Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve

Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve Government Service

Green Ties – lidhim qytetet përmes hapësirave të gjelbra dhe komunitetit.Në kuadër të projektit “Green Ties: Connecting ...
29/09/2026

Green Ties – lidhim qytetet përmes hapësirave të gjelbra dhe komunitetit.

Në kuadër të projektit “Green Ties: Connecting Citizens, Heritage and Sustainability”, në Tiranë prezantuam bashkë me drejtorin e Kulturës dhe KE të NPL Gjelbër, përvojën e Prishtinës dhe vizionin tonë për parqe që shkojnë përtej infrastrukturës – hapësira që jetojnë bashkë me komunitetin.

Nga dëgjimi i qytetarëve, te përfshirja e fëmijëve dhe të rinjve, aktivitetet kulturore dhe kujdesi i përbashkët për hapësirat publike.

Sepse nuk mjafton vetëm të ndërtojmë parqe. Duhet të krijojmë lidhje mes njerëzve dhe hapësirave që u përkasin.

drejtoriakulturespr
gjelber.sha

26/09/2026

Mbështetur nga UNDP, Drejtoria e Parqeve po punon drejt mbrojtjes së parqeve dhe krijimin e hapësirave publike më të gjelbra, më funksionale dhe më të mirëmenaxhuara.

Po e bëjmë një vlerësim gjithëpërfshirës të tri parqeve ekzistuese në Prishtinë dhe po analizojmë gjendjen e tyre aktuale, vegjetacionin, kufijtë dhe kornizën ligjore, si dhe llojet e aktiviteteve dhe mënyrat e shfrytëzimit që mund të zhvillohen në këto hapësira dhe mënyrën se si ato duhet të menaxhohen.

Gjetjet do të ndihmojnë në identifikimin e nevojave dhe potencialit të secilit park dhe do të shërbejnë si bazë për zhvillimin e ardhshëm të propozimeve të përshtatura të dizajnit dhe rregulloreve për menaxhimin e parqeve.

Kjo nismë është pjesë e City Experiment Fund, mbështetur nga Ministria e Financave e Sllovakisë dhe zbatuar nga UNDP në partneritet me Komunën e Prishtines.

Sot është vendosur kamera e parë monitoruese në parkun e lagjes Kalabria, duke nisur kështu procesin e shtrirjes së sist...
10/09/2026

Sot është vendosur kamera e parë monitoruese në parkun e lagjes Kalabria, duke nisur kështu procesin e shtrirjes së sistemit të monitorimit edhe në parqe dhe hapësira të tjera publike të Kryeqytetit.

Qëllimi është i qartë: më shumë siguri, më pak dëmtime të lodrave dhe më shumë kujdes për hapësirat që janë të të gjithëve.

Ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi me Drejtorinë e Sigurisë dhe Emergjencave dhe drejtorit Lulzim Fushtica, në qëllimin e përbashkët që parqet t’i bëjmë hapësira sa më të sigurta për qytetarët.

Hap pas hapi, monitorimi do të zgjerohet edhe në parqe të tjera, me mbikqyrje 24/7 nga Policia e Kosovës.

Mirëmëngjesi ☀️Po vazhdojmë me rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave rekreative në lagjet e Prishtinës. 🌳💚Në Parkun ...
07/09/2026

Mirëmëngjesi ☀️

Po vazhdojmë me rregullimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave rekreative në lagjet e Prishtinës. 🌳💚

Në Parkun e Qytetit, Kolovicë dhe Breg të Diellit, janë realizuar punime në hapësirat e lodrave, përfshirë sanimin e lodrave, rregullimin dhe ngjyrosjen e ulëseve, si dhe pastrimin e hapësirave nga mbeturinat.

Vazhdojmë të punojmë për hapësira më të pastra, më të sigurta dhe më të përshtatshme për fëmijët dhe të gjithë qytetarët. 🌿🛝

Bashkë për një Prishtinë më të mirë! 🤝

20/08/2026

Sot vazhdojmë me renovimin e lodrave në Bregun e Diellit, Kolovicë dhe Kodrën e Trimave. 🛝💚

Ekipet janë në terren, duke i riparuar dhe rikthyer lodrat në gjendje të mirë e të sigurt për fëmijët.

Nga këto lagje vazhdojmë tutje, në çdo hapësirë ku ka nevojë për renovim.

17/08/2026

Pamje nga renovimi i lodrave në Parkun e Qytetit!
Renovimi i lodrave po vazhdon edhe në parqe të tjera të Prishtinës, si pjesë e iniciativës së Drejtorisë së Parqeve dhe Hapësirave Publike për mirëmbajtjen e këndeve të lojërave në qytet.

Po kujdesemi që hapësirat që i kemi të jenë funksionale, të mirëmbajtura dhe të gatshme për fëmijët çdo ditë. 💚

Prej disa ditësh, Shtegu i Shëndetit në Gërmi ka marrë një dimension të ri. Përgjatë shtegut janë vendosur 17 thënie, pj...
17/08/2026

Prej disa ditësh, Shtegu i Shëndetit në Gërmi ka marrë një dimension të ri.

Përgjatë shtegut janë vendosur 17 thënie, pjesë e instalacionit të autores Festina Thaçi, të menduara për t’u zbuluar krejt natyrshëm gjatë një ecjeje në park.

Fjali të thjeshta, por që të bëjnë me u ndalë për një çast, me reflektu dhe ndoshta me e marrë me vete pikërisht mesazhin që të duhet atë ditë.

Na vjen mirë që, si Drejtori e Parqeve dhe Hapësirave Publike, e kemi përkrahur realizimin e kësaj ideje të Festinës, duke i dhënë hapësirë një iniciative që e lidh natyrën, artin dhe fjalën. 💚

Herën tjetër kur të ecni në Gërmi, shikoni pak edhe përreth. Ndoshta njëra prej këtyre 17 thënieve është pikërisht për ju.

Po rinovojmë këndet e lojërave në lagjet e Kryeqytetit!Nëse në lagjen tuaj ka lodra të dëmtuara, të amortizuara ose që k...
23/07/2026

Po rinovojmë këndet e lojërave në lagjet e Kryeqytetit!

Nëse në lagjen tuaj ka lodra të dëmtuara, të amortizuara ose që kanë nevojë për ndërhyrje, na ndihmoni t’i identifikojmë.

Na dërgoni:
• lokacionin,
• një fotografi (nëse keni),
• dhe një përshkrim të shkurtër të gjendjes.

[email protected]

Së bashku mund t’i bëjmë hapësirat e lojës më të sigurta dhe më të mira për fëmijët tanë.

Dikur një parcelë e zbrazët. Sot një park i ri që i jep jetë rrugës Muharrem FejzaBanorët e kësaj pjese të qytetit tashm...
13/07/2026

Dikur një parcelë e zbrazët. Sot një park i ri që i jep jetë rrugës Muharrem Fejza

Banorët e kësaj pjese të qytetit tashmë kanë një hapësirë të re publike, të krijuar sipas nevojave të tyre.
Nga një parcelë e pashfrytëzuar, sot është krijuar një hapësirë moderne me kënde lojërash për fëmijë, hapësira për pushim, gjelbërim të ri dhe mobilieri urbane të ndërtuara me materiale ekologjike.

Mirë se vini në parkun tuaj të ri! 💚

Kur shumica prej nesh përfundojmë obligimet ditore, dikush vazhdon të punojë për kryeqytetin.Deri në orën 24:00, ekipet ...
11/07/2026

Kur shumica prej nesh përfundojmë obligimet ditore, dikush vazhdon të punojë për kryeqytetin.

Deri në orën 24:00, ekipet e Ndërmarrjes “Gjelbër” kujdesen që drunjtë, lulet dhe hapësirat e gjelbra të Prishtinës të mos mbeten pa ujë në vapën e verës.

Është një punë e lodhshme, shpesh e padukshme, por jashtëzakonisht e rëndësishme.

Si Drejtori e Parqeve dhe Hapësirave Publike, duam të shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për angazhimin dhe përkushtimin e tyre.

Faleminderit secilit punëtor që çdo ditë kontribuon që Prishtina të mbetet më e gjelbër dhe më e bukur.

Address

Ahmet Krasniqi
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share