Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë Ministria e Shëndetësisë

18/08/2026
“Ushqyerja me qumësht gjiri – investimi më i mirë për fëmijën tuaj”
05/08/2026

“Ushqyerja me qumësht gjiri – investimi më i mirë për fëmijën tuaj”



Ministri Vitia vizitoi Spitalin e Pejës në Javën e Ushqyerjes me Qumësht GjiriPejë, 4 gusht 2026Me rastin e shënimit të ...
04/08/2026

Ministri Vitia vizitoi Spitalin e Pejës në Javën e Ushqyerjes me Qumësht Gjiri

Pejë, 4 gusht 2026

Me rastin e shënimit të Javës së Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, i shoqëruar nga drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Dr. Ardita Baraku dhe shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, znj. Veronika Vashenko, vizitoi sot Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, ku u njoh nga afër me angazhimin e stafit shëndetësor në promovimin dhe mbështetjen e ushqyerjes me qumësht gjiri.

Vizita u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të Javës së Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, të mbështetura nga Zyra e UNICEF-it në Kosovë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Gjatë vizitës, ministri theksoi se qumështi i gjirit është ushqimi ideal për foshnjat dhe se mbështetja për nënat është përgjegjësi e përbashkët e institucioneve, profesionistëve shëndetësorë, familjeve dhe komunitetit. Duke iu referuar motos së sivjetme, "Të ushqyerit me qumësht gjiri për një fillim të qëndrueshëm: Fuqizojmë atë që funksionon", ai vlerësoi punën e profesionistëve shëndetësorë dhe ritheksoi përkushtimin e Ministrisë së Shëndetësisë për fuqizimin e politikave dhe shërbimeve që mbështesin nënat dhe foshnjat.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar të mbështesë politikat dhe programet që inkurajojnë ushqyerjen me qumësht gjiri, si një nga masat më efektive për përmirësimin e shëndetit të fëmijëve dhe nënave.

"Të ushqyerit me qumësht gjiri, dhurata më e çmuar për jetën!"
01/08/2026

"Të ushqyerit me qumësht gjiri, dhurata më e çmuar për jetën!"



Fillon Java e Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, 1–7 gusht 2026Nën moton "Të ushqyerit me qumësht gjiri për një fillim të qënd...
01/08/2026

Fillon Java e Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, 1–7 gusht 2026

Nën moton "Të ushqyerit me qumësht gjiri për një fillim të qëndrueshëm: Fuqizojmë atë që funksionon", sot fillon Java Botërore e Ushqyerjes me Qumësht Gjiri, e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e krijimit të sistemeve të qëndrueshme që mbështesin ushqyerjen me gji si një prioritet të shëndetit publik, të drejtave të njeriut dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Ushqyerja me qumësht gjiri është një nga mënyrat më efektive për të siguruar shëndetin, rritjen dhe mbijetesën e fëmijës. Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për foshnjat, pasi është i sigurt, i pastër dhe përmban antitrupa që ndihmojnë në mbrojtjen e tyre nga shumë sëmundje të zakonshme të fëmijërisë.

Qumështi i gjirit përmban të gjitha lëndët ushqyese dhe energjinë që foshnja ka nevojë gjatë gjashtë muajve të parë të jetës, ndërsa vazhdon të plotësojë një pjesë të rëndësishme të nevojave ushqyese edhe gjatë gjashtëmujorit të dytë, krahas ushqimit plotësues.

Me rastin e kësaj jave, ministria rithekson rëndësinë e mbështetjes së nënave, familjeve dhe profesionistëve shëndetësorë për të krijuar një mjedis që promovon dhe lehtëson ushqyerjen me qumësht gjiri. Investimi në mbështetjen e ushqyerjes me gji është investim në shëndetin e fëmijëve, të nënave dhe të shoqërisë në tërësi.

Ministria e Shëndetësisë fton të gjitha institucionet, profesionistët shëndetësorë, komunitetet dhe familjet të bashkohen në promovimin e ushqyerjes me qumësht gjiri dhe në mbështetjen e çdo nëne për t'i ofruar fëmijës së saj fillimin më të mirë të mundshëm në jetë.


Kalendari i aktiviteteve për shënimin e Javës së Ushqyerjes me Qumësht Gjiri"Të ushqyerit me qumësht gjiri, dhurata më e...
31/07/2026

Kalendari i aktiviteteve për shënimin e Javës së Ushqyerjes me Qumësht Gjiri

"Të ushqyerit me qumësht gjiri, dhurata më e çmuar për jetën!"



Lansohen Procedurat Standarde Operative të Infermierisë për Kujdesin Dytësor dhe Tretësor Shëndetësor – Vëllimi IMinistr...
29/07/2026

Lansohen Procedurat Standarde Operative të Infermierisë për Kujdesin Dytësor dhe Tretësor Shëndetësor – Vëllimi I

Ministria e Shëndetësisë ka lansuar Vëllimin I të Procedurave Standarde Operative të Infermierisë për Kujdesin Dytësor dhe Tretësor Shëndetësor.

Dokumenti do të shërbejë si udhërrëfyes për punën e përditshme të infermierëve, duke unifikuar praktikën profesionale dhe duke ndikuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe sigurisë së pacientëve.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, tha se hartimi i këtyre procedurave është vazhdimësi e punës së nisur në vitin 2022 me manualin për Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe e vazhduar në vitin 2023 me manualin për kujdesin infermieror në komunitet.

“Me këtë vëllim po krijojmë një bazë të përbashkët për punën e infermierëve në kujdesin dytësor dhe tretësor. Zbatimi i këtyre procedurave do ta lehtësojë punën e profesionistëve dhe do t’u sigurojë pacientëve kujdes cilësor, pavarësisht institucionit ku trajtohen”, tha ministri Vitia.

Në ceremoninë e lansimit morën pjesë U.D. i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, Jahë Gecaj, Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, Udhëheqësja e Projektit të IHS-së, Dr. Lia Tavadze, Kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori, si dhe përfaqësues të institucioneve dhe profesionistë shëndetësorë.

Procedurat u prezantuan nga Drejtori i Departamentit për Zhvillim Strategjik në Ministrinë e Shëndetësisë, Niman Bardhi, njëherësh kryesues i grupit punues për hartimin e tyre.

Ministria e Shëndetësisë falënderon grupin punues, profesionistët dhe partnerët që kontribuuan në hartimin e dokumentit dhe do të vazhdojë angazhimin për zhvillimin profesional të infermierëve dhe ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Ministria e Shëndetësisë mirëpriti delegacionin e Gavi-t, UNICEF-it dhe OBSH-sëPrishtinë, 28 korrik 2026Zëvendësministri...
28/07/2026

Ministria e Shëndetësisë mirëpriti delegacionin e Gavi-t, UNICEF-it dhe OBSH-së

Prishtinë, 28 korrik 2026

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, së bashku me Shefin e Kabinetit të Ministrit, z. Bardh Ahmeti, sot mirëpritën në takim delegacionin e nivelit të lartë, të përbërë nga znj. Irina Petkova, Menaxhere e Lartë për Shtetet në Gavi dhe zyrtare përgjegjëse për Kosovën, znj. Fatima Cengic, Specialiste e Shëndetësisë në UNICEF, si dhe z. Oleg Benes, Zyrtar Teknik në Zyrën Rajonale të OBSh-së për Evropë, në kuadër të bashkëpunimit për forcimin e Programit të Imunizimit në Republikën e Kosovës.

Gjatë këtij takimi u vlerësuan rezultatet e arritura nga Kosova pas përfshirjes së vaksinave kundër HPV-së, PCV-së dhe rotavirusit në kalendarin e rregullt të vaksinimit, rritjes së mbulueshmërisë së vaksinimit, investimeve në zinxhirin e ftohtë, digjitalizimit të sistemit të monitorimit dhe sigurimit të qëndrueshmërisë afatgjatë të programit.

Përfaqësuesit e Gavi-t, UNICEF-it dhe OBSH-së e vlerësuan Kosovën si një shembull pozitiv të përkushtimit institucional dhe investimeve në imunizim. Gjatë takimit u diskutuan edhe hapat e ardhshëm për optimizimin e kalendarit të vaksinimit, si dhe forcimi i rolit të pediatrit dhe mjekut të familjes në këtë proces.

Ministria e Shëndetësisë shprehu mirënjohje për partneritetin e vazhdueshëm me Gavi, UNICEF dhe OBSH, duke riafirmuar përkushtimin për avancimin e mëtejmë të Programit të Imunizimit dhe mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve në Republikën e Kosovës.

23/07/2026

Vazhdojnë politikat mbështetëse për mjekët që angazhohen vetëm në sektorin publik

Edhe këtë vit është nënshkruar vendimi për vazhdimin e shtesës prej 150 euro në muaj për mjekët që punojnë vetëm në sektorin publik shëndetësor.

Kjo politikë ka për qëllim të kontribuojë në fuqizimin e sektorit publik shëndetësor, duke vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e mjekëve që angazhohen ekskluzivisht në sektorin publik.

I falënderojmë për kontributin e tyre dhe u urojmë shëndet e suksese në punë!

Kosova mirëpret Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në funksion të bashkëpunimit rajonalPrishtinë, 22 korrik 2026Ministri...
22/07/2026

Kosova mirëpret Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi në funksion të bashkëpunimit rajonal

Prishtinë, 22 korrik 2026

Ministria e Shëndetësisë priti sot në takim përfaqësuesit e institucioneve të Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe partnerë të UNICEF-it, të cilët po qëndrojnë në Kosovë në kuadër të një vizite studimore dyditore.

Vizita realizohet në Kosovë për të parë nga afër programin për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme, i cili ka filluar të zbatohet në vend këtë vit.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, delegacioni do të njihet nga afër me modelin që Kosova ka zgjedhur për ofrimin e shërbimeve të Ndërhyrjes në Fëmijërinë e Hershme në kuadër të Kujdesit Parësor Shëndetësor.

Kujtojmë se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për përfshirjen e profesionistëve shëndetësorë në nivelin primar shëndetësor, si: logopedi, psikologu, fizioterapeuti dhe punëtori social, për zhvillimin e hershëm të fëmijëve dhe lehtësimin e barrës së familjeve.

Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në avancimin e shërbimeve për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme, duke forcuar bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë. Përmes këtij angazhimi synohet të sigurohet që çdo fëmijë të ketë qasje në shërbime cilësore, të ofruara në kohën e duhur, në mbështetje të zhvillimit të tij të plotë dhe mirëqenies së familjes.

Address

Str, Zagrebi
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Ministria e Shëndetësisë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share