Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës

  • Home
  • Kosovo
  • Pristina
  • Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës

Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës Projekti për SAS Reformën zbatohet nga MPFVLC dhe financohet nga IDA/Banka Botërore.

Për çdo pyetje ose informatë shtesë lidhur me projektin, ju lutemi kontaktoni në numrin +383 20 027 248.

23/09/2026

💼Apliko për pozitën Specialist i Aktivizimit në kuadër të Projektit të Reformës së Ndihmës Sociale!

📌 Për më shumë detaje rreth pozitës, përgjegjësive dhe mënyrës së aplikimit, ju ftojmë të shfletoni vegëzën më poshtë.

https://mpfvlc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/09/Kerkese-per-Shprehje-Interesi.pdf

https://mpfvlc.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/09/Poziv-za-iskazivanje-interesovanja.pdf

Një histori suksesi - Komuna e FerizajtNë Ferizaj, Z. Xhabir Duda përfitues i asistencës sociale tashmë është punësuar n...
21/09/2026

Një histori suksesi - Komuna e Ferizajt

Në Ferizaj, Z. Xhabir Duda përfitues i asistencës sociale tashmë është punësuar në kuadër të masës së Subvencionimit në Pagë dhe aktualisht punon në pozitën “Përgjegjës i Shërbimeve të Mirëmbajtjes” në kompaninë Blini Invest.

Përmes kësaj mase, Xhabirit iu mundësua përfshirja në tregun e punës dhe angazhimi në një vend pune me përgjegjësi konkrete.

Në Komunën e Ferizajt, deri tani janë realizuar:

• 10 punësime përmes Subvencionimit në Pagë;
• 21 punësime të rregullta dhe vetëpunësime;
• 32 persona të referuar në Qendrën e Aftësimit Profesional.

396 përfitues janë përfshirë në procesin e aktivizimit dhe këshilltarët e punësimit punojnë në baza ditore ashtu që sa më shumë përfitues të integrohen në tregun e punës dhe të kenë pavarësi financiare.

Punësimi i Z. Xhabir Duda është vetëm një nga rezultatet konkrete të këtij procesi në Komunën e Ferizajt.

Zyra e Punësimit në Deçan takon përfituesit e asistencës sociale që kanë përfunduar me sukses trajnimet për integrim në ...
05/08/2026

Zyra e Punësimit në Deçan takon përfituesit e asistencës sociale që kanë përfunduar me sukses trajnimet për integrim në tregun e punës

Përfaqësuesit e Zyrës së Punësimit në Deçan kanë realizuar takim me përfituesit e pilotimit të reformës së asistencës sociale që kanë ndjekur me sukses trajnimet në qendrat e aftësimit profesional dhe janë certifikuar tashmë.

Gjatë takimit u diskutua mbi profesionet për të cilët kandidatët janë aftësuar, si: instalues të ngrohjes qëndrore, instalues të ujësjellsit dhe kanalizimit, prodhues të produkteve të qumështit, ndihmës kuzhinier dhe administrim biznesi.

Kandidatët u informuan për shërbimet që ofron Zyra e Punësimit, ndër të tjera u informuan për vendet e lira të punës si dhe për masat aktive të tregut të punës përmes së cilave lehtësohet integrimi në tregun e punës.

24/07/2026

Të nderuar qytetarë,

Për çdo pyetje apo sqarim shtesë, ju lutemi kontaktoni qendrën e thirrjeve në numrin: +383 (0)38 200 27 248

Ndërsa për paraqitjen e ankesave, ju lutemi të na shkruani në: [email protected].

Faleminderit për bashkëpunimin!

Përfundoi me sukses punëtoria treditore për finalizimin e draftit të Projektligjit të ri për Mirëqenie Sociale dhe Progr...
20/07/2026

Përfundoi me sukses punëtoria treditore për finalizimin e draftit të Projektligjit të ri për Mirëqenie Sociale dhe Programet e Mbrojtjes Sociale.

Gjatë kësaj punëtorie, përfaqësues të Ministrisë, institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, si dhe partnerëve zhvillimorë, diskutuan dispozitat e draftit dhe integruan komentet e rekomandimet e dala nga procesi i hartimit dhe pilot-projekti për reformën e skemës së asistencës sociale.

Si rezultat i këtij angazhimi të përbashkët, është përgatitur një draft i konsoliduar i Projektligjit, i cili do të kalojë në fazën e konsultimeve paraprake dhe publike.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sistemit të mbrojtjes sociale në Kosovë.

20/07/2026

Ofrimi i Programeve të Zhvillimit të Aftësive për Përfituesit e Programit të Ndihmës Sociale për të Lehtësuar Aktivizimin në Tregun e Punës

17/07/2026

Përfituesit e asistencës sociale mund të përdorin llogari bazike bankare pa tarifa

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës njofton të gjithë përfituesit e asistencës sociale se kanë të drejtë të përdorin llogari bazike bankare pa tarifa për shërbimet bazike që lidhen me pranimin e përfitimeve të tyre.

Nëse aktualisht përdorni vetëm shërbime bazike bankare dhe jeni duke paguar tarifë për mirëmbajtjen e llogarisë suaj, ju rekomandojmë që të paraqisni kërkesë në bankën ku e keni të hapur llogarinë për ta konvertuar atë në llogari bazike.

Me konvertimin e llogarisë, ju mund të përfitoni pa pagesë shërbime bazike bankare, si:

- mirëmbajtjen e llogarisë
- tërheqjet e parave nga bankomatët
- pagesat me kartelë,
dhe shërbime të tjera bazike bankare, sipas legjislacionit në fuqi.

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës mbetet e përkushtuar që përfituesit e skemave sociale të informohen për të drejtat e tyre dhe të kenë qasje sa më të lehtë në shërbimet financiare.

Dita e parë e punëtorisë për Projektligjin e ri për Mirëqenie Sociale dhe Programet e Mbrojtjes SocialeSot nisi punëtori...
16/07/2026

Dita e parë e punëtorisë për Projektligjin e ri për Mirëqenie Sociale dhe Programet e Mbrojtjes Sociale

Sot nisi punëtoria për diskutimin e Projektligjit të ri për Mbrojtjen Sociale, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Ministrisë, institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, si dhe partnerëve zhvillimorë.

Gjatë ditës së parë u shqyrtuan dispozitat e draft-projektligjit dhe u diskutuan gjetjet, përvojat dhe mësimet e nxjerra nga pilot-projekti për reformën e skemës së asistencës sociale.

Diskutimet u fokusuan në identifikimin e zgjidhjeve që do të kontribuojnë në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe forcimin e sistemit të mbrojtjes sociale.

Qëllimi i punëtorisë është finalizimi sa më i shpejtë i draftit të Projektligjit, përmes një procesi gjithëpërfshirës konsultimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.

10/07/2026

🌟 Fokusi i Ditës: Zyra e Punësimit në Komunën e Fushë Kosovës

Zyra e Punësimit në Fushë Kosovë ka arritur rezultate të suksesshme në mbështetjen e përfituesve të Skemës së Asistencës Sociale (SAS), pas angazhimit të vazhdueshem të Këshilltarës së Punësimit në ofrimin e këshillimit profesional, orientimit në karrierë, aftësimit profesional dhe ndërmjetësimit në punësim.

Përgjatë një periudhe 2 mujore, tre përfitues të Skemës së Asistencës Sociale (SAS) janë referuar në Qendrën për Aftësim Profesional (QAP), ku kanë përfunduar me sukses trajnimet dhe janë pajisur me certifikata të aftësimit profesional.
Dy përfitues janë certifikuar në profilin Parukieri, ndërsa një përfituese është certifikuar në profilin Teknologji Informative dhe Komunikimi (TIK).

Njëri nga përfituesit, F.K., nga komuniteti rom, ka përfunduar me sukses trajnimin në profilin Parukier.

Gjatë programit ai ka ndjekur modulet:
•Bazat e profesionit të parukerisë,
•Mbrojtja dhe siguria në punë dhe
•Prerja e flokëve.

Një tjetër rezultat i rëndësishëm është certifikimi i përfitueses së SAS, Z.K. e cila, përmes mbështetjes së Fondacionit Sheikha Fatima Bint Mubarak për Gruan, ka përfunduar me sukses trajnimin për aftësim profesional në profilin “Grim”. Përmes këtij trajnimi ajo ka zhvilluar aftësi profesionale që krijojnë mundësi të reja për punësim dhe vetëpunësim.

Historitë e suksesit në fushën e aftësimit profesional janë shoqëruar edhe me rezultate konkrete në punësim.

Zyra e Punësimit në Fushë Kosovë ka ndërmjetësuar me sukses në punësim të të rregullt shtatë përfitues të SAS, prej të cilëve gjashtë janë punësuar në sektorin privat.

Një histori e veçantë suksesi është ajo e një përfituesi i cili, pas përfundimit të shkollimit dhe diplomimit në profilin Teknik i Minierave, është punësuar në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Ky rast dëshmon se kombinimi i arsimit, këshillimit profesional dhe mbështetjes institucionale krijon mundësi reale për punësim të qëndrueshëm dhe zhvillim profesional.

Zyra e Punësimit në Fushë Kosovë do të vazhdojë të jetë e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore të punësimit, këshillimit dhe aftësimit profesional, me synim rritjen e punësimit, fuqizimin e përfituesve të Skemës së Asistencës Sociale dhe promovimin e përfshirjes së tyre të qëndrueshme në tregun e punës.

Address

Rr. Edit Durham Nr. 46, Kati 1, Zyrja 107
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Projekti për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share