01/10/2026
📢 Njoftim për devijimin e linjave të transportit publik
Të nderuar qytetarë,
Për shkak të mbylljes së rrugës “Luan Haradinaj”, sot nga ora 14:00 deri në njoftimin e radhës, do të ketë devijime të përkohshme në qarkullimin e disa linjave të transportit publik urban.
Linjat 3, 3B, 4 dhe 10 do të devijohen nëpër rrugën “Agim Ramadani”, ndërsa linja 6 do të qarkullojë nëpër rrugët UÇK – Tirana – Garibaldi – Ukshin Hoti.
Për shkak të marsh*t dhe ndryshimeve të përkohshme në qarkullim, mund të ketë edhe vonesa në transportin publik urban.
Ju kërkojmë mirëkuptim dhe ju falënderojmë për durimin.