arteve, ku ekspozohen piktura kushtuar personaliteteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

7. Shtëpia e Musa Shehzades
📍 Lokacioni: Prizren
📌 Çfarë mund të vizitoni: Muze Etnografik që shërbyen si hapësirë për ruajtjen, prezantimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore materiale dhe shpirtërore të Prizrenit.

8. Hidroelektrana – Muzeu i Elektroekonomisë
📍 Lokacioni: Prizren
📌 Çfarë mund të vizitoni: Muzeu i Elektroekonomisë së Kosovës shërben si një hapësirë unike për ruajtjen dhe prezantimin e historisë së zhvillimit të energjisë elektrike në Kosovë. Në muze ekspozohen makineritë origjinale të hidroelektranës, pajisje teknike dhe materiale dokumentare që dëshmojnë funksionimin e hidrocentralit, duke u ofruar vizitorëve një përvojë edukative mbi trashëgiminë industriale dhe teknologjike të Prizrenit.

9.Konaku i Tahir Beut
📍 Lokacioni: Pejë
📌 Çfarë përmban: Muze etnologjik i vendosur në një shtëpi tradicionale të shek. XIX, me koleksione të veshjeve tradicionale, vegla pune, enë shtëpiake, objekte artizanale dhe elemente origjinale të arkitekturës qytetare.

✨ Vizitoni muzetë sot dhe përjetoni trashëgiminë kulturore nga afër.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore shënoi Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve - 18 prillinMe ra...
18/04/2026

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore shënoi Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve - 18 prillin

Me rastin e shënimit të Ditës së Monumenteve dhe Lokaliteteve, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore (KKTK) organizoi një aktivitet edukativ me nxënësit e shkollës së mesme “Xhevdet Doda” në Prishtinë, me qëllim të ndërgjegjësimit dhe promovimit të rëndësisë së trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës.

Në kuadër të këtij aktiviteti, nxënësit u njohën drejtpërdrejt me rolin e KKTK-së, si dhe me vlerat e trashëgimisë kulturore përmes prezantimeve tematike dhe materialeve vizuale, me ç’rast u paraqitën asete të trashëgimisë kulturore në mbrojtje të përhershme.

Gjatë aktivitetit që shërbeu si një platformë informuese dhe edukative, nxënësit patën mundësinë jo vetëm të thellonin njohuritë e tyre, por edhe të bashkëbisedonin lidhur me kuptimin dhe rëndësinë e trashëgimisë kulturore të vendit.

Nxënësit demonstruan interesim të lartë dhe angazhim aktiv gjatë diskutimeve, duke reflektuar një vetëdije në rritje për rolin e tyre në mbrojtjen dhe promovimin e vlerave kulturore.

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore mbetet i përkushtuar në zhvillimin e aktiviteteve që synojnë fuqizimin e rolit të gjeneratave të reja në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të Republikës së Kosovës.

Përfaqësues të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore zhvilluan vizitë zyrtare në Stamboll, Republikën e Turqisë....
06/04/2026

Përfaqësues të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore zhvilluan vizitë zyrtare në Stamboll, Republikën e Turqisë.
Me këtë rast, KKTK pati mundësinë të marrë pjesë në Panairin e trashëgimisë kulturore, një ngjarje e rëndësishme që mblodhi profesionistë, studiues dhe institucione nga vende të ndryshme, të cilët prezantuan qasje, modele, ekspertizë dhe teknikat më të fundit në shërbim të mbrojtjes, ruajtjes, konservimit dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.
Kjo vizitë shërbeu si një platformë e vlefshme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në restaurim, promovim dhe menaxhimi të trashëgimisë kulturore.
Me këtë rast, KKTK realizoi gjithashtu vizita në disa institucione kyçe të fushës së trashëgimisë dhe turizmit, ku u njoh nga afër dhe u diskutuan politikat, proceset, projektet dhe qasjet inovative që aplikohen në Turqi.
Takimet dhe vizitat u zhvilluan në disa institucione relevante akademike dhe profesionale në Stamboll, si në Departamentin e Restaurimit në Universitetin e Arteve të Bukura ‘Mimar Sinan’ dhe në laboratorin e restaurimit të këtij universiteti, ku pjesëmarrësit u njohën nga afër me praktikat dhe teknologjitë bashkëkohore të konservimit.
Më tej, përfaqësuesit e Këshillit zhvilluan vizita edhe në Odën e Arkitektëve në Bakırkoy si dhe në Këshillin Rajonal për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore së Stambollit nr.3, ku u diskutuan çështje që lidhen me mbrojtjen, konservimin dhe menaxhimin e trashëgimisë kulturore.
Këto aktivitete kontribuan në shkëmbimin e përvojave profesionale dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e konservimit, restaurimit dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore.

Address

Sheshi "Nënë Tereza"
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38338211587

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share